Author: almakos

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se kërcënimet me bombë që janë dërguar në shkollat e vendit të premten e kaluar kanë ardhur nga emaile të përkohshme, të cilat fshihen vetëm një orë pas dërgimit të mesazheve kërcënuese. Ai theksoi se kjo e bën të vështirë gjurmimin e dërguesve të mesazheve kërcënuese. Në një intervistë për emisionin “360 Gradë”, Toshkovski sqaroi se kërcënimet e fundit janë pjesë e një vale kërcënimesh hibride, të cilat janë të rreme. Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë që Ministria e Punëve të Brendshme të ndërmarrë një hetim të plotë për të zbuluar…

Lexo më Shumë

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një debat i tensionuar shpërtheu mes Gjestit dhe Valbonës, pasi kjo e fundit shpërtheu në lot për eliminimin e Jozit. Situata u përshkallëzua kur Gjesti vuri në dyshim arsyen e lidhjes së saj me ish-banorin, duke e akuzuar se e kishte dashur më shumë se Loredana, e cila kishte reaguar ndryshe pas daljes së tij. Valbona, gjatë bisedës, u përpoq të sqarojë emocionet e saj: “Unë atë person e ndieja si person të afërt, si njeri të shtëpisë dhe po ta them, është shoku i ngushtë i dy vëllezërve të mi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e shkëlqyer në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke theksuar rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë dhe angazhimin maksimal për zhvillimin e kryeqytetit. “Urime partisë fituese. Shpresojmë që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë një ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse,” ka shkruar Rama në një postim të tij në rrjetet sociale. Kryetari Rama theksoi se Prishtina nuk është vetëm një qendër urbane, por edhe zemra e funksionimit të shtetit, motori që propagandon zhvillimin ekonomik si dhe imazhi ynë në botë.…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet në Kosovë, duke u shprehur se votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka uruar qytetarët, forcat politike, drejtuesit dhe të zgjedhurit e Kosovës, si dhe administruesit e procesit. Urim pati gjithashtu edhe për partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosja, me në krye Albin Kurtin. Berisha: Kosova votoi! Kosova frymëzon! Të dashur miq, qytetarët e Kosovës votuan dje në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për përfaqësuesit e tyre. Votimi, administrimi i procesit dhe dalja e rezultatit ishin një model frymëzimi. Në…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka realizuar takim me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Olivera Trajkovska. Në takimin, bashkëbisedueset kanë cekur nevojën për parandalimin, shkatërrimin me kohë dhe sanksionimin e radikalizmit fetar. Siç kumtuan nga Kabineti i presidentes, Trajkovska dhe Siljanovska-Davkova e kanë potencuar rëndësinë e bashkëjetesës religjioze, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për ndërtimin e shoqërisë harmonike dhe të qetë. “Në takimin, presidentja u informua për bashkëpunimin e frytshëm mes këtij organi të rëndësishëm të pavarur shtetëror dhe liderët e kishave, bashkësive fetare dhe grupet religjioze. Në funksion të reformave të…

Lexo më Shumë

Xheneta Fetahu së fundmi ka dhënë një intervistë për Fan Club, ku i është përgjigjur të gjitha aludimeve. Ajo flet për lojën që ka bërë në Big Brother të Kosovës, raportin me Gjestin dhe më pas për atë që ndodhi me kalimin e tij në BBVA 4. E njëjta thotë se këngëtari pejan nuk e ka dashur asnjëherë dhe se do i vinte mirë që t’ia thoshte. Në një moment gjatë bisedës prezantuesja Heidi Baci iu drejtua: “Të mungon Gjesti”. Ajo nuk u përgjigj por shihej e përlotur duke dashur që të anashkalojë këtë pyetje. Sidoqoftë, Xheneta deklaroi se nuk…

Lexo më Shumë

Në reagimin e bërë prej kryetarit të bashkisë Tiranë, Eion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim me urdhër të SPAK, ai ka cekur masën e sigurisë ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe ka sulmuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumanin. Ai shkruan se i vjen keq për Ajola Xoxën, e cila nuk do të mundet të dalë nga shtëpia e të mund të çojë djalin e tyre në shkollë. “Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason.”, shkruan ai. Po kështu shkruan dhe për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK-ut paraditen e sotme,  ka reaguar për herë të parë nga qelia ku ai po mbahet i paraburgosur, pasi sot u përcoll tek “Mine Peza”. Sipas tij, ai nuk befasohet nga ky fund i tij, madje të cilësuar nga ai si absurd, ashtu sikurse dhe prokurorin e çështjes e përceptoi si lunatik, duke ofenduar kështu drejtësinë aktuale në vend. Por, me datë 26 dhjetor 2024, Veliaj u shpreh se se hyn tek ajo “ rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk i interesin dhe i…

Lexo më Shumë

REAGIMI: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë.Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, mësohet se do të rikthehet nga Italia, në mënyrë që të zbatojë masën e sigurisë të lëshuar nga GJKKO, atë të “arrest në shtëpi”. Ajo ishte larguar nga Shqipëria me datë 8 shkurt, drejt Romës. Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka…

Lexo më Shumë

Aida sot po kalon një ditë të veçantë, pasi bashkëshorti i saj Naseri po feston ditëlindjen. Aida ka shprehur gëzimin e saj për këtë moment të veçantë dhe ka ndarë emocionet me ndjekësit në Instagram, shkruan Kosovarja. “Urime ditlindjen byl, qofshim te bekuar deri ne frymen e fundit”, shkroj mes rreshtave këngëtarja Urime!

Lexo më Shumë