Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Në Alpe dhe relievet malore mbi700-900metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht…
Author: almakos
Këshilli Koordinues i Diasporës, i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. KKD kujton se kanë mbetur edhe 16 ditë për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë në diasporë në platformën online të KQZ-së, pasi regjistrimi përfundon më 4 mars 2025. Thirrjen për të votuar e bënë personalitete të shquara shqiptare në botë si Mark Gjonaj, Emina Cunmulaj, etj. KKD JU KUJTON… 16 DAYS LEFT TO REGISTER TO VOTE16 DITË PËR TË REGJISTRUAR PËR TË VOTUAR Registration ends March 4th, 2025Regjistrimi përfundon më 4 Mars 2025 Register…
Në mesin e banorëve të rinj që u futën në shtëpinë e BBVA mbrëmjen që lamë pas ishte edhe Floriani, këngëtari shqiptar i njohur me nofkën Kelly. Ndjekësit kanë qenë të shpejtë për të bërë lidhjen e tij me një emër që nuk është në Big Brother VIP por që po komentohet më shumë se plot banorë aty brenda. Ai duket të jetë një mik i mirë i Xhenetës. Modelja ka qenë e përzgjedhura e tij për të qenë protagonistja e një prej videoklipeve të fundit të tij, publikuar gjatë verës në bashkëpunim me Stiv Bokën. Nuk dihet nëse miqësia…
Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimeve të luftës, duke nënshkruar Konventën e Lubjanës-Hagës mbi hetimin dhe ndjekjen e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të tjera ndërkombëtare. Konventa u nënshkrua nga ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, pas një procesi të suksesshëm përkalimi të kompetencave të plota të nënshkrimit nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kjo ngjarje thekson vullnetin e Kosovës për të luajtur një rol aktiv…
Në ngjarjen e sotme në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, e dedikuar për qasjen e Ballkanit në BE, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se rruga e Maqedonisë drejt BE-së ka filluar shumë kohë përpara se të niste procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, madje edhe para Kroacisë, por për ne sistemi i meritave është një përrallë. “Për ne, përralla është bërë objektiv i lëvizshëm. Ne jemi viktima të bilateralizimit, ose për të qenë më i saktë, lëvizja jonë drejt BE-së është shumë komplekse. Në vend që ta sillnim Evropën në Ballkan, ne e kemi sjellë Ballkanin në Evropë. Fatkeqësisht,…
Një 43-vjeçar, në Durrës është arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte i shpallur në kërkim nga shteti fqinj. Në pranga ka rënë shtetasi Ergys Likaj, 43 vjeç, banues në Durrës. Për kete person në vitin 2016, Gjykata e Romes ne Itali ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali. Njoftimi: Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e…
Deri në zgjedhjet lokale sigurisht që nuk do të ketë shkrirje të VLEN-it dhe pas tyre mund të ndodhë shkrirja e mundshme e të katër partive në një parti, tha për Radion Evropa e Lirë lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit të gjykatës së Tetovës se kush është kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Sipas tij, rëndësi ka kush i ka anëtarët, jo si e quajnë veten.Taravari ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese.“Natyrisht, ne si Vlen insistojmë dhe do të insistojmë, por VMRO-ja duhet të jetë…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar duke dënuar ashpër siç thonë ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Gllumovë. Nga BDI thonë se tabelat nga shqip janë vendosur vetëm maqedonisht. Reagimi i plotë: “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore. Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit.Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nëpërmjet një postimi ne Fejsbuk ka përshëndetur iniciativën e siç e quajti ai Ali Ahmetin kreu i Frontit Problematik, për Veting. Taravari tha se kjo është sjellja e parë e arsyeshme nga BDI, kjo siç shtoi ai është si rezultat se “djemtë” e tij që bënin rap dhe luanin futboll në zyrat Shtetërore, figurojnë të akuzuar nga Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, madje disa në arrati. “Vetingu do të jetë një proces që do të ndajë shapin nga sheqeri në partinë tuaj. Vetingu do të provojë nëse janë të vërteta dosjet plot me akuza që gjenden…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit të saj në Mynih. Takimi, që përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për forcimin e aleancave strategjike, ishte një rast për presidenten Osmani që të shprehte mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka marrë nga Shtetet e Bashkuara. Osmani shprehu kënaqësinë e saj dhe rikujtoi që mbështetja amerikane për Kosovën në vitin 1999 ishte një moment kyç në historinë e vendit, që i dha fund një periudhe të vështirë dhe të dhimbshme. Ajo nënvizoi se kjo mbështetje e fortë e SHBA-së nuk…
Policia e Vlorës është duke kryer një aksion në zonën e Lungomares. [embedded content] Në video shihet momenti pasi kanë shoqëruar një person që ishte në një prej lokaleve të zonës Lungomare. Ende nuk ka një komunikatë lidhur me këtë aksion, por burimet bëjnë me dije se lëvizjet e sotme janë për të vënë në prenga shtetas të cilët janë shpallur në kërkim. Efektivët janë civilë ndërsa aksioni do të vazhdojë deri në orët e mbrëmjes.
Pasi në “Prime-in” e kaluar u shfaq deklarata e Xhenetës dhënë për Gjestin, raporti i këtij të fundit me Eglin është acaruar për disa ditë. Sonte, situatat e krijuara gjatë këtyre ditëve janë diskutuar mes banorëve. Gjesti ka folur për letrën e shkruar për Ditën e Shën Valentinit. Ai e pranoi që letrën ia ka dedikuar Diellzës, ish-të dashurës së tij. Ai ka pranuar që nuk janë më bashkë, por ndihet shumë në borxh për të gjitha gjërat që ajo ka bërë për të. Po ashtu, ka thënë se nuk është më i dashuruar me të.

