Author: almakos

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave (pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore). Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar. Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili tha se në zgjedhjet lokale koalicioni VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në.“Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me VMRO-DPMNE-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet.Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve, sepse shqiptarët tashmë i kanë refuzuar.Në zgjedhjet e fundit, shqiptarët dhanë një mesazh të qartë: ata nuk i…

Lexo më Shumë

Humbja tragjike e jetëve të tre fëmijëve nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës ka tronditur thellësisht opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë ndërtuese në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e pasdites, kur një ndërtesë e braktisur u shemb befas, duke zënë nën rrënoja tre fëmijë që ishin në afërsi. Policia e Kosovës konfirmoi se rrethanat e shembjes ende nuk janë zbardhur plotësisht dhe se rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Vdekjen e viktimave, bazuar në informacionet fillestare, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.…

Lexo më Shumë

Liderët e partive opozitare në Kosovë janë shprehur thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar pas tragjedisë së ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të shumta në nivele të ndryshme të shoqërisë dhe politikës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ndarë ngushëllimet e tij për familjet e tragjedisë. Ai e përshkruan ngjarjen si një humbje të madhe që i prek të gjithë, duke thënë se është e rëndësishme që shoqëria të qëndrojë e bashkuar në këto momente të vështira. Abdixhiku theksoi se LDK mbetet pranë familjeve, duke…

Lexo më Shumë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas të cilët dyshohen të kenë tentuar vjedhjen e kishës së Ksamilit dhe të kenë ushtruar dhunë ndaj rojës. Në pranga kanë rënë shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati. Po kështu, të arrestuarit dyshohen të jenë autorë të 5 rasteve të tjera të grabitjes në 5 banesa të ndryshme në fshatra të bashkisë Finiq. Njoftimi:  Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetasit Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes.…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, pasi akuzohen të kenë mashtruar me call-center shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Në pranga janë vënë: Algert Kamberi, Stiven Serani, Stefi Mançi, Ervis Haxhiu, Bernard Islamukaj, Serxho Lleshi, ndërsa një tjetër i është nënshtruar hetimit. Ambientet e call-center ndodhen në në rrugën “Dritan Hoxha”, ku dhe 6 personat u arrestuar në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Kujtojmë që edhe dy dite me parë…

Lexo më Shumë

Prej shumë vitesh, Enca Haxhia ishte një nga artistet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, por edhe një nga më të rezervuarat kur vinte puna te jeta private. Gjithçka ndryshoi dy vite më parë, kur ajo publikoi fotot e para me të dashurin e saj, masazhatorin afrikan Mickey Neblett. Pasi çifti e bëri publike lidhjen e tyre, Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, duke u bërë kryefjala e shumë diskutimeve. Nuk munguan as paragjykimet për partnerin e saj afrikan, por Enca, e njohur për qëndrimet e saj pa komplekse, reagoi disa herë duke mbrojtur lidhjen e tyre…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, pasi akuzohen të kenë mashtruar me call-center shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive Ambientet e call-center ndodhen në në rrugën “Dritan Hoxha”, ku dhe 6 personat u arrestuar në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Kujtojmë që edhe dy dite me parë policia zhvilloi një operacion duke goditur nje call center, me te njejtin aktivitet. Policia vuri në pranga administratorin e ambientit ku zhvillohej aktiviteti. Njoftimi: …

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -4 gradë. Pasohet nga -2 Mavrovë, -1 Tetovë, Strumicë, Lazaropole, Kodra e Diellit, 0 Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Demir Kapi, Veles, 1 Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Shtip, Kavadar, 2 Ohër, Pretor , Krushevë, Gjevgjeli, 4 Vinicë.Lartësia e mbulesës së borës: 32 cm në Kodrën e Diellit, 15 në Mavrovë. Dita do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me mjegull në disa lugina. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht në pjesët perëndimore dhe kohë pas kohe e dobët në…

Lexo më Shumë

Tre fëmijë vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, njofton Klankosova.tv. Ky incident ka shkaktuar një tronditje të thellë jo vetëm në mesin e familjeve të prekura, por gjithashtu në të gjithë komunitetin vendas dhe më gjerë. Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini. Ai ka shprehur dhimbjen e tij për këtë humbje tragjike dhe ka bërë thirrje për mbështetje ndaj familjeve që tani po përballen me një dhimbje të papërshkrueshme. “Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në motelin “Casablanca” në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali. Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore nga Emergjenca e Spitalit të Gjilanit. Një ngjarje e tillë shpërthen tronditje në shoqërinë lokale, duke lënë pas pyetje të shumta dhe shqetësim mbi rrethanat e vdekjes. Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete në motel është Flamur Bilalli, 24-vjeçar. Në këtë rast, janë ngritur dyshime mbi arsyet që e çuan atë në një situatë kaq tragjike. Siç merr vesh Sinjali, i…

Lexo më Shumë