Biznesmenja Vilma Nushi, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore, ndaj demokrates, Albana Vokshi, të cilën e ka paditur për shpifje. Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO Vokshin, për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi, konkretisht për atë të Sterilizimit,Sipas Vokshit, Nushi ka përfituar përmes akteve korruptive.
Author: almakos
Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok, cenonte lirinë e shprehjes dhe bie ndesh me Kushtetutën. “Ne e konsiderojmë këtë veprim të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe kemi nisur tashmë punën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, tha Myzyraj. “Çdo veprim që cenon lirinë e shprehjes do të sfidohet nga ne në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shtoi ai. Me kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP), kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti…
Dita e sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm! Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshje shiu vetëm në veriperëndim të vendit. Era nga kuadrati i jugut, do te fryjë deri në 14…
22:11 | 12 Mars 2025R JGjumi është një nga nevojat themelore të organizmit njerëzor dhe luan një rol jetësor në ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor. Gjatë gjumit, trupi dhe truri rigjenerohen, përmirësohet kujtesa, forcohet sistemi imunitar dhe rikthehet energjia e nevojshme për funksionimin e përditshëm. Kuptimi i rëndësisë së gjumit dhe ndjekja e zakoneve të mira për një pushim cilësor janë thelbësore për mirëqenien tonë të përgjithshme. Nëse keni probleme me gjumin, këtu kemi renditur disa metoda që mund t’ju ndihmojnë. Ndryshimet e vogla në rutinën tuaj mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë më shpejt. Uleni temperaturën e…
Një debat i ashpër mes reperit Gjesti dhe banorit Vserlo ka tërhequr vëmendjen e publikut në orët e vona të natës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Përplasja nisi kur Gjesti kritikoi Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke i kërkuar llogari për mënyrën si etiketon banorët e tjerë. Teksa diskutimi u tensionua, Gjesti u mundua të justifikonte fjalët e tij, por një gafë e tij në gjeografi bëri që debati të marrë një kthesë tjetër. “Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria…
Avokatja Eni Çobani ka qenë e ftuar në emision në “ATV”. Ajo është pyetur për rastin që ka këngëtarja Violetë Kukaj me familjen e ish-bashkëshortit, shkruan Indeksonline. “Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës I është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha ajo.
Një moment i tensionuar ka ndodhur këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gerta, e cila është zgjedhur si liderja e kësaj jave, ka nisur të ndajë detyrat e shtëpisë, por një debat i ashpër ka shpërthyer mes saj dhe Valbonës. Në një moment të nxehtë, Valbona i është afruar Gertës dhe e ka kapur për flokësh, duke shkaktuar reagime të forta nga banorët e tjerë të shtëpisë. Por tensionet nuk kanë mbaruar aty. Banorja Danja ka ndërhyrë dhe ka bërë një akuzë të fortë ndaj Valbonës, duke i thënë: “Ki qef mem puth, të pëlqejnë femrat, prandaj…
Universiteti “Nëna Terezë” sot ka zhvilluar procesin zgjedhor për zgjedhjen e rektorit të ardhshëm, ku në garë ishin dy kandidat, Blerim Saiti dhe Bekim Fetaji. “Dy kandidatët për postin e rektorit, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe Prof. dr. Blerim Saiti, morën pjesë në një garë të barabartë dhe transparente, duke respektuar të gjitha rregullat e arsimit të lartë dhe statutin e UNT-së”, njoftoi UNT-ja. Në lidhje me procesin zgjedhor, Komisioni Qendror Zgjedhor pranë UNT-së falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar. Raportohet se pas numërimit të votave, Bekim Fetaji ka marrë më shumë…
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme (12 mars), në Maliq, ku ka mbetur i lënduar rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot, Maliq. Raportohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ky i fundit mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s, në një takim që synon thellimin e partneritetit strategjik me aleatët e saj. Takimi i fundit, i mbajtur me pjesëmarrjen e rëndësishme të Ukrainës dhe Armenisë, vjen në një kohë të tensionuar në regjion, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim më të gjërë midis vendeve anëtare të NATO-s dhe atyre aspiruese. Presidentja Osmani e përdori këtë mundësi për të nënvizuar rëndësinë e KFOR-it, forcës ndërkombëtare që ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë që nga përfundimi i luftës. “Duke theksuar rolin…
Driloni dhe Sara po qëndrojnë gjatë tërë kohës së bashku. Ata po lenë hapësirë për dyshime se mes tyre është krijuar diçka më shumë se shoqëri. E “vulën” ia dhanë në postimin e fundit në Instastory. Driloni ndau pak nga udhëtimi i radhës ku shihet se personi që po e shoqëron është Sara.
Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat i fitoi nga thirrja e parë qeveritare. Nga trembëdhjetë, në tre projekte tashmë punimet kanë filluar në terren. Një ndër ato është Rruga “13” përballë shkollës së muzikës dhe e cila lidhet me rrugën e Dibrës. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Gostivarit, Limani sot ishte në Rrugën “13” për të ndjekur nga afër zhvillimin e punimeve dhe sqaroi se në këtë rrugë zgjerohen punimet nga projekti fillestar, pasi do të ndërrohet edhe gypi i ujësjellësit në gjatësinë e gjithë rrugës. “Sot kemi dalur…

