Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot, dhuroi mjete financiare për shkollat e posaçme “Zllatan Sremec” – Shkup, “Idnina” – Shkup dhe “Liria” – Tetovë, në kuadër të aktiviteteve me rastin e festave të Vitit të Ri. “Ky veprim simbolik është shprehje e përkushtimit tonë institucional ndaj fëmijëve që meritojnë mbështetje të vazhdueshme dhe kushtet më të mira të mundshme për zhvillim dhe arsim”, tha Gashi, transmetojnë nga Kuvendi. Ai shfaqi shpresë se ky donacion do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit arsimor dhe do t’u sjellë motivim dhe shpresë nxënësve dhe stafit arsimor.

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka lëshuar një alarm të rëndësishëm për shëndetin publik, duke njoftuar për tërheqjen e produktit ushqimor Aptamil. Ky produkt, i njohur për qumështin e tij për foshnjat, është identifikuar me prani të bakterit të rrezikshëm Bacillus cereus, një situatë që ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ushqimore. Ky njoftim erdhi përmes Komisionit Evropian dhe Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), i cili ka informuar autoritetet për rrezikun e mundshëm që ky produkt mund të paraqesë për konsumatorët. Bakteri Bacillus cereus është i njohur për shkaktimin e…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” mohoi pretendimet e kundërkandidatit të tij se një dokument për ujin jo të pijshëm është bërë në fshatin Gradec. Ai tha se dokumenti është falsifikuar nga një hoxhë i fshatit Dobridoll për qëllime propagandistike. “Për të qenë korrekt, e kam parë edhe unë atë dokument. Ai nuk është bërë në fshatin Gradec, siç pretendon kundërkandidati im, por në fshatin Dobridoll. Dokumenti gjoja tregon se uji është marrë në një shkollë, por nuk ka datë, nuk tregohet se nga cili inspektor apo institut është bërë analiza,…

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” sqaroi arsyet pse nuk pranoi të përballet direkt me kundërkandidatin Zulhajrat Demiri. Shabani theksoi se vendimi nuk ka të bëjë me personin në fjalë, por me legjitimitetin e kundërkandidatit. “Për ish-kandidatin, jo që është ky, është ish-miku im. Nuk është çështje personale, por çdo kandidat tjetër në këtë situatë nuk do të pranonte përballje direkte përveç kandidatit legjitim që kishte garuar më 19 tetor. Prezenca ime i jep legjitimitet këtij procesi, ndërsa në këtë rast kundërkandidati nuk është legjitim,” deklaroi Shabani. Ai shtoi se zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Në dosjen hetimore për skandalin me tenderat e AKSHI-t, në dëshminë e tij, Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në polici, rrëmbimin e tij, çfarë e pengoi atë t’i drejtohej këtij institucioni. Meçe dyshonte mbi lidhjet e zv/ drejtorit të Policisë së Tiranë, Erion Ismaili, që sot është një nga personat e ndaluar, me grupin e strukturuar kriminal që lidhet me tenderat në AKSHI. “Gjatë kohës së rrëmbimit, unë dëgjova nga pengmarrësit e mi që nuk është bërë denoncim në polici. Arsyeja përse nuk bëmë denoncim në polici është se nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, disa kohë më parë,…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se ka shprehur falënderimet e tij ndaj koalicionit VLEN dhe z. Ziadin Sela për përkrahjen e dhënë ndaj kandidaturës së tij. “Sa i përket strukturave partiake që janë radhitur pas kandidaturës time të pavarur, unë kam shprehur mirënjohje edhe në një emision tjetër televiziv për koalicionin VLEN dhe z. Sela. Ndërsa strukturat partiake tregojnë një harmoni të madhe dhe më shohin si një kandidat unifikues, duke lënë mënjanë ngjyrat e tyre partiake dhe duke u bashkuar rreth një kandidature të përbashkët. Por ajo që…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar me publikimin e dosjes së AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili dyshon se personat të cilët organizuan rrëmbimin dhe kërcënimin ndaj tij kishin një autoritet apo lidhje brenda KPP, që ka aftësinë dhe kompetencën për ta verifikuar. Në këtë dyshim ai përmendi edhe emrin e një anëtari të KPP, që sipas tij është i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri. Me të cilin Gerond Meçe tregoi se kishte konflikte të vazhdueshme, në fushën e tij të operimit. Ky anëtar i KPP, në të cilin Gerond Meçe dyshonte ishte K. T. “Unë dyshoj…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë Qendrore, në të cilën janë miratuar disa vendime të rëndësishme me karakter organizativ dhe kadrovik. Pas përfundimit të mbledhjes, Arta Bilalli Zendeli njoftoi se, me vendim të Kryesisë dhe në përputhje me statutin e miratuar në Kongresin e fundit të partisë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar disa emërime. Sipas saj, Faton Ahmeti është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ndërsa Arta Bilalli Zendeli është emëruar zëdhënëse e partisë. Po ashtu, për këshilltar për marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kryetarit të BDI-së është emëruar…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e AKSHI-t, ku flitet dhe për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili ka treguar para hetuesve ngjarjen më të rëndë të jetës së tij, kur u mor peng. Meçe tregon se personat që e ndaluan në parkingun poshtë pallatit të tij, teksa ai po drejtohej nga makina “Hyundai”, kishin të veshur jelek ngjyrë të verdhë me mbishkrimin BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Ata e thirrën në emër dhe i thanë se ishin nga SPAK dhe se ai duhet të futej në makinën e tyre. Pjesë nga dokumentari Kur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski kumtoi se Inspektorati për mjedis jetësor ka shqiptuar dënime ndaj personave juridikë – ndotës në Shkup, pasi që në dy ditët e fundit janë kryer mbikëqyrje të fuqishme dhe të koordinuara inspektuese në terren. Gjorgjievski në informatën që e ndau në profilin e tij në Fejsbuk u bën thirrje shkupjanëve të paraqesin ndotës potencial në e-mailin në vijim: [email protected]. “Nuk ka tolerancë për askënd – janë shqiptuar dënime për ndotësit në Shkup. Të respektuar shkupjanë, gjatë ditëve të kaluara Shkupi u përball me ndotje serioze të ajrit. Sipas të dhënave nga monitorimi shtetëror, ishte…

Lexo më Shumë