Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e lartë publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe maltretim në kryerjen e shërbimit inicuar kundër një prokurori publik. “Prokurori publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga PTHP Shtip i dokumentuan të dhënat e futura në regjistra dhe mënyrën e futjes së lëndëve. Me atë rast, është bërë edhe krahasimi me dëshmitë e personave të dëmtuar – paraqitës për mënyrën në të cilën theksojnë se është intervenuar gjatë sistemimit të lë[ndëve”, kumtuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së…
Author: almakos
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një konferencë për media ka njoftuar se deri më sot, më 18 shkurt, në orën 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve, ose rreth 1,970 nga 2,533 të votave të kandidatëve për deputetë. Vazhdimi i procesit të numërimit të votave është një moment kritik për stabilitetin dhe transparencën e zgjedhjeve në Kosovë. Elezi ka theksuar se KQZ po punon me intensitet të lartë për të shpallur rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët. Ai ka rikujtuar se ka disa hapa të nevojshme përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare, duke përfshirë numërimin…
Valmir Aziri, ish-sekretari shtetëror i Kulturës, ka realizuar një akt të turpshëm dhe të papranueshëm që e turpëron jo vetëm personalisht, por edhe çdo shqiptar. Në konkursin e vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, ai nuk nguroi të ndryshojë identitetin e tij nga shqiptar në maqedonas, vetëm për të mundësuar një mundësi përfitimi personale dhe për të siguruar një vend pune që ishte i dedikuar për etnitetin maqedonas. Ky është një akt i paimagjinueshëm tradhtie ndaj shqiptarëve dhe një shkelje e rëndë e vlerave që na përcaktojnë si komb. Bashkimi Demokratik për Integrim, që e ka gojën plot me…
Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 po shoqërohen me njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të këtij reality shou. Ka qenë së fundmi Xheneta Fetahu e cila po argëtohej në një vend në Prishtinë bashkë me Vullnet Krasniqin. Edhe pse disa prej tyre nuk flasin, ka nga ata që i kemi parë bashkë nëpër rrjete sociale. Dyshja edhe pse në Big Brother kanë pasur përplasje të shumta, shihet se tani kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet. Xheneta këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale, për shkak të rastit me Gjestin. Të njëjtit iu publikua një…
Një protestë është zhvilluar përpara ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar drejtësi për Leo Sadikun, 12 vjeçarin i cili humbi jetën në spital. Motra e Leo Sadikut tha se vëllai i saj vdiq për shkak të mjekësisë shqiptare, për shkak sipas saj të disa mjekëve të papërgjegjshëm. Ajo akuzon autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë, ndërkohë thekson se “prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë”. “Si pasojë e disa mjekëve të papengueshëm vëllai im ndërro jetë, disa mjeke që nuk ditën të lexojnë analizat. Disa mjekë që enden nëpër spitale dhe vazhdojnë jetën të…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së fundmi nga Prespa ka dërguar mesazh deri tek institucionet për realizimin e vetingut për çdo parti politike dhe për çdo funksionar. Ahmeti thotë se deri tani, as LSDM e as VMRO-DPMNE nuk ka shprehur vullnet për veting.“4 vjet ka, zverdhet dokumenti për veting të bëhet. Kam kërkuar në Prokurorinë Speciale. Kam kërkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, të hapet hetim për partitë politike. Zyrtarisht e kam dërguar nga BDI. Pse a kujton që aq lehtë është të bëhet vetingu, jo nuk është aq lehtë, se edhe unë kam pas vështirësi brenda BDI-së, që nuk e…
Vendimin ia lë politikanëve, unë kam punuar rreptësisht sipas ligjit. Kështu u vetdeklarua prokurori i lartë Lupço Kocevski, për të cilin Qeveria ka nisur procedurë për shkarkimin e tij. Kocevski thotë se ai nuk do të japë dorëheqje, por do ta pres procedurën e shkarkimit të tij. Kocevski shtoi se do ta pranoj shkarkimin në rast se ka bërë shkelje të rëndë disciplinore. Ndërsa, i bëri thirrje opinionit të vlerësoj nëse ai po shkarkohet në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Lupço Kocevski, prokuror publik “Vendimin do ja lë politikanëve. Unë kam punuar rreptë dhe do të vazhdoj të punoj…
Elita Rudi dhe Gjiko, janë arratisur drejtë Malives. Ata po e shijonë më shumë se kurrë këtë vend me prezencën e njëri-tjetrit. Elita, me një postim nuk heziton ta ndaj edhe një pozë tejet intime, ku shihet një puthje pasiononte në pishimë, shkruan Kosovarja. Kujtojmë që çifti këtë pushim e kanë nisur pa dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën.
Me kërkesë të Prokurorisë së Gjirokastrës një personi i janë sekuestruar biznese, tokë truall dhe magazina, pasi ka dyshime se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Sipas njoftimit, pasuritë e sekuestruara kanë qenë të personit me inicialet D.A, i dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga grup kriminal tek prodhimi e shitja e narkotikëve. ‘Bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe në kuadër të hetimit të procedimit pasuror nr.2, viti 2019, nga hetimet paraprake të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…
Është arrestuar 70-vjeçari i cili mëngjesin e djeshëm, 17 shkurt, përplasi katër persona në autostradën Tiranë-Durrës, teksa këta të fundit kishin dalë nga mjeti me të cilin po udhëtonin, pasi ishin aksidentuar. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I. L., ndërsa nga përplasja ndërroi jetë 28-vjeçari Gëzim Muçaj. “Arrestohet shtetasti I. L., 70 vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 4 shtetas që kishin ndaluar në rrugë, pas një aksidenti tjetër. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. M., drejtuesi i automjetit të ndaluar, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët të cilët ndodhen…
Një deklaratë e psikologes Atifete Syla, e cila e ka cilësuar Xheneta Fetahun, ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova 3, si të paedukatë, ka shkaktuar reagime të ashpra. Ish-konkurrentja përmes një lidhje telefonike në emisionin ‘Kosova Today’, ka reaguar duke e quajtur deklaratën e Sylës si të papranueshme dhe joprofesionale. “Le t’i vjen turp për moshën që ka që gënjen, i thotë vetes psikologe profesionale vetëm psikologe nuk mundesh me qenë, unë s’kam patur asnjëherë probleme mendore”, iu drejtua modelja. Tutje i tha: “Për deklaratën tënde që e ke bërë do të shihemi në gjyq”. Psikologia nga ana tjetër ia…
Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi ishte i dënuar dhe i shpallur në kërkim për disa raste vjedhjesh dhe i dyshuar si pjesë e një grupi ‘skifterësh’. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari i njohur për autoritetet, u dërgua në burgun e rrethit të Padovës ku do të vuajë dënimin me burgim prej një viti e dy muaj për veprën penale të vjedhjes në zonën e Vicenzës, në vitin 2011. Ai po ashtu është i dënuar dhe me 6 vjet, 4 muaj e 23 ditë sërish për vjedhje, në provincën Lucca-90 dhe 701. Tashmë 46-vjeçari do…

