Author: almakos

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u ndërpre pasi deputetët e sapozgjedhur nuk arritën të votojnë me shumicë për raportin e Komisionit për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve të Deputetëve. Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër i zgjedhur, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme të votave. Në atë moment, një skenë e pazakontë ndodhi në sallën e Kuvendit: deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, nisi të duartrokasë, duke tërhequr vëmendje dhe reagime të shumta. Pas seancës, Bahtiri sqaroi arsyen e këtij gjesti para mediave. “Aq e madhe është urrejtja…

Lexo më Shumë

Pse të mos pini ujë kur të hani ëmbëlsira? Sipas një studimi të fundit nga shkencëtarë në Amerikën e Jugut, pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave rrit ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak. Rritja e nivelit të sheqerit në gjak është më e theksuar kur konsumohet uji, madje edhe më e lartë se sa kur konsumoni shumë ëmbëlsira pa pirë asgjë. Këto rezultate provojnë se uji ka ndikim të paparashikueshëm në procesin e tretjes dhe thithjes së glukozës nga ushqimi. Studimi ka zbuluar se uji ndihmon trupin të asimilojë më shumë glukozë, gjë që mund t’i bëjë njerëzit që…

Lexo më Shumë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka njoftuar se ditën e sotme ka nisur votimi për zgjedhjet e 11 majit nga jashtë vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi njofton se mëngjesin e ditës së sotme, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve! “Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025”, shkruan ai. Kujtojmë se kjo është hera e parë që diaspora…

Lexo më Shumë

Ka kaluar një vit nga vrasja e Erion Pelivanit në Greqi nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pasi kishte dyshime se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij që prej moshës 9 vjeçare. Por hetimet e fundit kanë zbuluar se gjithçka në këtë ngjarje ishte e sajuar nga vajza 19-vjeçare, e cila më në fund ka pranuar para autoriteteve se ka falsifikuar mesazhet që implikonin viktimën. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmeti nëna  e 33-vjeçarit ka treguar disa detaje të reja. Në një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës, nëna ,…

Lexo më Shumë

Kanë mbetur edhe disa orë për tu definuar vendimi i Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët, se nga do të rreshtohen, do të vazhdojnë të mbeteten në VLEN, apo përfundimishtë do të largohen nga koalicioni me të cilët, në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare garuan së bashku. Ky vendim do të mësohet sonte, pasi ASH-ja e Taravarit në orën 19:00 në Tetovë do të mbajë takim me kryesinë e partisë, me ç’ka do të largohet edhe mjegulla që është krijuar në koalicionin VLEN. Trubulencat në koalicionin VLEN filluan javë më parë, pasi Taravari lëshoi një sërë kritikash për VLEN-in,…

Lexo më Shumë

Pas një nate festive ku kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mëngjesi për Gjestin dhe Eglin nisi me batuta dhe shumë humor. Pasi u zgjuan nga gjumi, Egli u drejtua menjëherë për në dush, ndërsa Gjesti qëndroi jashtë duke e ndjekur me sy dhe nis të bëjë shaka me të. Me ironi, ai i drejtohet Eglit duke thënë: “Qysh? Çfarë gruaje je ti, a burri është tmerr.” Gjesti vijon me shaka, duke e ngacmuar për mungesën e kujdesit pas “martesës”:“As kafenë s’ma ke bërë, asgjë. Krejt vetë i bëra. Asgjë nuk…

Lexo më Shumë

Tension dhe kaos ka pasur në qendrën për emigrantëve në Gjadër, ku janë sistemuar 40 shtetas të huaj të transferuar nga Italia. Ngjarja, e raportuar nga Tg4, ka ngjallur sërish debat, sidomos pasi bëhet fjalë për të njëjtët emigrantë për të cilët e majta italiane kishte reaguar me zemërim për shkak të përdorimit të prangave plastike gjatë zbritjes nga anija Libra. Sipas raportimeve, rreth njëzet prej emigrantëve kanë shkaktuar trazira në ambientet e qendrës, duke dëmtuar mobiliet, shkatërruar dyshekët dhe thyer xhamat e dritareve. Situata ka dalë jashtë kontrollit për disa orë, duke detyruar ndërhyrjen e stafit të sigurisë. Shqetësuese…

Lexo më Shumë

Korrupsioni është i përhapur dhe i pranueshëm për shumicën e qytetarëve dhe lufta për një situatë të tillë është edhe më e vështirë, deklaroi kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Aleksandar Krzhallovski, lidhur me analizën e tyre për korupsionin. Ai tha se analiza ka treguar se korrupsioni vazhdon të jetë ende në nivel të lartë dhe se gjendja më shumë është përkeqësuar në 10 vitet e fundit. ALEKSANDAR KRZHALLOVSKI, KRYETAR I QENDRËS PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR “Viti i kaluar për të gjithë rajonin tregon një nivel ende të lartë të presionit të korrupsionit, pra shumë njerëzve u kërkohet ryshfet. Në rajon…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ndarë së fundmi një moment emocional me ndjekësit e saj në Instagram. Në një InstaStory të publikuar ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të thjeshtë, por me një mesazh të fortë emocional: “Missing someone is bad” (Të mungojë dikush është e vështirë). Megjithëse mesazhi është i shkurtër, ai ka zgjuar menjëherë vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj të shumtë, të cilët janë mësuar ta shohin Ronelën gjithmonë energjike dhe pozitive. Ky postim lë të kuptohet se artistja po kalon një moment reflektimi ose ndoshta një periudhë më të ndjeshme emocionale.…

Lexo më Shumë

Autoritetet britanike kanë arrestuar disa shtetas shqiptarë, të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore, pasi një jaht luksoz u ndalua në Kanalin Anglez me 20 emigrantë të fshehur në bord. Jahti dyshohet se kishte nisur udhëtimin nga Bresti, Francë, dhe ishte nisur drejt bregut jugor të Anglisë, me destinacion Newquay. Ai u ndalua të dielën nga Forcat Kufitare britanike, të cilat gjatë kontrollit zbuluan 20 persona të fshehur nën kuvertë, 19 burra dhe një grua, të gjithë shtetas shqiptarë. Të gjithë personat janë ndaluar dhe janë në pritje të dëbimit nga Mbretëria e Bashkuar, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë njoftuar se ata kanë realizuar një tjetër zotim, atë të rritjes së rrogës minimale në Postën e Maqedonisë.“Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN realizon një tjetër zotim, rritet paga minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut!Me vendosmërinë për të kthyer dinjitetin dhe vlerësimin për punëtorët, u konkretizua një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e drejtorit , Orhan Kurtishi, u nënshkrua marrëveshja me përfaqësuesit e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë – një…

Lexo më Shumë

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari filipinas Mark Samson. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy të rinjve. Hetimet paraprake dhe rezultatet e autopsisë pritet të ndihmojnë në rikonstruksionin e plotë të dinamikës së krimit. Dyshohet se Ilaria kishte shkuar në banesën e ish-partnerit për të marrë disa rroba dhe sende personale, çka mund të ketë qenë momenti i përplasjes mes tyre. Burime nga prokuroria italiane bëjnë me dije…

Lexo më Shumë