Author: almakos

Natën e mbrëmshme Livia u eliminua nga “BBVA”. Edhe pse krijuan drama para hyrjes së saj në këtë format duket se Mevlani dhe Livia kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, shkruan Indeksonline. Më sa kemi vërejtur, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet në “Instagram” ndër të tjerash ku shihej edhe me partneren dhe surprizën për pritjen e ëmbël. Ky vendim shihet se erdhi pasi Livia doli nga shtëpia. Sesi do të rrjedhin gjërat mes tyre mbetet të shohim ditëve në vazhdim.

Lexo më Shumë

Friedrich Merz, i cili do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, është pyetur sesa shpejt mendon se mund të krijojë një qeveri. Merz thotë se do të jetë “e vështirë” të formohet një qeveri, por shton se kjo është diçka që “e dinim përpara zgjedhjeve”. Kreu i CDU-CSU thotë se “ne duhet të përgatisim një afat kohor” që palët të bisedojnë me njëra-tjetrën. Jam i sigurt se do të kemi formuar një qeveri deri në Pashkë. Evropa pret që ne të kemi një qeveri të fortë shumë shpejt.” Merz thotë se ai ende duhet të “punojë” se si të formojë…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e sotme në gjermani prin koalicioni CDU/CSU, ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ia ka uruar fitoren CDU-së. Mickoski thotë se Evropa ka nevojë për ndryshime. “Urime për fitoren e rëndësishme të CDU-së në zgjedhje. Ky sukses është një konfirmim i besimit që qytetarët gjermanë kanë në lidershipin dhe në parimet mbi të cilat është themeluar CDU, stabiliteti, zhvillimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të demokracisë së krishterë evropiane. Le të bashkëpunojmë së bashku për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa kërkon ndryshime”, ka shkruar Mickoski. MARKETING

Lexo më Shumë

Sali Berisha ka uruar CDU/CSU për fitoren në Gjermani, ndërsa shprehet se triumfi i saj është lajm i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Gjithashtu shprehet se është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën. Postimi i Berishës: Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë. Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën. Ky…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka ftuar banorët e Çairit që më 27 shkurt të bëhen pjesë e tubimit të partisë, dhe siç thotë Osmani, bashkë me kreun e integristëve, “t’i thuhet mjaft padrejtësive”. Osmani thotë se duhet të krijohet “energji e re e ndryshimit”. “Të dashur qytetarë të Çairit, koha për veprim është tani. Më 27 shkurt, e enjte në ora 19:00, në Sallën “MNT” në Qendër të Shkupit, të bëhemi të gjithë bashkë, ta presim Ali Ahmetin dhe njëzëri t’i themi mjaft margjinalizimit, përbuzjes e padrejtësisë. Të krijojmë një valë të re të energjisë, që do të ndryshojë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU/CSU në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani. Hoxhaj thekson se kjo fitore nuk është thjesht një ngjarje politike, por një mundësi e mirë për të forcuar dhe avancuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Gjermanisë. Ai e ka cilësuar këtë rezultat si një zhvillim pozitiv për Kosovën dhe për të ardhmen e Evropës. “Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të tij me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. Për më…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke mbyllur katër objekte të Qendrës për punë sociale në veri të Mitrovicës, ndalesa që ka shkaktuar reagime të shumta nga misione ndërkombëtare dhe diplomatike. Mbyllja e këtyre qendrave, të cilat operonin në kuadër të sistemit paralel serb, është bërë për shkak të dyshimeve për veprime të paligjshme që lidhen me proceset zgjedhore. Një veprim i tillë nënkupton një rritje të tensioneve në një rajon që është tashmë kompleks për shkak të çdo lloj ndërhyrjeje të jashtme ose brendshme. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dhënë një reagim të menjëhershëm në…

Lexo më Shumë

Gjesti ka marrë një mesazh të veçantë në ditën e sotme (e diel) përmes ‘Big Love’. Me të parë mesazhin, të gjithë banorët duartrokitën, derisa këngëtari pejan u ngrit në këmbë për të lexuar. “Përshëndetje Gjesti të duam të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respekt mbret”, thuhej në të. E konkurrenti ia ktheu: “Ju ruajt Zoti vëlla, ty edhe familjen, të gjithë veteranët”. “Dëshmorët që kanë rënë për ne sot të gëzojmë të gjithë lirinë. Faleminderit shumë”, theksoi tutje. Veç kësaj, ai ka marrë përkrahje të mëdha edhe nga artistë të tjerë e familjarë me anë të këtij…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka reaguar për faturat e larta të energjisë elektrike duke thënë se nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike.“Mjaftë më me padrejtësi!Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike!Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta!Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet.Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë dhe transparente!Parregullësitë nuk do të tolerohen, shteti qëndron në mbrojtje të qytetarëve”, ka shkruar Mexhiti. MARKETING

Lexo më Shumë

Arkimed Lushaj – Stresi ka komentuar banorët e Big Brother VIP Albania 4 në Fan Club me Heidi Bacin. I pyetur se kë sheh fitues në këtë edicion, ai ka dhënë një përgjigje të prerë, ndonëse sheh disa konkurrentë të fortë. “Rozana është lojtare e fortë, mendoj unë. Artikulon, është aty. E shoh finaliste padiskutim”, tha ai. Ndërsa për Gjestin theksoi: “Jam normalisht pro për Gjestin. Duke parë nga Bigu ku ishte, edhe ku është. Nuk është e lehtë të bësh dy Big Brothera. Gjesti e ka pasur pak më të tensionuar, mu bë zemra mal kur e nxorën nga…

Lexo më Shumë

OpenAI ka hequr llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut, të cilët kompania e Inteligjencës Artificiale beson se po përdornin teknologjinë e saj për qëllime keqdashëse. “Aktivitetet janë mënyra se si regjimet autoritare mund të përpiqen të përdorin AI kundër SHBA-së, si dhe kundër njerëzve të saj”, tha OpenAI në një raport. Këto veprime janë një sinjal i qartë se edhe teknologjitë më të avancuara të epokës moderne mund të abuzohen për qëllime negative. Por, kompania nuk dha asnjë tregues se sa llogari u ndaluan ose në cilën periudhë kohore ndodhi veprimi. Kjo sjell dilema të rëndësishme për…

Lexo më Shumë

Nga Lëvizja Demokratike i kanë reaguar BDI-së duke thënë se shtabi i ekzilit vazhdon me prodhimin e lajmeve të rreme. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të LD: Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime.E ashtuquajtura ‘listë për punësime’ është e prodhuar nëpër shtabet e BDI-së që fshihen nga drejtësia. LD nuk ka përpiluar lista të tilla, sepse LD NUK ËSHTË BDI! Fabrikimi i të gjitha këtyre lajmeve të rrejshme përfundimisht dëshmon…

Lexo më Shumë