Author: almakos

Kryeminstri i vendit, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se tashmë janë përcaktuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri. Sipas tij, shporta e vjeshtës ka dhënë rezultate. Qytetarët mund t’i ndjejnë efektet, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe numrat. Ai më tej shtoi se inflacioni është ulur për një përqindë, ndërsa me këtë qytetarët sipas Mickoskit, do të kursejnë 1300 denarë. Mickoski sqaroi se është realizuar komunikim me odat, është përcaktuar lista e produkteve e artikujve para Vitit të Ri, ndërsa janë përcaktuar edhe çmimet. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Punojmë dhe kjo shihet nga raportet…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti ka përgënjeshtruar sot deklaratën e ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, i cili ka deklaruar se komunikatat zyrtare të ministrive do të publikohen vetëm në gjuhën maqedonase. Mexhiti ka deklaruar se komunikatat qeveritare do të jenë edhe në gjuhën maqedonase edhe në atë shqipe. IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR “Ka qëndrim në Qeveri se do të respetohet dygjuhësia. Çdo ministri duhet të drejtohet në dy gjuhë….Duhet të jetë edhe maqedonisht edhe shqip….Nëse nuk e respekton bën shkelje ligjore” Dje minsitri Minçev deklaroi se do të jenë vetëm maqedonisht, por me kërkesë të ndonjë individi mund të përkthejnë…

Lexo më Shumë

Policia, me urdhër të gjykatës të siguruar paraprakisht, në automjetin është gjetur 6.2 kilogramë marihuanë, 442 tableta ekstazë (mdma), pistoletë, tetë fishekë, një silenciator armësh, 14.2 ml rrëshirë hashash, një vakum makinë, dy peshore digjitale. Siç informon sot MPB, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në koordinim me Njësitin për Tregti të Paligjshme dhe NJKVN në SPB Shkup kanë ndërmarrë veprime të gjera hetimore lidhur me një ngjarje të datës 2 tetor të vitit 2024,  kur në rr. “Gjurçin Kokale” në Shkup, është gjetur një automjet “mini” dhe gjatë kontrollit të datës 2 tetor të vitit rreth orës 1.…

Lexo më Shumë

Një 40 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu ditën e sotme pasi lëvizte në Tiranë i armatosur si dhe i pajisur me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi Hasan Qazimi, banues në Tiranë, për të cilin Policia kishte informacion se ndodhej i armatosur në rrugën “Halit Bega”. Përgjatë kontrollit fizik, Qazimit iu gjetën e iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat do shërbejnë nën cilësinë e provës materiale. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Tiranë Lëvizte i armatosur dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në gjysmën e dytë të javës së ardhshme të ketë takim me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë për huanë hungareze. Siç tha sot, do të përpiqet të marrë pjesë në takim “për të thënë atë që mendon se duhet të thotë”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të punimeve të ndërtimit të tre seksioneve në afërsi të Velesit, Mickoski theksoi se kompanitë nuk do të kenë kosto më të lartë se sa u tha. “Kompanitë nuk do të kenë kosto më të lartë se sa thamë. Ministrja është nisur për në Shkup, ku…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në një takim nga Akademia Politike e Partisë Socialiste, ku iu përgjigj interesit të të rinjve në lidhje me suksesin dhe transformimin e kryeqytetit shqiptar përgjatë këtyre viteve.Ai ndau me të pranishmit edhe mbresat e vizitës së tij në Aleksandri, duke marrë shkas nga fakti se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. “Tirana dhe Aleksandria do të jenë Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një vendim i marrë nga Unioni i Mesdheut, nga ministrat e Jashtëm të mbi 40…

Lexo më Shumë

Policia ka reaguar pas zjarrit në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit. Blutë informojnë se shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve që përfshinë mbetjet mëngjesin e sotëm. Dyshimet janë se zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e përbërjes së mbetjeve. Ndërkohë grupi hetimor vijon të punën për të përcaktuar shkakun e saktë të rënies së zjarrit. “Mëngjesin e sotëm, ka rënë zjarr në pikën për grumbullimin e mbetjeve, në fshatin Katund i Ri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e…

Lexo më Shumë

Tashmë janë përcaktuar produktet që do të përfshihen në shportën e Vitit të Ri, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç deklaroi Mickoski, janë përcaktuar edhe çmimet Sipas kryeministrit, shporta e vjeshtës ka dhënë rezultate. Qytetarët mund t’i ndjejnë efektet, ndërs këtë e konfimojnë edhe numrat. “Vazhdojmë më tej. Nga ajo sa jam informuar nga ministri i Ekonomisë, është realizuar komunikim me odat, është përcaktuar lista e produkteve dhe artikujve për para Vitit të Ri, janë përcaktuar edhe çmimet. Punojmë dhe kjo shihet nga raportet e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave. E keni parë që pasi nuk e di për…

Lexo më Shumë

Ikona e muzikës popullore Shyhrete Behluli, secilin vitë po rinohet më shumë. Në xhirimet e vitit të ri, Shyhretja zgjodhi të veshet me fustan elegant e të gjatë, shkruan Kosovarja. Fustan ky që po ia nxjerr në pah linjat e trupit në top formë. Shyhretja pëlqehet dhe komentohet për secilën paraqitje publike ndonëse shfaqet si një zonjë e vërtetë. A po ia kalon edhe modeleve të reja?

Lexo më Shumë

Telefoni që iu sekuestrua bashkëshortes së Evis Berberit, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, i cili u arrestua nën dyshimet për korrupsion, i hapi telashe me drejtësinë edhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK. Gjatë hetimeve për Berberin, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e ish-kreut të ARRSH-së dhe sekuestroi celularin e tij dhe të bashkëshortes, që u zbërthyen më pas nga hetuesit e BKH-së. Burimet bëjnë me dije se bashkëshortja e Berberit ka qenë zyrtare e Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare dhe në celularin e saj janë zbuluar komunikimeve me Benet Becin, atëkohë drejtues i Korporatës,…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier- Seman, pranë vendit të quajtur Fermë-Çlirim. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë pranë Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në “Pikë Podcast” kërkesën e opozitës shqiptare për zgjedhje të reja e ka quajtur të pakuptimtë, pasi që sipas tij si asnjëherë më parë qeveria aktuale ka shumicë prej ⅔ e votave. “Opozita shqiptare e cila ka qenë në pozitë gjatë kohë assesi të pajtohet me faktin që nuk janë pjesë e kësaj qeverie. Ka një rregull në demokraci që 100 ditët e para i jepet mundësi qeverisë së re derisa të pozicionohet, etablohet, e pastaj fillon ajo fushata më e egër, diçka që këta nuk e kanë respektuar. Prej viteve të 90-ta…

Lexo më Shumë