EMISIONI VETTING Përballja me sëmundjen e shekullit për pacientët me sëmundje tumorale nuk lidhet vetëm me barnat dhe cilësinë e tyre, por edhe me analizat. Një person që merr kimioterapi duhet të bëj analizat pasi nëpërmjet monitorimit vlerësohet gjendja shëndetësore dhe mënyra se si do vazhdojë trajtimi. “Tani na kanë dalë problem analizat, nuk na bëjnë analizat, shkojë te drejtori në Durrës, nuk kemi ça të bëjmë, shkova dy herë në Ministri, nuk kemi lekë thonë,” shprehet Nazmi Picirri për koncesionin e laboratorit të analizave. Një pacient nga Onkologjiku, që lufton për jetën përditë demaskon me fakte alarmin që kanë…
Author: almakos
EMISIONI VETTING Një nga institucionet më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë është Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila ka përgjegjësi për analizat, kontrollin dhe gjurmimin e barnave në tregun shqiptar. Por auditi dhe raportet zyrtare kanë zbuluar mangësi në funksionimin e këtij institucioni. “Farmakovigjilenca duhet të ndjekë çdo bar. Një bar mund të jetë shumë cilësor te prodhuesi, por transporti, temperatura apo lagështia mund t’ia humbasin cilësinë”, shprehet eksperti Pecnikaj. Sipas dokumenteve zyrtare, në vitin 2022 janë konstatuar mangësi në sigurinë e shëndetit publik, përfshirë mungesën e programeve vjetore për analizat e barnave dhe mungesën e…
Banorët e Rrjollit, po protestojnë ditën e sotme para Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin se po u grabitet prona për ndërtimin e një resorti, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare. Prej kohësh banorët e Rrjollit janë ngritur kundër ndërtimi të resortit që po ndërtohet në tokat e tyre nga kompania “Gener 2”, me pretendimin se po u merret prona padrejtësisht, për llogari të kompanisë. “Sot te prona ime, nesër te prona jote”; “Rrjoll, zëri i qytetarëve kërkon drejtësi”; “Stop grabitjes së pronës private”; “Politikanë, zbatoni nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës”, thuhet në pankartat e tyre. Në Rrjoll, protestuesit janë përplasur edhe…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë të tjera për Stojançe Jovanovskin, bashkëshortin e Ivana Jovanovskës, e cila së bashku me vajzën e tyre ranë nga kati i gjashtë në Karposh të Shkupit. Prokuroria kumtoi se paraburgimi po vazhdohet sepse po vepron sipas urdhrave të lëshuar për ekspertizë të tre celularëve dhe sendeve të tjera, po sigurohen dhe analizohen regjistrime video nga disa lokacione kritike, ndërsa dhe po sigurohet i gjithë dokumentacioni për ankesat dhe raportet e mëparshme të dhunës në familje të cilat lidhen me të dyshuarin…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 5 mars, vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili gjendet në parburgim prej korrikut të vitit 2024, kur u arrestua për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në disa çështje, përfshi dhe atë të njohur si “Toyota Auris”. Prokurori Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një muaj para se të arrestohej, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Pas arrestimit, vendimi i KPK u…
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi disa metra anës rrugës. [embedded content] Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja. Vetë Cecelia ka treguar momentin e aksidentit, duke thënë se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi. “Quhem Besart Cecelia, jam nga Vushtria e Kosovës. Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë,…
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë më pas nga një lartësi jashtë karrexhatës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të dhënë ndihmën e parë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe as gjendja e personave të përfshirë, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim.
Konfliktet rajonale në rritje në Lindjen e Mesme kanë ndërprerë rrugët tradicionale globale, duke e sjellë në qendër të vëmendjes Korridorin e Mesëm me qendër Turqinë dhe rrugët e reja të Rrugës së Zhvillimit në logjistikën globale, raporton Anadolu. Lufta Rusi-Ukrainë e bëri Korridorin Verior të pasigurt ndërsa vëmendja globale u zhvendos në jug, vetëm për t’u përballur me sulme të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke bërë që Teherani të mbyllë Ngushticën e Hormuzit në shenjë hakmarrjeje. Rreziqet sistemike të mbështetjes shumë të madhe në rrugët detare të cenueshme janë bërë të dukshme në këto kohë të…
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile. Kështu njoftoi kryeministri Hirstrijan Mickoski. Megjithatë, ai thotë se si pasojë e luftës, mund të pësojë ekonomia, duke përfshirë ngritjen e çmimit të naftës. E nëse rritet nafta, të njëjtin ritëm e ndjekin të gjitha çmimet e tjera. Por, për të parandaluar këtë, Mickoski theksoi se po shqyrtojnë opsionet për ulje të akcizës dhe taksave për naftën, në mënyrë që mos të goditen qytetarët. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Mund të kemi sfida ekonomike me kalimin e kohës, kryesisht lidhur…
Kompania “LIDL” vazhdon të zgjerohet në Maqedoninë e Veriut. Sot në mënyrë festive, në komunën e Gazi Babës, u hedh gurthemeli i objektit më të ri të zinxhirëve të martketit LIDL , e cila do të jetë me një hapësirë tejet të madhe dhe do të funksionojë edhe për eksportim të produkteve jashtë vendit. Drejtori i patundshmërive të “LIDL” në Maqedoninë e Veriut, Goce Gavrillov, tha se marketi do të ndërtohet në standardin dhe nivelin më të lartë ndërkombtarë. Ai tha se do të sigurohen edhe 130 vende parkimi për veturat, me qëllim që siç tha, konsumatorët të ndjehen sa…
Kriza gjeopolitike që shpërtheu në fund të shkurtit 2026 në Lindjen e Mesme ka ndryshuar ndjeshëm hartën globale të udhëtimeve. Sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objektivave në Iran, si dhe kundërpërgjigjja e Teheranit me raketa dhe dronë në rajon, kanë shtyrë shumë qeveri të lëshojnë paralajmërime të forta për qytetarët e tyre. Përshkallëzimi i tensioneve ka pasur ndikim të menjëhershëm në transportin ajror dhe turizmin ndërkombëtar. Disa kompani ajrore kanë pezulluar linja të caktuara, ndërsa në disa raste hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht. Gjithashtu, disa aeroporte në rajon kanë operuar me kufizime ose kanë pësuar dëmtime…
Është arrestuar autori i dyshuar i grabitjes me armë të ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord”, në Tirana. Sipas informacioneve paraprake, i riu hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe nën kërcënimin e armës mori një shumë parash, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar pamjet nga momenti i grabitjes. Në video shihet autori i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, duke mbajtur kokën e ulur për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, ndërsa pret që punonjësja e pikës së këmbimit t’i…

