Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar popullin kosovar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur urimet e saj për ndjekësit kosovarë. “Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar Rita Ora në një prej postimeve të saj. Përveç mesazhit, ylli i muzikës ka ndarë edhe një video të shkurtër, ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë, duke sjellë kështu një moment nostalgjik nga vitet e saj të fëmijërisë.
Author: almakos
Partia Demokratike, ka propozuar Besim Ndregjonin, kreu i ish të përndjekurve politikë, si emër për kandidat për Avokat të Popullit. Burimet për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se lidhur me këtë propozim, Partia Socialiste ende nuk ka një vendim. Kujtojmë se në seancën e sotme pritet votimi për Avokatin e ri të Popullit, teksa aktualisht në krye të kësaj detyre ndodhet Erinda Ballanca, mandati i së cilës i ka përfunduar në vitin 2022. Sakaq, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konsensus në vota në Kuvend për Ndregjonin, teksa për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten 84…
Valbona Mhilli ditën e sotme (e diel) ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj Gerta Gixharit. Ajo ka sjell disa gjëra nga jashtë në raport me gazetaren, duke i thënë se ‘dehet nëpër klube dhe se e ka parë duke flirtuar me të tjerë’, ndonëse është e martuar prej shumë vitesh. Kjo gjë e ka prekur tejet shumë Gertën, e cila ka reaguar në mënyrë të revoltuar. E njëjta u përlot derisa Rozana Radi dhe Laert Vasili janë munduar ta qetësojnë, duke i qëndruar pranë. “Po më prek në gjënë më të shtrenjtë që kam jashtë”, u shpreh Gixhari duke…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur urimet e tyre më të ngrohta me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në një deklaratë të lëshuar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ai theksoi rëndësinë e këtij momenti si një mundësi për të reflektuar mbi “qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.” “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e sekretarit Rubio.…
Kosova feston sot 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ngjarje historike që simbolizon luftën dhe sakrificat e popullit të saj për liri dhe vetëvendosje. Ngojë gjate këtyre 17 viteve, Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë në procesin e shtetndërtimit. Festimet për nder të kësaj dite shfaqin vlerat për traditën e madhe historike që është shndërruar në identitetin e këtij vendi. Aktivitetet përkujtimore organizohen për të nderuar ata që kanë bërë sakrifica të mëdha në emër të lirisë. Aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore fillojnë sot nga ora 08:00, me një mbledhje festive të Qeverisë së Kosovës. Kjo ngjarje…
Janë zbardhur detaje nga aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku pas një përplasje me trafikndarëse udhëtarët dolën nga mjeti, por u përplasen nga një makinë tjetër, nga ku ndërroi jetë 28 vjeçari. Viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është për plasur me trafikndarësen e autostradës. Më pas pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur. 28-vjeçari Gëzim Muçaj ka…
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në seancë në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka ankimuar vendimin për sekuestron e celularit të saj. Ajo kërkon kthimin e celularit të saj, e cila u sekuestrua me urdhër të SPAK me datë 6 dhjetor 2024, pas një kontrolli në banesën dhe zyrën e saj.
Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Në Alpe dhe relievet malore mbi700-900metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit. Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht…
Popullsia e vendit po tkurret nga viti në vit, por konsumi në disa artikuj luksi shënoi rritje të shpejtë vitet e fundit. P.sh. importi i orëve vitin e kaluar shënoi rritje me rreth 32%. Që kur dolën në qarkullim celularët, orës i “humbi” funksioni kryesor si tregues i kohës. Më së shumti tani orët, ato të markave të njohura, përdoren si bizhuteri, që tregojnë një lloj statusi shoqëror. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024 vlera e orëve të importuara arriti në 752 milionë lekë, një vlerë e përafërt me 7,5 milionë euro, me një rritje 32.6% në raport…
Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura, po vazhdon të jetë emër tejet i përfolur në media. Ajo është tejet e angazhuar me jetën profesionale por që edhe atë private na e tregon kohë pas kohe, shkruan Indeksonline. Natën e mbrëmshme ka qenë e ftuar tek një dasme. Në një postim të publikuar në Instastory shihet duke vallëzuar në mes të një grupi valltaresh. “Defatoret i godita veq tash daten me nda e me ba dasem”, shkroi ajo duke bërë të ditur që ka diçka të re në këtë aspekt.
Lëvizja Demokratike ka njoftuar se kanë themeluar degën e kësaj partie në Saraj.“Në një atmosferë mbresëlënëse, me pjesëmarrje të gjerë të strukturave dhe mbështetësve, për kryetar të kësaj dege të rëndësishme u zgjodh Muhamed Elmazi, drejtori ekzekutiv i Nomagas, një figurë e dëshmuar me përvojë dhe kapacitet për ta çuar përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike.Ky subjekt politik po konsolidohet si forca e re e shqiptarëve, duke u shtrirë fuqishëm në çdo lagje, qytet dhe komunë. Me një program të qartë dhe një ekip të përkushtuar, Lëvizja Demokratike është garancia e ndryshimit dhe një qeverisjeje të ndershme e transparente.Saraji është dëshmi…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në deklaratë për RTM-në për takimin me homologun e tij bullgar, Georg Georgiev, theksoi se u bisedua për nevojën për të zhbllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë. “Ne duam një proces të parashikueshëm, që të ketë një fillim të qartë dhe një fund të qartë. Ne si Qeveri nuk do të pranojmë kurrfarë zgjidhje nën shantazh apo presion ose çfarëdo kompromisi. Çdo kompromis duhet të korrespondojë me realitetin, në të cilin jetojmë dhe me vlerat evropiane, për të cilat Evropa vazhdimisht flet për të gjithë ne në të…

