Tre fëmijë të rinj me djegie, të plagosur në zjarrin në diskotekën në Koçan, do të transportohen në spitalin Papanikolau në Selanik, konfirmoi në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i federatës greke të të punësuarve në spitalet shtetërore, Mihalis Janakos.Sipas Janakos, spitali në Selanik ka një repart për djegie me katër shtretër, prej të cilëve sot janë liruar tre, dhe pritet që të plagosurit të transportohen në Selanik dhe të hospitalizohen në Papanikolau. MARKETING
Author: almakos
Shtetasi Kristi Bixheku, 30 vjeç, është ekstraduar nga Holanda pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 vepra penale të rënda “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. I riu nga Lushnja, kishte siguruar lëndën shpërthyese të vendosur në shtëpinë e shtetasit B.T., ngjarje kjo e ndodhur me datë 31 dhjetor 2022. Për këtë arsye, Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, duke bërë kështu që ai të shpallet në kërkim…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dhimbjen më të thellë për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 janë lënduar nga zjarri tragjik në një lokal nate. Kjo është një humbje e madhe për familjet, për qytetin e Koçanit dhe për mbarë vendin tonë. Në shenjë solidariteti dhe respekti, BDI ka vendosur që për një javë të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimet partiake. Ky është një moment zie dhe reflektimi, ku e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet tek viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit. BDI në këto momente të vështira qëndron pranë…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë janë në gjendje kritike.“Ka mjaftueshëm gjak në të gjitha spitalet. Ai shpreson që të shpëtojnë të gjithë fëmijët. Në Bullgari, Turqi dhe Serbi do të dërgohen disa nga pacientët. Ndihmë kanë ofruar edhe Shqipëria dhe Holanda. Taravari tha se bëhet fjalë kryesisht për djegie, por ka edhe disa pacientë me fraktura. Në Shtip ndodhen 39 pacientë, disa prej tyre me djegie të shkallës së dytë”, ka deklaruar Taravari. MARKETING
Familja e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra disa muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij me thikë, e ka cilësuar mbylljen e Tik Tok nga qeveria, si një përdorimi të tragjedisë së tyre për qëllime politike. Familja Cani, në një njoftim për media, theksojnë se ngjarja që tronditi vendin nuk ka asnjë lidhje me rrjetet sociale dhe nuk duhet të shfrytëzohet për të justifikuar vendimet e qeverisë. Në deklaratën e tyre, ata shprehën indinjatën e thellë për mënyrën se si ngjarja është përdorur për të mbuluar dështimet e sistemit arsimor dhe shëndetësor. “Martini…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka deklaruar se është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për pesë persona, lidhur me tragjedinë në Koçani.“Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona. Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni I diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të. Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, ka deklaruar Toshkovski. /SHENJA/ MARKETING
Në tragjedinë që ndodhi mëngjesin e sotshëm në Koçan, që si pasojë e zjarrit humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut. “Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si…
Një zjarr shkatërrues në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të madhe, duke lënë të vdekur të paktën 51 persona dhe duke lënduar mbi 100 të tjerë. Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, kur një koncert i një grupi të njohur përfundoi në kaos, duke lënë pas një skenë tmerri. Më shumë se 1,500 persona ishin të pranishëm, duke festuar dhe kënduar, kur papritur, ndodhi shpërthimi fatal i zjarrit që shkatërroi gjithçka përreth. E për këtë tragjedi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me ngushëllime të thella për…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me trishtim pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një shpërthim zjarri në një diskotekë ka shkaktuar humbjen e të paktën 51 jetëve dhe ka lënduar qindra të tjerë. Kjo ngjarje tmerruese ka tronditur jo vetëm familjet e viktimave, por të gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut. Osmani, në një postim në “X”, e përshkroi këtë si një tragjedi të thellë dhe të pakufishme përmes fjalëve. “Lajme shkatërruese nga Koçani. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, shkruajti Osmani. Presidentja, e cila ka shprehur solidaritetin e…
Me vendim të Sinodit të Shenjtë, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë do t ë drejtohet nga kryepeshkopi i ri, Hirësia e Tij, Joan Pelushi. Ky i fundit do të pasojë të ndjerin Anastas. Hirësia e Tij, Joan Pelushi, ka qenë Metropoliti i Korçës. Zotimi i Kryepeshkopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Hirësia e Tij, Joan: Duke lavdëruar Perëndinë Triadik, falënderoj kryepriftët e Sinodit të Shenjtë, të udhëhequr nga shpirti i shenjtë, për zgjedhjen time në frontin e nderuar të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me përulësi, duke u bindur vullnetit hyjnor, pranoj këtë shërbim të lartë, dhe premtoj…
Lidhur me tragjedinë në Koçani ka reaguar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.Ahmeti shkruar se ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne.“Sot, zemrat tona janë të tronditura dhe të mbushura me dhimbje nga tragjedia e tmerrshme që ka ndodhur në Koçan, ku humbën jetën më shumë se 50 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe i vështirë për të gjithë ne, dhe, në këto momente të dhimbjes së thellë, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me ata që po kalojnë nëpër këtë vuajtjeje.Ngushëllime…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka informuar se 18 nga të hospitalizuarit janë në gjendje të rëndë.Siç tha ministri, pacientët tjerë janë në gjendje stabile, raporton SHENJA.Taravari theksoi se ka mjaftueshëm gjak dhe ilaçe dhe se të gjithë kapacitet po punojnë siç duhet.Ai në një deklaratë në Qendrën Klinikë paralajmëroi për shkurt se do shkojë në Shtip dhe Koçani. MARKETING

