SPAK njoftoi sot goditjen e një tjetër rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Shqipërisë, në kuadër të hetimeve për dosjen e “Laboratorit të Frakullës” në Fier. Më herët ishin arrestuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar 10 shqiptarë dhe 1 kimist kolumbian, mes tyre edhe ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Cervanaku dhe familjarë të tij. Kurse sot, SPAK njoftoi edhe 5 masa arresti të tjera të miratuara nga GJKKO-ja, “arrest me burg”, prej të cilave 3 u ekzekutuan dhe 2 persona u shpallën në kërkim. Mësohet se të akuzuarit janë; Kevin (Arjan) Margjoni, Durim Keçi, Klevent Gjolena,…
Author: almakos
Kryeministri Albin Kurti shprehu sot mendimin e tij të fortë në lidhje me zgjedhjet e reja, duke theksuar se ato nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme. Gjatë një konference për media, Kurti theksoi se është e nevojshme të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar me çështjet e brendshme politike. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore në këtë proces. “Asnjë deputet që ka munguar nuk e ka njoftuar kryetaren e Kuvendit, prandaj lënda është në Gjykatën Kushtetuese. Detyrë e deputetëve është të vijnë në seanca dhe të marrin pjesë. Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka paralajmëruar një protestë të re të punëtorëve më 14 mars në Shkup, me kërkesë për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe një rritje lineare të të gjitha pagave të tjera me të paktën 6.000 denarë. Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, në konferencën e sotme për shtyp në Shtëpinë e Punëtorëve, theksoi se ky vendim për të vazhduar luftën sindikale në rrugë vjen pas, siç tha ai, injorimit dhe mospërmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria dhe punëdhënësit, të cilat parashikojnë një përshtatje ligjore të pagës minimale vetëm me 1.667 denarë. “14…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë bërë ndryshime në procedurat administrative për zbatimin e sanksionit “ndalim i drejtimit të mjetit motorik”. Sipas rregullave të reja, ndalimi nuk do të vendoset më fizikisht në patentën e shoferit. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të paguajnë për një patentë të re me shënim për ndalim. Në vend të kësaj, MPB do t’i njoftojë qytetarët përmes SMS-it dhe email-it. Fillimisht do të dërgohet një mesazh me informacione për llojin dhe kohëzgjatjen e ndalimit. Tetë ditë më vonë do të dërgohet një mesazh i dytë, dhe…
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Në deklaratën e tij për media, Ahmeti tha se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës. “Sot jemi në vendin ku është bërë një betim se liria fitohet me gjak. Ajo nuk falet, por fitohet. Këtu u dëshmua që e tërë një familje rri krah për krah, burrat e vëllezërit…
Propozim-ligji për arsim të lartë i publikuar nga Ministria e Arsimit e për të cilin së fundi po diskutohet, ka pësuar ndryshime dhe nuk është i njëjtë me ligjin e hartuar nga profesorët. Dekani i fakultetit të Arteve Dramatike, Besfort Idrizi në një prononcim për TV Shenja ka deklaruar se ligji është aq kompleks saqë nëse i njëjti miratohet pa përmirësimet e nevojshme, universitetet do të mundohen të gjëjnë mënyrë për tju shmangur implementimit. Edhe pse thotë se nevoja për ligj të ri është imediate, Idrizi megjithatë thotë se propozim ligji si i tillë nuk është mirë të miratohet. BESFORT…
Meta po përballet me një padi të rëndësishme lidhur me shqetësimet për privatësinë e përdoruesve të saj, veçanërisht në lidhje me syzet inteligjente që ofron. Kjo çështje ka dalë në pah pas raportimeve të gazetave suedeze, ku u zbulua se punonjësit e një nënkontraktori në Kenia kishin shqyrtuar pamje të regjistruara nga këto syze, duke përfshirë përmbajtje të ndjeshme si lakuriqësi dhe informacione të kartave bankare. Hetimi nga Zyra e Komisionerit të Informacionit në Mbretërinë e Bashkuar ka nxitur një padi në SHBA, ku dy paditësit, Mateo Canu dhe Gina Bartone, akuzojnë Meta-n për shkelje të ligjeve të privatësisë dhe…
Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz janë bërë homazhe me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK‑së, ku qytetarë, ish-luftëtarë dhe nxënës nga vende të ndryshme të Kosovës kanë bërë thirrje për unitet dhe respekt ndaj sakrificës së dëshmorëve. Në Prekaz sot kanë bërë homazhe edhe liderët politikë dhe institucionalë. ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR “Erdhem këtu në Prekaz…” Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Prekazi simbolizon sakrificën për lirinë dhe përkujtim se liria është amanet që duhet të ruhet në çdo moment. VJOSA OSMANI, PRESIDENTE “Dhe shpresoj shumë që çdo herë që dikush mund të ketë ndonjë dyshim se…
Fondacioni ALSAR ka zhvilluar këtë të enjte, më 5 mars, një aktivitet kulturor në Prishtinë në kuadër të projektit të tij jetëgjatë, “Libri, dhurata më e çmuar”.Në Institutin e Historisë “Ali Hadri” është bërë dhurimi i një numri të madh titujsh të Botimeve ALSAR.Ceremonisë i ka paraprirë takimi i drejtorit ekzekutiv të Fondacionit ALSAR, z. Saimir Rusheku, me drejtoreshën e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, prof. dr. Teuta Shala-Peli dhe një bisedë mes tyre.E nisur me përshëndetjet e rastit, biseda u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit të dy institucioneve, posaçërisht në fushën e organizimit të konferencave të përbashkëta dhe të…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot mbajti pres- konferencë në të cilën informoi për risitë e parashikuara në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, me të cilat po bëhet një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të sistemit shëndetësor. “Me këtë zgjidhje ligjore, e cila këto ditë do të publikohet në ENER, tejkalohen kufizimet e deritanishme në sistemin e evidencave shëndetësore dhe mundësohet mbajtja e tyre plotësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi “Termini im”. Kjo do të thotë se dokumentacioni mjekësor, udhëzimet për specialistë, recetat, raportet…
Prokuroria Publike Themelore ka hapur rast pas një informacioni për mangësi të mundshme në veprimet e shërbimeve në rastin e nënës dhe vajzës së ndjerë nga të cilët humbën jetën në Karposh të Shkupit. “Bazuar në informacionin e publikuar në media për parregullsitë e gjetura gjatë inspektimit në Qendrën për Punë Sociale, Prokuroria Publike e RMV-së ka hapur një rast pas një informacioni dhe e ka dërguar atë në veprimin kompetent të Prokurorisë Publike Themelore në Shkup, e cila do të ndërmarrë veprime verifikuese për të hetuar nëse këto parregullsi plotësojnë elementet e një vepre penale që ndiqet sipas detyrës…
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) kanë treguar se uji i pijshëm në Strugë nuk është në nivelin e duhur. “Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte në nivelin e duhur”, tha në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit të kryera nga Instituti këto ditë, dhe rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse dhe…

