Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkodër, ku kanë humbur jetën dy të rinj, një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar. Sipas burimeve për News 24, 14-vjeçari që mbeti i lënduar në aksidentin e djeshëm ka ndërruar jetë sot në spital, duke rritur tragjedinë e ngjarjes. Aksidenti ndodhi ndërsa dy të rinjtë po udhëtonin me motor dhe për arsye ende të paqarta humbën kontrollin e mjetit, duke u përplasur.
Author: almakos
Autoritetet britanike kanë kapur 20 emigrantë shqiptarë, 19 burra dhe 1 grua, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe. Sipas zëdhënësit të Home Office, emigrantët pritet të dëbohen në Shqipëri pas arrestimit të tyre në Kanalin Anglez. Në lidhje me ngjarjen, janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan emigrantët të fshiheshin në jaht. Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në Mbretërinë e Bashkuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur para Gjykatës së Bodmin. Po ashtu, dy shtetas të tjerë shqiptarë…
Daut Laze, i arratisur prej 4 shkurtit nga burgu i Shënkollit, është arrestuar mbrëmjen e së hënës (14 prill) nga efektivët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë. 49-vjeçari kishte qëndruar i fshehur për më shumë se dy muaj në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Fresk, Kombinat dhe Astir. Në dëshminë e tij para autoriteteve, Laze ka deklaruar se gjatë arratisë ishte strehuar në xhami, duke përfituar nga muaji i Ramazanit. Sipas tij, besimtarë myslimanë e kanë ndihmuar të mos bie në sy. Për të mos u njohur nga policia, Laze kishte ndryshuar pamjen duke hequr mjekrën dhe mbante…
Mbrëmja e djeshme ishte emocionuese për Eglin dhe Gjestin. Në një ambient festiv, ata u kurorëzuan brenda shtëpisë, shkruan Indeksonline. E për këtë veprim duket se ndjekësit që një kohë u irrituan nga ajo, ka filluar të rikthehen. Nga 314mijë tani numëron 319mijë ndjekës.
Edhe pak orë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës konstituive për formimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dhe në kuadër të këtij procesi edhe formimi i Qeverisë së Kosovës. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar së fundmi disa takime me përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me qëllim sigurimin e votave për formimin e Qeverisë së re, Kurti 3. Cilat janë pritshmëritë dhe sfidat që përballet Kurti në përpjekjen e tij për të formuar një qeveri të qëndrueshme? Kjo seancë konstituive është një moment delikat…
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për rikthimin e celularit të sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Me një vendim të datës 6 dhjetor, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) autorizoi SPAK-un të kontrollonte telefonin e Xoxës në kuadër të hetimeve për aferën që përfshin bashkinë e Tiranës. Më 10 shkurt, Prokuroria e Posaçme lëshoi tetë masa sigurie, mes të cilave edhe një urdhër “arrest me burg” për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe “arrest shtëpie” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në seancën për rivlerësimin e…
Një ngjarje e paprecedentë ndodhi të shtunën mbrëma gjatë primes së Big Brother VIP Albania, kur konkurrenti Joz Marku e goditi me shuplakë Gjestin, pak para se të largohej nga shtëpia. Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm Kosovë e Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit, shkruan Insajderi. Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbështetje Gjestit, duke e cilësuar goditjen si një akt të papranueshëm dhe të ulët nga ana e Jozit. Megjithatë, nuk kanë munguar as reagimet e ashpra kundër Gjestit, përfshirë edhe ofendime të rënda. E deri tani Jozi nuk ishte shfaqur në publik.…
Sot në takimin qëndror që mbahet në Tetovë do të merret vendimi se si partia e Arben Taravarit do të dal në zgjedhjet lokale, kështu ka bërë të ditur kreu i ASH-së Arben Taravari. Ai tha se do të vendosin për njërin nga opsionet , të dalin bashkë me VLENIN ose të dalin të vetëm. Taravari edhe një herë theksoi se opsioni i tretë nuk ekziston duke iu referuar bashkëpunimit me BDI-në. ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË “Mendojmë se edhe vetë të dalim në disa komuna me ndihmën e disa partive të partnerëve të koalicionit mund të bëjmë rezultat të…
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot seancën konstituive, duke shënuar një moment historik pas disa muajsh stagnim politik. Pas një periudhe të gjatë pritjeje që filloi me zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, Kuvendi është caktuar të niset sot në ora 10:00. Kjo seancë shënon hapin e parë të rëndësishëm drejt formimit të legjislaturës së re, e cila pritet të sjellë një kapitull të ri në politikën kosovare. Rendi i ditës për seancën konstituive përfshin formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve…
Universiteti La Sapienza i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreativ. 22-vjeçarja, e cila u vra nga i ish i dashuri, ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistikore. Ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj. “Ilaria Sula, studente e Sapienzës, të mos harrojë të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më”. Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20…
Po vazhdon akoma dasma e Gjestit me Egli Takon në Big Brother VIP Albania 4. Të ftuar kanë qenë edhe opinionistët: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, e disa ish-konkurrentë të këtij formati. Ata kanë kërcyer e janë argëtuar me njëri-tjetrin, ku performoi Remzie Osmani së bashku me të vëllanë, Nexhatin. Valbona Mhilli në një moment i uroi Gjestit fitore dhe i tha që të mos kthehet pa kurorë. Ajo duket se po mban akoma anën e këngëtarit pejan, përkundër raportit të ngushtë që kishte me Joz Markun. Para se të dilte, gazetarja kishte rregulluar raportet me Gjestin dhe po shoqërohej…
Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% më i lartë se viti i mëparshëm. Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport më 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32% e pagës mesatare mujore bruto. Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar…

