Avokati Genc Gjokutaj, i cili dorëzoi ankimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbajti një prononcim për media, duke u shprehur se nuk ka asnjë kriter bazues për këtë masë të caktuar nga SPAK dhe GJKKO-ja. Gjokutaj e cilësoi vendimin e Gjykatës së Posaçme si të tipit thashethem. Përsa i përket akuzës të mosdeklarimit të pasurisë, avokati tha se nuk mund të ndajë informacione pasi është çështje në investigim. “Qëndrimi jonë është kundër kërkesës së SPAK dhe gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo…
Author: almakos
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar për personat me sëmundje kronike, sidomos ata mbi moshën 65 vjeç, duke paralajmëruar se kjo kategori është më e rrezikuar nga komplikimet e mundshme të COVID-19 dhe gripit sezonal. Në një deklaratë të fundit, IKSHPK ka bërë thirrje për ndjekjen e masave të thjeshta mbrojtëse për të parandaluar sëmundjet respiratore dhe për të ruajtur shëndetin e individëve të cenueshëm. Instituti rekomandon këto masa: -Vaksinohuni sapo të keni mundësi. -Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë. -Mbani maskë në vendet e mbushura me njerëz. -Lani duart shpesh.…
NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” njofton banorët e Shkupit se uji me të cilin furnizohen për pije, i plotëson të gjitha kushtet dhe është i sigurt. Kjo është konstatuar pas analizave javore. “NP Ujësjellës dhe kanalizimi – Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vend që akrediton funksionimin e tij sipas standardit ISO17025:2018”.“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 28.10.2024 deri më…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Policia ka kontrolluar dy klinika mjekësore private në Shkodër, me qëllim gjetjen e personit të tretë, që policia dyshon se ka qenë në makinën tip “Benz” me targa kroate dhe që ky person i tretë mund të jetë plagosur. Teksa hetimet për atentatin me 4 viktima zhvillohen intensivisht, policia është vënë në kërkim të personit misterioz. vijon
Në foton e mëposhtme shihet automjeti tip “Range Rover”, i cili është përdorur nga autorët për atentatin në Shkodër, nga e cila mbetën viktima Arlind Bushati, Hamza Lici dhe pafajësisht çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha. Makina rezulton e vjedhur ne Durres me 17 Prill te ketij viti. Automjeti luksoz është vjedhur në lagjen 12 të Durrësit. Ka qene pronari asokohe që bëri denoncim në Policinë e Durrësit. Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit që i është bërë numrit te shasisë, në automjetin qe u dogj në fshatin Golem.
Menduam se 100 ditë janë kohë e mjaftueshme që Ahmeti dhe Sela ta pranojnë realitetin dhe t’i kthehen riorganizimit të brendshëm kadrovik dhe programor, para se të fillojnë të kërkojnë besimin e shqiptarëve. Megjithatë, duke nënvlerësuar naivisht inteligjencën e popullit, ata ngulin këmbë që mungesën e tyre në këtë qeveri ta shndërrojnë në arsye për të krijuar tensione ndëretnike, thuhet në komunikatën e partive shqiptare në pushtet, VLEN.“Fakti që ky skenar tinëzar nuk po u kalon te shqiptarët, të cilët ua bënë të qartë se nuk do të bëhen mjet për mbrojtjen e ish-funksionarëve të tyre të korruptuar, i ka…
Një situatë e tensionuar është krijuar në Big Brother VIP Kosova, ku Burimi ka shqetësuar tej mase Lelën duke e prekur në këmbë, edhe pse ajo i lutej të ndalte. Pavarësisht kërkesave të saj për respektimin e kufijve personalë, Burimi vazhdoi të injoronte thirrjet e saj. Pas këtij incidenti, Lela shprehu irritimin e saj për gjestet e papranueshme të Burimit, duke theksuar se ai vazhdon të kalojë kufijtë e saj personale në mënyrë të përsëritur. “Po të them si njeri për herë të fundit, sa jam akoma shumë e qetë, mos më hajde këtu afër, po dil rri atje,” tha…
Një 37 vjeçar me origjinë shqiptare është vënë nën pranga nga autoritetet greke në Selanikë, pasi ka lejuar hyrjen e 6 personave pa bileta në stadium. Ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje midis Aris dhe Levadeiakos. 37 vjeçari, punonjës i një lokali në tribunë në stadiumit, ka hapur një derë që të çonte në kafenen dhe lejoi hyrjen e personave pa bileta, duke mos respektuar dispozitat përkatëse për sistemin elektronik të biletave dhe kontrollin fizik të spektatorëve. “Punonjësit e Policisë së Harilaou, Departamenti i Policisë kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme një shtetas shqiptar 37-vjeçar, ndaj të cilit është ngritur një…
Një 52 vjeçar në Korçë është gjendur i pajetë në banesën e tij, mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mborje, rreth orës 08:50. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi M.X., dyshohet të jetë i vetëvarur, por sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 08:50, në fshatin Mborje, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi M. X., 52 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Rezi i është shprehur Drenushës. Ai i ka bërë me dije asaj se sa e bukur është. “S’e di sa e bukur je, të adhurojë je e paparë”, i tha Rezi Drenushës. Ndërkaq, Drenusha ia ktheu Rezit se “e di që jam e bukur, e di më mirë se ç’ti mendon”.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa mëngjeset do të jenë me brymë dhe mjegull të lehtë deri të dendur. Me afrimin e stinës së dimrit ditët do të shkurtohen nga një minutë. Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. Të martën do të mbajë mot…

