Reagim i BDI-së Është për të ardhur keq që VLEN po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore. Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti. Në vend që të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë interesin e shqiptarëve, VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një…
Author: almakos
Livia Brunga është në televotim të kësaj jave së bashku me Loredana Bratin. Kjo pas një nominimi që iu bë kokë me kokë nga opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Pas spektaklit, ajo duket se pati përplasje me disa prej tyre, veçanërisht me grupin e saj ku përfshihen: Rozana Radi, Egli Tako dhe Gjesti. Livia shprehet se u ndje e vetme dhe se nuk e kanë mbrojtur në asnjë moment si dhe mendon që ata e duan jashtë. Në një moment, ajo u përlot teksa i kërkoi Eglit që të largohej e të bashkohej me Gjestin. Veç kësaj, përplasje të…
Një ngjarje e rëndë shënohet në kryeqytet, ku një punonjës policie i burgjeve është gjendur pa shenja jete në banesën e tij paraditen e sotme. Sipas informacionit paraprak të policisë, 48 vjeçari, Genci Aliaj, është vetëvrarë me armë zjarri, tip pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ndërsa polici Aliaj, rreth 48 vjeç, punonte tek burgu 313. “Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve”, informon policia.
Xheneta është emri më i kërkuar në rrjet dhe kjo për shkak se trazoj ujërat me raportin e saj me Gjestin. Ndonëse dyshja kanë ndarë rrugët e dashurisë, Xheneta siç duket nuk po heq dorë. Ndjekësit kanë vënë në pah se në një imazh të saj në instagram shihet Gjesti mbrapa, shkruan Kosovarja. Pse nuk e hoqi këtë foto kjo e fundit, apo është rastësi fati?
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për gjyqtaren e Shkodrës Arta Llazari. Për gjyqtaren e Shkodrës janë depozituar pranë ILD-së 11 ankesa për mospërmbushjen e rregullt të detyrës. Gjatë ditës së sotme, gjyqtarja e Arta Llazari po përballet në Këshillin e Lartë të Gjyqësor me hetimet e realizuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Për gjyqtaren Arta Llazari, emisioni Vetting në News24 ka publikuar dëshmitë e qytetarëve, të cilët janë zvarritur dyerve të gjykatave për të marrë drejtësi për pronat e tyre që i disponojnë me dokumente të ligjshme, ndërkohë që janë mbajtur të bllokuara…
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën paraditen e sotme, pasi teksa ishte duke punuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Burime për News 24 bëjnë me dije se viktima është 35 vjeçari Ylli Xhaferri. Ngjarja ka ndodhur në banesën e fshatit Mazhe e Madhe, i cili teksa po punonte ra në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por pa shenja jete. Nuk dihen ende rrethanat se si ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se 35 vjeçari është baba i 3 fëmijëve.
Prokurori i Përgjithshëm ka miratuar udhëzimin për “Masat administrative dhe procedurale para dhe pas zgjedhjeve”. Në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre. Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025. Seksionet do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe do të kenë në përbërje të tyre prokurorë dhe oficerë…
PD-ja përmes koordinatorit rajonal për Tiranën, Klevis Balliut, përmes një deklarate për mediat ngriti dje një sërë akuzash mbi një zinxhir vendimesh të dyshimta, që lidhen me emërimet dhe shkarkimet në sektorin energjetik. Në qendër të kësaj skeme përmendet emri i Erind Sulos, i cili u emërua drejtor dhe administrator i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) më 13 mars 2024, për t’u shkarkuar vetëm katër muaj më vonë pa një motivacion të qartë. Balliu argumenton se ky largim mund të ketë lidhje me ngjarjen e bujshme të arrestimit të Fredi Belerit dhe rolin e zyrtarëve të lartë në kurdisjen e çështjes…
Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi duket se është shndërruar në njërën nga befasitë më të mëdha të këtyre zgjedhjeve. Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe numri i votave që ka marrë është shumë i lartë në krahasim me disa kandidate tjera të po të njëjtës parti. Edona Llalloshi ka siguruar plot 26 mijë e 765 vota, duke u renditur kështu e 14 në listën e atyre që morën më së shumti vota në VV. Këngëtarja iu bashkua partisë me 12 dhjetor të vitit që lamë pas. Lajmin për aderimin e saj në…
Procesi i numërimit të votave po vazhdon me intensitet, dhe shpeshherë emocionet janë në kulmin e tyre për kandidatët dhe mbështetësit e tyre, pas publikimit të rezultateve nga 60% e votave të numëruara deri tani. Sipas të dhënave më të fundit, Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka arritur të fitojë 87,051 vota, duke shënuar një rezultat të dukshëm që e forcon pozitat e tij në partinë e tij. Kandidatja Doarsa Kica Xhelili gjithashtu ka arritur një mbështetje domethënëse, me 34,965 vota. Kjo tregon se votuesit e LDK-së e shohin në të ardhmen si një figurë të…
Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar nga policia e Romës, duke çuar në arrestimin e 27 personave në Itali, Shqipëri dhe Spanjë. Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia (DDA) , çmontoi një organizatë kriminale që përdorte Qendrën e Pritjes së Jashtëzakonshme në Via della Riserva Nuova në Romë si bazë për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës. Hetimi zbuloi se objekti ishte gjithashtu një vend rekrutimi për migrantët nigerianë, mbajtës të lejeve të qëndrimit të përkohshëm, të përfshirë në aktivitete të paligjshme. Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik droge, posedim dhe furnizim me lëndë narkotike,…
Për vizitë në Kuvend sot do të qëndrojë Asoacioni i atasheve të mbrojtjes së akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga pres-shërbimi parlamentar, Asociacioni do të realizojë takim me anëtarët e Komisionit parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri. Në ngjarje fjalim do të mbajë Pavle Arsoski, kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri dhe doajen i Asociacionit të atasheve të mbrojtjes. Gjithashtu, në kuadër të ngjarjes është planifikuar të mbahet diskutim i hapur. MARKETING

