Author: almakos

Modelja e njohur Arbenita Ismajli vazhdon të mahnitë ndjekësit e saj me stilin e saj të veçantë në rrjetet sociale. Në InstaStory-n e fundit, ajo ka shkëlqyer me një fustan të gjatë e të zi, duke treguar ndjesi të papërmbajtshme elegancë dhe raffinato. Ky përzgjedhje veshje, përveçse është në modë, thekson gjithashtu pamjen e saj të bukur dhe trupin e saj të përkryer. Arbenita, e cila është një emër i njohur në industrinë e modelingut, shpesh sjell për fansat e saj pamje tërheqëse dhe frymëzuese. Fustani i saj i zi është një zgjedhje klasike që nuk del kurrë nga moda,…

Lexo më Shumë

Një ditë pas ekstradimit nga Spanja, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Leonard Luzin, 47-vjeçari i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, krim i parandaluar pas ndërhyrjes së policisë. Njoftimi:  Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Leonard Luzi”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e…

Lexo më Shumë

Dimrit i mbajmë fëmijët vetëm nëpër mjekë për shkak të lagështirës në shtëpi. Kështu thotë prindi i dy fëmijëve, pesë dhe katër vjeç, të cilët nuk i gëzojnë as kushtet elementare për jetesë. Përveç banimit me qira, që rrezikohen të dëbohen ditë pas dite, familja Tahiri shpreh nevojën edhe për gjëra ushqimore. Merita Tahiri thotë se përveç banimit, nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqimin e as rrobat për fëmijët. Ajo tregon se për shkak të qarjes së murit, shiu depërton brenda dhomës. Tahiri thotë se komuna nuk ka marrë parasysh kërkesat për ndihmë. Ajo shprehet se nevoja më e madhe…

Lexo më Shumë

“Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko. Qëkur ky grup u nda nga Basha ka treguar se nuk mbështet as opozitën e Sali Berishës. Dhe duket se deputetët që janë bërë pjesë e kësaj force, e kanë treguar edhe në Parlament, se një raport as miqësor nuk kanë as me kolegët nga Partia Socialiste. Teksa kanë qenë duke dalë nga seanca plenare, Flutura Açka ka qenë në shoqëri të Arbi Agalliut, kur tek shkallët kanë ndeshur…

Lexo më Shumë

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi në një bisedë me vajzat në pishinë ka thënë se që nga ndarja, e shijon çdo moment. Ajo është shprehur se më parë nuk e ka ditur që është kaq e lumtur dhe kaq e hareshme. “Pasi që jam ndarë prej tij, unë kurrë nuk e kam ditur që jam kaq e hareshme, kaq e lumtur. Unë edhe para se ta njoh atë kam qenë goxha tip i mbyllur, krejt kanë mendu që jam nervoz, hiç nuk jam tip nervoz sa iu dukem njerëzve”. “Lidhja ime me të, me ato gjërat që…

Lexo më Shumë

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin Ilir Çami, i cili plagosi me thikë ish të dashurën e tij. Sipas mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore Çami ka shprehur pendesë për plagosjen por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra. Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qenë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthente lekët që i ka marrë. Pavarësisht të gjithave ai ka thënë se është ende i dashuruar me Çelën. Ngjarja…

Lexo më Shumë

Renee Reffo, influencuesja dhe modelja e njohur, ka bërë një prezencë të paharrueshme në premierën e fundit të filmit ‘Pronto 2’. Ajo ka zgjedhur një fustan glamoroz të zi, i cili thekson format e saj, duke u shfaqur si një nga stilet më të diskutuara në këtë ngjarje. Me stilin e saj të veçantë dhe energjinë magnetike, Renee ka ditur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Pas ngjarjes, ajo ka ndarë me fansat një mesazh emocionues në lidhje me ëndrrat e saj si aktore, duke thënë se vitin tjetër do të jetë aktore. Kjo deklaratë ka ngjallur interes dhe admirimin…

Lexo më Shumë

Nikki Haley, një republikane që kandidoi kundër Presidentit të zgjedhur Trump muaj më parë, u përgjigj pasi ai njoftoi publikisht se ajo nuk do të jetë pjese e administratës së tij. Haley shkroi se i uron atij “sukses të madh”. “Isha krenare që punoja me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara”, shkroi ajo në një postim X të shtunën. “I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerikë më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ajo. Përgjigja e Haley erdhi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me disa pamje, që ai i quan potencial i jashtëzakonshëm turistik. Kreu i qeverisë fton të rinjtë që të zgjedhin arsimin profesional në sektorin e hoteleri turizmit, ku përgatiten edhe profesionistët e rinj. “MIRËMËNGJES dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama. [embedded content]

Lexo më Shumë

Protestuesit në Spanje po bëjnë thirrje për dorëheqjen e liderit rajonal të Valencias, Carlos Mazón. Mijëra njerëz janë mbledhur në Valencia për të protestuar kundër reagimit të autoriteteve spanjolle ndaj përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar. Vendasit besojnë se përgjigja nuk ka qenë e duhur, pasi ka pasur keqmenaxhim nga autoritetet që reaguan ngadalë. Protesta, e organizuar nga grupe sociale dhe qytetare, denoncoi trajtimin e katastrofës dhe bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të qeverisë rajonale Carlos Mazón. Shumë qytetarë brohorisnin “Mazón dorëhiqu!”, ndërsa të tjerë mbanin pankarta me mesazhe si “Ju na vratë!”. Disa protestues u përleshën me policinë…

Lexo më Shumë

Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore. Ndërkohë temperaturat në disa zona do të zbresin nën zero gradë. Në Tropojë temperaturtat do te shkojne deri ne -2 gradë, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Gjirokaster -1 grade. Era do të fryjë kryesisht…

Lexo më Shumë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm. në derën e banesës së së shtetasit A. F., në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. Sipas raportimeve paraprake mësohet se si pasojë e këtij shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Njoftimi: Në lagjen  “Tre Heronjtë”, në derën  e  banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit  nga persona ende të paidentifikuar është  hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme  materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet…

Lexo më Shumë