Author: almakos

“Tak Fak”/ Pavli Pali jeton në fshatin Lajthizë, në Bashkinë Pustec, dhe ka ndërtuar një objekt shërbimi prej gati 20 vitesh, i cili ndodhet në proces legalizimi. Pas një pritjeje prej dy dekadash, kur fshati u furnizua me ujë falë një projekti të realizuar nga Ujësjellës Kanalizime Korçë, Pavlit nuk iu dha ujë në objektin e tij biznes-lokal. Arsyeja është se objekti i tij ndodhet 600 metra larg depozitës dhe, sipas UKT-së, mbulimi me tuba është i mundur vetëm deri në 12 metra nga linja kryesore. Kështu, Pavli ka mbetur pa ujë, pavarësisht se fshati tashmë ka akses në këtë…

Lexo më Shumë

Banori nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të bëjë lojëra të ndryshme në shtëpinë e famshme. Ai së fundmi organizoi një ‘prank’ me Kellyn duke e sulmuar konkurrenten Egli Tako. Pas planeve që realizoi, këngëtari shkoi për ta ngacmuar Eglin, duke bërë debate të ashpra me të. “Prej këtij momenti mos ta pafsha këtë fytyrë”, iu drejtua ai. Egli ndërkohë u shfaq e shqetësuar sepse ia ka bërë me dije Gjestit se nuk do ta sulmojë me kthimin në BBVA. Tani kanë ngelur vetëm edhe pak ditë deri të finalja e madhe, e cila do të zhvillohet më 19 prill. Sivjet…

Lexo më Shumë

Emisioni ‘Tak Fak’/ Në fshatin Lajthizë, Pavli Pali, një banor që ka ndërtuar një objekt shërbimi prej rreth 20 vitesh, ka mbetur pa ujë në godinën e tij, edhe pas realizimit të një projekti për furnizimin me ujë të fshatit. Ky problem ka lindur për shkak të një pengese teknike: objekti i Pavlit ndodhet 600 metra larg nga depoja e ujësjellësit, ndërsa Ujësjellës Kanalizime Korçë thotë se mbulon vetëm deri në 12 metra nga linja kryesore. Në një intervistë të zhvilluar me gazetaren e “Tak Fak”, nëna e Pavlit, Dragica Pali, shpjegon hallin që po kalon familja. Ajo thotë: “Po…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga mesi i muajit prill, më 14.04.2025, do të fillojë zyrtarisht funksionimi i kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han, në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Ky hap është një realizim konkret i bashkëpunimit dypalësh, që ka si qëllim lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, reduktimin e kohës së pritjes dhe përmirësimin e efikasitetit të kontrolleve kufitare. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky projekt do të kontribuojë në përshpejtimin e kalimit të qytetarëve dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet…

Lexo më Shumë

Maksim Çela, anëtar i bandës së Aldo Bares në Lushnjë, ka apeluar vendimin e autoriteteve britanike për dëbimin e tij në Shqipëri, me pretendimin se në atdhe i rrezikohet jeta. 59-vjeçari Maksim Çela, i cili jeton lirisht në rrugët e Britanisë pasi kreu 23 vjet burg për vrasjen e policit Klenti Bano dhe tentoi të hidhte në erë me bombë një stadium futbolli 12,000 vendesh në vitin 2000 në Lushnje, ka dalë para gjykatës për të dhënë argumentet e tij. Sipas mediave britanike, Çela pretendon se nuk mund të kthehet në Shqipëri sepse bandat do të komplotojnë hakmarrje kundër tij.…

Lexo më Shumë

Në dritën e polemikave rreth planeve të sulmit të SHBA-së që ndahen në Signal, siguria e aplikacioneve të mesazheve është në qendër të vëmendjes. Vetëm tre ditë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth u mburr në televizionin kombëtar se SHBA “nuk duket më si budalla”, doli se ai ishte pjesë e një grupi zyrtarësh të rangut të lartë që pa dashje i dërguan një gazetari plane për një sulm në Jemen. Kjo ngjarje ka sjellë në pah rëndësinë e sigurisë në aplikacionet e mesazheve, veçanërisht kur informacioni i ndjeshëm diskutohet mes zyrtarëve të lartë. Krejt kjo ngjarje na bën…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Lexo më Shumë

Rayan Alwan dhe familja e saj palestineze e përbërë nga katër anëtarë, babai Fadi Alwan, nëna Rania Matar dhe vëllai jetonin në Liban në kushte shumë të vështira ekonomike. Në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare Rayan u martua nga familja me një burrë që ia kishte gjetur nëna e saj dhe e kishte detyruar të martohej edhe pse Rayan nuk ishte dakord. Në moshën 17-vjeçare Rayan u bë nënë për herë të parë ku lindi një djalë. Rayan kishte një bashkëshort agresiv dhe të dhunshëm, i cili dhunonte dhe abuzonte me të sistematikisht. Rayan kishte tentuar të ndahej, por nëna…

Lexo më Shumë

Në prag të protestave të paralajmëruara nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, partia në pushtet, VMRO – DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj sindikalistëve. Sindikatat morën vendim që më 2 prill të dalin në protesta, pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagës minimale, ku nuk u pranuan kërkesat e sindikalistëve. Por, nga VMRO akuzuan se kryetari dhe nënkryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov dhe Ivan Peshev si dhe Trpe Deanovski nga Sinidkata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatës së qytetarëve janë dorë e zgjatur e LSDM-së, BDI-së dhe Levicës dhe kanë të ardhura…

Lexo më Shumë

Një aksident i shumëfishtë  ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Vlorë, ku 7 automjete që udhëtonin drejt qytetit bregdetar, janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur disa persona. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe. Po ashtu në spital kanë shuar për kontrolle edhe tre prej drejtuesve, shtetasit me iniciale R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një fëmijë 1 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia në rrugë dhe lagështira, për…

Lexo më Shumë

“Mërtav Shiptar”, kështu u ngjyros autobusi me të cilin udhëtuan lojëtarët e Klubit të basketbollit Çair 2030, në Kumanovë, të cilët do të zhvillonin ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut kundër Klubit basketbollist të Kumanovës në transfertë. Por, jo vetëm kaq, takimi u zhvillua në një atmosferë tejet të tensionuar, ku u dëgjuan sharje dhe fyerje me përmbajtje etnike, të papranueshme në çdo fushë, e sidomos në sport. Si pasojë e fyerjeve dhe sharjeve në baza etnike nga ana e delagatit, u dha urdhër që salla të zbrazet menjëherë. Mirëpo, situata eskaloi edhe…

Lexo më Shumë