Author: almakos

151 udhëtarë nga Dubai, të cilët kishin kërkuar evakuim, kanë ateruar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Shkupit. Shumica prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por në mesin e tyre ka edhe shtetas nga vendet fqinje, si dhe katër shtetas të Holandës. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri në mesin e javës së ardhshme pritet të evakuohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur gatishmëri për t’u kthyer në vend. Qytetarët e evakuuar kanë deklaruar se tani ndihen më të qetë pasi janë larguar nga zona e luftës. Me këtë fluturim të organizuar nga…

Lexo më Shumë

​Pas vdekjes tragjike të Ivana Jovanovskës dhe vajzës së saj gjashtëvjeçare, të cilat humbën jetën pas rënies nga ballkoni, Sektori për Kontroll të Brendshëm i MPB-së ka nisur një hetim intensiv ndaj zyrtarëve policorë që kanë trajtuar rreth 10 denoncime për dhunë në këtë familje. Edhe pse Ivana ishte viktimë e torturës sistematike për shtatë vite me radhë, reagimi institucional duket se ka dështuar. Sipas informacioneve nga TV 24, dosja e familjes përmbante raportime të shumta për dhunë, kërcënime dhe prishje të rendit publik, të bëra si nga vetë e ndjera, ashtu edhe nga fqinjtë e saj. ​Prokuroria për Ndjekjen…

Lexo më Shumë

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, kanë sjellë pasoja të mënjëhershme edhe në vendin tonë. Tashmë disa ditë, disa pompa benzine, e kanë kufizuar shitjen e naftës. Zyrtarisht deri tani ka dalë kompania“Lukoil”, e cila thotë se e kufizon dizelin në të gjitha pikat e saj  për automjetet e rënda dhe këtë vendim e kanë vënë në funksion që nga data 7 mars. Lukoil “Masat e reja kanë të bëjnë me furnizimin me karburant për kategori të caktuara të automjeteve, me qëllim menaxhimin më të mirë të furnizimit në kushtet aktuale. Me këtë vendim është vendosur që automjetet e…

Lexo më Shumë

Në ditën e Gruas – 8 Mrasit, Ministria e Punëve të Brendshme publikoi të dhëna shqetësuese për dhunë në familje. Për vetëm dy javë, MPB ka paraqitur 21 kallëzime penale për vepra që lidhen me dhunë në familje dhe 5 kallëzime me bazë gjinore, në të pesë rastet janë shqiptuar masa paraburgimi. Ministria e Brendshme njofton se dy javët e fundit janë paraqitur 21 kallëzime për 25 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, prej të cilave 5 kallëzime penale janë paraqitur me procedurë të shpejtuar. Në SPB Shkup janë paraqitur 5 kallëzime penale me bazë gjinore, prej të…

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e 7 marsit, në shënim të Ditës se Mësuesit, Shoqata Kulturore Vizioni M organizoi projektin artistik “Fjalët e Qiririt”, me nën temën “Poezi në Pikturë”. Ekspozita solli një koncept të veçantë krijues, ku vargu poetik ndërthuret me pikturën në një shkrirje estetike mbi pëlhurë. Përmes kësaj forme artistike, arti i fjalës dhe ai i ngjyrës bashkohen në një harmoni që pasqyron të bukurën, vlerën dhe reflektimin që arti përcjell në shoqëri. Abdulla Berisha, nga Vizioni M, tha se mësuesi është pararendësi kryesor i trashëgimisë së thesarit të dijes në të gjithë njerëzimin, dhe se nuk do të kishte…

Lexo më Shumë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka reaguar pas ceremonisë për fillimin e ndërtimit të kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, duke akuzuar Qeverinë se projekti po përdoret për propagandë politike, ndërsa financimi real në buxhet është minimal. Në reagimin e tyre drejtuar mediave, nga BDI-Çair theksojnë se ndonëse u organizua një ceremoni e madhe me pjesëmarrjen e kabinetit qeveritar dhe me shumë deklarata publike, realiteti financiar i projektit tregon një situatë krejtësisht tjetër. Sipas tyre, kontrata për ndërtimin e kampusit është nënshkruar me kompaninë “Stenton” nga Manastiri, me vlerë prej 2.1 miliardë denarësh (rreth 34.3 milionë euro) dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit janë ngritur 21 kallëzime penale për gjithsej 25 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, ndërsa gjashtë prej tyre janë proceduar me procedurë të shpejtë. Sipas MPB-së, në rajonin e Shkup janë ngritur edhe pesë kallëzime penale për dhunë në bazë gjinore, përfshirë raste të “rrezikimit të sigurisë” dhe “përndjekjes”. Në kuadër të këtyre rasteve janë shqiptuar pesë masa paraburgimi dhe një masë kujdesi. Autoritetet bëjnë të ditur se veprat më të shpeshta janë “rrezikimi i sigurisë” dhe “lëndimi trupor”, ndërsa janë regjistruar edhe raste të…

Lexo më Shumë

Nga Gjergj Erebara, BIRN Gjuha me nënkuptime erotike tërheq vëmendjen, sot dhe përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit dhe kjo u përsërit edhe ditën e enjte, kur Taulant Balla përdori dhe kërkoi ndjesë për fjalë me nënkuptime të drejtuara ndaj një deputeteje të opozitës. Zemërata për gjuhën seksiste vështirë se duhet të na heqë vëmendjen nga fakti kyç! Socialistët po mbajnë peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal duke zvarritur përgjigjen ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku. Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por,…

Lexo më Shumë

Herët në mëngjes, në orën 4:32 në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut – në Dibër, Kërçovë, Ohër, Resnjë dhe Strugë është ndjerë tërmet me epiqendër në Greqi, në rreth 200 kilometra në jug të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit ML5.5. Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror – Shkup kumtoi se intensiteti i tërmetit të ndjerë sipas të dhënave ka qenë III shkallë sipas Shkalës evropiane makrosizmike.

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetase braziliane, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira dy ambiente dhe i kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Shtetaset N. P., 26 vjeçe, dhe M. B., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, dyshohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion” pronari i ambienteve, shtetasi F. T., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Njoftimi i Policisë: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën…

Lexo më Shumë

Policia ka zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Theodhori Bej” në Tiranë. [embedded content] Policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar se dogji automjetin tip “Peugeot” në pronësi të shtetases M. T., 26 vjeçe, në orët e para të datës 6 mars. Sipas hetimeve, djegia ka ndodhur për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti të mëparshëm me një familjar të saj. Njoftimi:  Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire Trail”.  Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndodhur dy ditë më parë.…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në  rrugën “Levan–Tepelenë”. Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy mjete, një “Kia” që drejtohej nga një 39-vjeçare dhe një “Benz” me drejtues shtetasin P.M. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje Nertila Abazaj, drejtuesja e mjetit “Kia”, ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. “Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një…

Lexo më Shumë