Martin Cani, adoleshenti i cili humbi jetën më 18 nëntor të vitit të kaluar pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri mes tyre, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 15-të. Me tullumbace në duar dhe me lule të cilat formojnë emrin “Martin”, prindërit e tij kanë rikujtuar të birin pranë varrezave tek ai prehet. “Sot ti, dielli ynë do të mbushje 15-vjeç, por një re e zezë të mori jetën në lulen e rinisë. Martin, ti do jesh i pavdekshëm në shpirtin dhe mendjet tona, ylli më i bukur i qiellit…”, shkruhej në një letër…
Author: almakos
Një situatë e pazakontë dhe e papranueshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, duke lënë publikun të habitur dhe të shqetësuar . Menjëherë pas eliminimit të tij nga gara, Jozefin Marku – i njohur për temperamentin e tij shpërthyes – ka sulmuar fizikisht një tjetër banor, reperin Besart Klemendi, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjesti. Incidenti ndodhi brenda ambienteve të spektaklit, pikërisht në momentin kur Jozi po largohej nga shtëpia. Siç shihet edhe në pamjet filmike, ai i afrohet Gjestit dhe e godet me shuplakë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë, përpara syve…
Kjo javë parashikohet të nis me mot relativisht të paqëndrueshëm. Thuajse në të gjithë vendin e hëna parashikohet të jetë me reshje të pakta shiu. Sipas SHMU, pavarësish reshjeve, temperaturat parashikohet të jenë relativisht në ngrohta, ku maksimalja arrin në 24 gradë celsius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celsius. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës me 7-16 m/s, ndërkohë valëzimi do jetë deri në 3 ballë.
Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata nuk dëshirojnë që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë në Kocan. Ata thonë se urojnë sinqerisht që të gjithë zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët shqiptarë të provojnë pafajësinë e tyre, në një procedurë gjyqësore të drejtë, transparente, që do të bazohet ekskluzivisht në parimet kushtetuese të drejtësisë jo selektive, prezumimit të pafajësisë dhe barazisë para ligjit.“Ashtu siç kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që të zbatohet e njëjta procedurë edhe për tragjeditë kolektive të ndodhura me spitalin modular në Tetovë, aksidentin e “Durmo Tours” dhe atë të “Besa…
Aktori kosovar, Çun Lajçi ka reaguar ashpër pasi Jozi ka goditur me shuplakë Gjestin gjatë spektaklit LIVE mbrëmjen e së shtunës në BBVA.Postimi i plotë i Çun Lajçit : Ti paske qenë burr legen, hale, fjalë e pist që volli goja jote, që atë ditë kur e quejte një djalosh ; – “kopil shkine” dhe burr legen dole kur mësove humbjen tande dhe e shfryne urrejtjen ndaj po atij djaloshi që me zemër të ktheu për të dytën herë në BBAVip . Çfar veriori ti more Jozef Marku! Çfar malsori ti që gjithë fuqinë tande e zbraze në fytyrën e…
Acer është duke shënuar rikthimin e saj në tregun indian të smartfonëve në datën 15 prill në bashkëpunim me Amazon, dhe detajet e reja për telefonin e saj të ri janë duke u zbuluar. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi jashtë këtij tregu, Acer është gatshëm të rikthehet me një produkt inovativ që pritet të konkurronte me shumë brende të njohura. Telefony i ri, për momentin ende pa emër, shihet si një hap i rëndësishëm në strategjinë e Acer për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm në tregun e telefonëve inteligjentë në Indi. Disa detaje interesante janë zbuluar në lidhje…
Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me nofkën ‘Noizy’, ka reaguar pas dhunës së përdorur ndaj Gjesti prej anës së Jozit. Noizy ka kërkuar nga Gjesti që ta mbajë kokën lart. Kështu thuhet në një ‘Insta Story’ të tij, ku ka shpërndarë reagimin e familjarëve të banorit nga Peja, shkruan Insajderi. “Mbaje kokën lart, djalosh“, ka shkruar Noizy. Familjarët e Gjestit janë shprehur të tronditur, ku kanë thënë se pamjet ishin shumë të vështira për tu parë. ”Dhembja që ndjejmë është e madhe por jemi krenar për të”, thuhet ndër të tjera në reagim, të cilët kanë kërkuar drejtësi…
Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar parburgim për katër prej 19 të dyshuarve të rinj për zjarrin në diskotekën e Koçanit, për shtatë prej tyre është kërkuar paraburgim shtëpiak dhe ndalesë komunikimi, për shtatë të tjerë kërkohet masa e kujdesit, ndërsa një i dyshuar ishte jashtë shtetit në momentin e hapjes së hetimit. Të gjithë, ashtu si edhe ata të mëparshmit ndaj të cilëve ishte hapur hetim, janë të dyshuar për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme. Përkrah tre kryetarëve të Komunës së Koçanit, të dyshuar janë edhe tre punëtorë të autorizuar ndërtimor, të cilët kanë vepruar në kundërshtim…
Të tjera detaje janë mësuar rreath dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, brenda banesës me tre goditje thike në qafë, më 26 mars. “Në mbrëmje po flija. Vetëm në mëngjesin e 26 marsit kuptova se ishte dikush tjetër në shtëpi, kur pashë dy filxhanë kafeje. I dëgjova duke debatuar, pastaj s’u dëgjua më asgjë. Hapa derën dhe pashë vajzën të vdekur. Kam humbur ndjenjat”, ka thënë nëna e Mark, e cila është marrë nën hetim si e dyshuar se ka ndihmuar të birin të fsheh krimin…
Pas incidentit tronditës që ndodhi gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, ku konkurrenti Jozi goditi fizikisht Gjestin në një moment të papritur dhe të paprecedentë, reagimet e opinionit publik, figurave të njohura dhe fansave nuk kanë munguar. Pamjet e dhunës u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim të madh në publik. Gjestit, një nga konkurrentët më të dashur të këtij edicioni, i është dhënë përkrahje e gjerë nga figura të njohura të estradës, por edhe nga ndjekësit anembanë botës. Një ndër reagimet më të ndjera dhe të fuqishme është ai i publikuar në profilin zyrtar…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një ceremoni emocionuese homazhesh në Kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe, duke përkujtuar 26-vjetorin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi. Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të sakrificës së këtyre dy heronjve, të cilët dhanë jetën për elitat e një shoqërie të lirë. “Jemi këtu për të përkujtuar rënien heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, rënie që ka shërbyer si një frymëzim për të ardhmen e popullit tonë,” theksoi ai. Kurti vazhdoi të ndajë refleksione mbi rolin e këngës së lirisë, e cila,…
VLEN e cilëson si të rëndësishëm sistemin “One Stop Shop” me Kosovën si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. VLEN thotë se për nëntë muaj e bënë atë që nuk ishte bërë për dy dekada. “Sistemi i lëvizjes në pikën kufitare, Bllacë- Hani Elezit është nevojë e kamotshme për qytetarët e të dyja vendeve por që tani më është realitet. Ky sistem krijon lehtësi për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe biznesit të dyja vendeve. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e përafrimit të të dy shteteve fqinje dhe mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës” thekson VLEN.…

