Author: almakos

Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët intensive mesditen e sotme, në rrugën e Unazës së Madhe. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Paskuqanit, teksa në pamje shihet makina totalisht e shkrumbuar për shkak të zjarrit të madh. Nuk dihen shkaqet e flakëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Lexo më Shumë

“Nuk është aksident por vrasje!”, “Vdekja e Frosinës është lëshim i sistemit”, “Prokurorë = bashkëpunëtorë në vrasje”, “Lidhjet nuk e kthejnë jetën e njeriut”, shkruhej në disa nga pankartat që mbanin në duar qindra qytetarë që u mblodhën sot në protesë, pas aksidentit tragjik në bulevardin “Aradha Partizane”, i cili i mori jetën 22 vjeçares Frosina Kullakova. Mllefi dhe revolta e qytetarëve shpërtheu fillimisht në rrejte sociale, pasi u zbardh se, shoferi i automjetit që goditi tani më të ndjeren, kishte kryer paraprakisht disa vepra penale, por edhe përkundër kësaj, gjykatësit e kishin liruar, duke i caktuar vetëm masa të…

Lexo më Shumë

Naim Murseli, i akuzuari kryesor në çështjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, ka shpallur vetveten “plotësisht të pafajshëm” gjatë seancës së fundit gjyqësore. Përveç Murselit, dy të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, kanë zgjedhur të mos japin asnjë deklaratë në gjyq, duke ruajtur heshtjen e tyre. Kjo strategji mbrojtëse ngjall pyetje mbi motivet e tyre dhe përfshirjen në këtë ngjarje tragjike. Duke ndarë një theks të veçantë në këtë rast, Tom Dodaj, një tjetër i akuzuar, u deklarua fajtor lidhur me akuzat që i ngarkohen, duke pranuar rolin e tij në ngjarje. Gjyqtarja e rastit, në…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar ditën e sotme SPAK-un, me pretendimin se nuk ka lejuar Fredi Belerin dhe Vangjel Dulen të takohen me kreun e PL, Ilir Meta, i cili ndodhet tek 313-ta i paraburgosur. Lidhur me këto akuza, Prokuroria e Posaçme ka reaguar, duke u shprehur se deri më sot, deri në orën 15:15, Beleri dhe Dule nuk i janë drejtuar me asnjë kërkesë institucionit për të zhvilluar një vizitë me Ilir Metën, duke rrëzuar kështu pretendimet e Blushit. “Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tregoi arsyet se përse e mbështet bojkotin e sotëm të qytetarëve për marktetet. Ai thotë se të njejtat produkte në vendin tonë shiten më shtrenjtë se sa në vendet fqinjë dhe jo vetëm produktet ushqimore por edhe barnat e teknika e bardhë.“Më duhet ta pranoj se operator të caktuar ekonomik e keqpërdorin pozicionin e tyre në treg. Edhe për mua si qytetar është e palogjikshme që të njejtat produkte në marketet tona të jenë me çmime të njejta ose më të larta se sa tek fqinjët tanë. Gjithashtu të njejtat barna të jenë dy deri tre herë…

Lexo më Shumë

Teksa ishin duke biseduar me njëra-tjetrën, Gerta i ka thënë Eglit se si do ta përballonte daljen e Gjestit nëse ai del mbrëmjen e së shtunës? Egli ka thënë se nëse del ai, edhe ajo do të bëjë të njëjtën gjë. Egli: Nëse del ai, dal edhe unë sepse nuk më rrihet. Nuk ka puls.(qesh)

Lexo më Shumë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit. Ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme është bllokuar bulevardi “Aradhet Partizane” në Shkup, kjo pasi një numër i madh i qytetarëve iu bashkëngjitën protestës pas vdekjes së Frosina Kulakovës, e cila të mërkurën në Shkup pak para mesnatës është goditur për vdekje nga një veturë. Stilistja e re 22-vjeçare Frosina Kulakova e cila u godit për vdekje në “Aradhet partizane” në Shkup do të varroset sot në Negotinë. Për këtë ka informuar në Fejsbuk, babai i saj Todor Kulakov. Protestë është caktuar sot edhe në Kavadar. MARKETING

Lexo më Shumë

Olsi Bylyku është mjaftë i pranishëm në mediat rozë për arsye të raportit të tij me Egli Takon. Ndonëse Egli e ka përmendur shumë herë brenda shtëpisë me të famshme, por nga vetë Olsi nuk ka pas ndonjë reagim. Ai po e shijon romancën e tij me gazetaren e njohur i cili nuk shkoi shumë erdhi dhe një foto nga momentet romantike mes tyre. Këtë imazh Olsi ka shoqëruar edhe me këngën e tij ‘Mimika’. /Kosovarja

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministra dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit të tij, bënë homazhe pranë shtatores së heroit, Zahir Pajaziti. Në 28 vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, Kurti nderoi ata me një minutë heshtje. Kjo ngjarje përkujtimore ishte një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që e njohin dhe vlerësojnë kontributin e madh të këtyre tre heronjve, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Krahas Kryeministrit, për homazhe ishin të pranishëm edhe krerë të subjekteve politike, kandidatët për deputetë dhe anëtarë të tjerë të partive, përfshirë…

Lexo më Shumë

Njoftimi i AMP-së: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi dy punonjës policie në Sarandë dhe Has për “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. K, me detyrë në Forcën e Posaçme Shqiponja, në Komisariatin e Policisë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të mjetit tip “Mercedes Benz” në qytetin e Sarandës, është përplasur me mjetin tip “Wolksvagen”, duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi…

Lexo më Shumë