Author: almakos

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se ata nesër do të kenë mbledhje të kryesisë së partisë ku do të vendosin për hapat e ardhshme.Taravari, raporton SHENJA, tha se në lojë janë dy opsione.“Një opsion është që së bashku me VLEN-in të dalim së bashku në zgjedhje lokale dhe opsioni i dytë është që të dalim vetëm në zgjedhje. Mendojmë se edhe vet me dal në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit mund të bëjmë rezultat të mirë të shkojmë në raund të dytë por edhe të fitojmë”, tha Taravari, duke shtuar se megjithatë dëshiron…

Lexo më Shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prezantoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK për vitin 2024, ku evidentoi disa prej sfidave dhe problematikave kryesore me të cilat përballet institucioni që drejton. Një nga çështjet kryesore që ngriti Dumani ishte ajo e korrupsionit në nivelet e larta të administratës shtetërore. Sipas tij, krimi është bërë gjithnjë e më i sofistikuar, duke përdorur skema të mirëorganizuara për të shmangur ndëshkimin. “Personi që merr ryshfet nuk i merr më paratë drejtpërdrejt, por përdoren mekanizma të ndryshëm për të zhdukur gjurmët. Këto forma janë zbuluar gjatë hetimeve të…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, dje njoftoi se Qeveria ka shpallur thirrje publike për mbështetje të bujqve të rinj për të filluar veprimtarinë bujqësore. Ai tha se vlera e grantit është 600.000 denarë ose 10.000 euro, që përfaqëson 100% të shpenzimeve të bëra. “Kushtet të cilat duhet të plotësohen janë: personi që aplikon të jetë në moshë prej 18 deri në 40 vjeç; të jetë hera e parë që fillon me veprimtari bujqësore; të ndërmerr një ekonomi bujqësore ekzistuese ose të themelojë një të re; dhe të jetë i regjistruar në regjistrin unik të ekonomive bujqësore në 18 muajt e…

Lexo më Shumë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, është ndalur edhe te çështja e mandatit të prokurorëve të SPAK, duke propozuar dy alternativa për të garantuar vijimësinë institucionale, por duke përjashtuar kategorikisht mundësinë e një riemërimi automatik. Propozimi i parë i Dumanit parashikon që prokurorët të kenë të drejtë të rikandidojnë pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. Sipas tij, ata duhet të garojnë në një proces të hapur bashkë me prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm. Propozimi i dytë i kreut të SPAK është që pas përfundimit të mandatit, prokurorët të atashohen pranë Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Gjatë raportimit të punës për vitin 2024 në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka theksuar disa problematika të rëndësishme me të cilat përballen prokurorët e SPAK. Ai e ka renditur si problem kryesor presionin e jashtëm ndaj institucioneve të drejtësisë, të ushtruar nga krimi i organizuar, aktorët politikë dhe mediat, të cilët, sipas Dumani, kërcënojnë pavarësinë dhe efektivitetin e SPAK në hetime. Dumani gjithashtu përmendi çështjen e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë që janë lokalizuar ose arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Problematikat me të cilat përballet SPAK: Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga…

Lexo më Shumë

Në numrin për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është raportuar për gjetje të bombave të dorës në një fushë private në afërsi të “Eko Fllor Plus” në fshatin Bogovinë. Siç informon sot QMK, menjëherë pas marrjes së raportimit, të punësuar nga Stacioni i Policisë Kamjan kishin mbërritur në vend. “Për rastin është njoftuar edhe DMSH e Tetovës, ndërsa përmes konsultimeve me organet kompetente është konstatuar se do të thirret personel i specializuar nga Kumanova për heqjen e bombave të dorës. Për shkak të errësirës, ​​aksioni është shtyrë për sot, me çka vendi është siguruar përkohësisht…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, këngëtarja Dafina Zeqiri feston ditëlindjen. Krijuesja e shumë hiteve këtë vit po e përjeton me ndryshe, për shkak se është në pritje të ëmbël. Ishte bashkëshorti i saj, Kreshniku, ai i cili u kujdes që në orët e para të mesnatës të ndez fishekzjarrë për ditëlindje. Ata u panë duke e shijuar këtë moment, i cili është mjaft romantik.

Lexo më Shumë

Një 25-vjeçar është shoqëruar në komisariat pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë Rrugore në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, i riu fillimisht nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Pas ndjekjes dhe ndalimit të tij, ai është konfliktuar fizikisht me efektivin, duke e lënduar. Punonjësi i Policisë Rrugore ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj 25-vjeçarit kanë nisur procedurat për veprimet e dhunshme ndaj efektivit. Grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. “Rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:35, pranë mbikalimit të Paskuqanit në Tiranë. Një automjet me drejtues shtetasin R. Q., 35 vjeç, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe, dhe H. M., rreth 66 vjeçe – të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen në mënyrë të gabuar. Për pasojë, 72-vjeçarja L. S. humbi jetën në vend, ndërsa H. M. mbeti e plagosur dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Pas dhunës ndaj Gjestit nga Jozi, Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur mbështetje për Gjestin – edhe pse dyshja janë tashmë të ndarë. “Kushdo me pas qenë në vendin e Gjestit kisha reagu njësoj sepse është sjellje që nuk m’doket normale e aq ma pak me pre ndokënd,” shkruan ajo, duke nënvizuar se ndjeshmëria e saj rritet sidomos kur përmendet familja. “Unë jom e lindur me qenë mirënjohëse dhe nuk harroj që kur është përmend familja, jem ka qenë afër meje.” Ndërsa një ndjekës e akuzoi për hipokrizi duke i kujtuar dhunën…

Lexo më Shumë

Hetimet për vrasjen makabre të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, vijojnë të zbulojnë detaje tronditëse. Në javën e dytë të hetimeve, prokuroria është fokusuar tek gjurmët e gjakut të gjetura në rrobat e Ilarias dhe në ambiente të ndryshme të banesës së vogël në via Homs, në pronësi të familjes së autorit. Sipas burimeve hetimore, versioni i dhënë nga Samson është cilësuar si i paqëndrueshëm dhe kontradiktor, duke e bërë të pabesueshme deklaratën e tij për mënyrën dhe momentin e vrasjes. Nga konkluzionet paraprake, nëna e autorit, Nosr Manplaz, dyshohet se ka ndihmuar…

Lexo më Shumë

Mark Gurman nga Bloomberg ka zbuluar se CEO i Apple, Tim Cook, ka nisur një obseshion të ri intrigues. Burimet e brendshme të kompanisë kanë raportuar se Cook po përpiqet të sfidojë Meta-n në tregun e teknologjisë me një çift syze inteligjente AR (Realiteti i Zgjeruar), që pritet të jenë lider në industri. Kjo nismë synon të pozicionojë Apple si një lojtar kryesor në fushën e teknologjisë që po evoluon me shpejtësi dhe që pritet të ndryshojë mënyrën se si njerëzit ndihen dhe përjetojnë botën përreth tyre. Përpjekjet e Apple në sektorin e XR (Realiteti i Zgjeruar), megjithatë, nuk kanë…

Lexo më Shumë