Author: almakos

Pas largimit të saj të papritur nga gara e Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka bërë reagimin e parë publik. Lajmi për dorëheqjen e saj u kumtua të enjten nga Vëllai i Madh, duke lënë të habitur banorët dhe publikun. Duke qenë se spekulimet mbi gjendjen e saj kanë qenë të shumta, këngëtarja vendosi të ndante ndjenjat e saj përmes një shkrimi në InstaStory. “Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka ofruar një analizë të thellë mbi mundësitë e krijimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të fundit. Hasani ka theksuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje, si partia që mori më shumë vota, nuk formon qeverinë brenda afateve të përcaktuara, Kuvendi është në të drejtën e tij të thirret nga partitë e tjera për të propozuar një kandidat alternativ për kryeministër. “Deputetët nga partia të tjera, ndonëse numri i tyre është më i vogël, kanë mundësi të propozojnë një kandidat tjetër. Nëse Kuvendi miraton këtë propozim me 61 vota, kjo do të jetë baza…

Lexo më Shumë

Lidhur me shpërthimin me eksploziv në një punishte sallami në Fushë-Krujë, është identifikuar autori i ngjarjes. Është shpallur në kërkim shtetasi Kristian Caka, 26 vjeç, banues në Krujë. I riu akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ngjarja ka ndodhur me datë 5 mars, në lagjen “Ish-Grumbullimi”, ndërsa eksplozivi ishte i vendosur në murin e jashtëm të punishtes së shtetasit Dorjan Mirit. Po punohet për kapjen e autorit. LEXONI EDHE: Shpërthim me eksploziv në punishten e sallamit në Fushë-Krujë, detajet e paraNjoftimi i policisë Zbardhet autorësia…

Lexo më Shumë

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. E cilësuar si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, sot të gjithë kujtojnë edhe mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit. Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e…

Lexo më Shumë

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. Njoftimi i policisë Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë. Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ka shprehur angazhimin e saj për të formuar një Qeveri të re. Udhëheqësi i saj, Albin Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës, ka bërë të ditur se po pritet certifikimi i rezultateve përpara se anëtarët e partisë së tij të diskutojnë hapat që do të ndjekin pas zgjedhjeve, sipas informatave të publikuara nga Evropa e Lirë. “Situata nuk ka ndryshuar në mënyrë që ne të ndryshojmë qëndrim ndaj kundërshtarëve tanë. Kemi përjetuar një luftë hibride ndaj Qeverisë sonë dhe LVV-së, dhe ne jemi dalë fitimtarë, prandaj fitimtari duhet të formojë Qeverinë e…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve dhe nxënësve për të bërë dhuratën më të veçantë. Ajo që dikur simbolizohej nga një tufë lulesh dhe një kartolinë falënderimi, sot është kthyer në një treg të mirëfilltë ku parfume luksoze, bizhuteri dhe deri edhe udhëtime të paguara janë bërë pjesë e traditës. Por sa kushton kjo festë për prindërit dhe a po zbehet vlera e vërtetë e mirënjohjes mes kësaj gare të dhuratave? Flasim për një gamë të gjerë dhuratash, nga librat dhe kuponët…

Lexo më Shumë

Kompania australiane, Cortical Labs, dhe shpikja e saj inovative kanë ndryshuar mënyrën si e shohim teknologjinë. Ata kanë prezantuar atë që ata e quajnë “kompjuteri i parë biologjik i zbatueshëm në botë”, një sistem që bashkon qelizat e trurit të njeriut me komponentë të avancuara të bazuara në silikon. Ky sistem, i njohur si CL1, u prezantua në MWC 2025 në Barcelonë dhe hap një epokë të re për aplikimet në inteligjencën artificiale dhe të mësuarin makinerik. CL1 është një sistem i veçantë që përbëhet nga një çip silikoni, i projektuar me kujdes për të lejuar zhvillimin e neuroneve njerëzore…

Lexo më Shumë

Sot në mbarë vendin shënohet “7 Marsi” e njohur si Dita e Mësuesit. Në gjithë vendin pritet që të mbahen aktivitete të ndryshme për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave. Më 7 mars 1887 u çel “Mësonjtorja Shqipe” në Korçë, për të vazhduar më pas me hapjen e disa shkollave shqipe në disa qytete të tjera të vendit, përshirë Pogradecin, Ohrin dhe qytete të tjera. Që nga kjo ditë “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit  kombëtar dhe dita e çeljes së shkollë si festë, duke bërë kështu që çdo 7…

Lexo më Shumë

Pak çaste përpara se të largohej përfundimisht nga gara, Egli Tako u shpall fituese e çmimit “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania 4. Megjithatë, ajo nuk arriti ta shijonte këtë moment, pasi refuzoi të ngjitej në skenë për të marrë trofeun, duke u shprehur se nuk ndihej mirë. “Mezi u çova, nuk kam fuqi. Faleminderit shumë juria“, u shpreh Egli, duke lënë të kuptohet se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Vetëm pak minuta më vonë, një zarf i kuq njoftoi zyrtarisht largimin e saj nga shtëpia. “Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që…

Lexo më Shumë

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/s. Temperaturat: B. Curri 2-18 gradë Celsius Kukës 5-20 gradë Celsius Peshkopi 3-19 gradë Celsius Shkodër 6-22 gradë Celsius Lezhë 10-21 gradë Celsius Durrës 8-21 gradë Celsius Tiranë 10-23 gradë Celsius Elbasan 9-23 gradë Celsius Berat 7-23 gradë Celsius Fier 10-23 gradë Celsius Korçë 3-18 gradë Celsius Gjirokastër 3-23 gradë Celsius Vlorë 10-22…

Lexo më Shumë

22:19 | 6 Mars 2025E.HShërbimi postar shtetëror i Danimarkës, PostNord, në fund të vitit 2025 nuk do të dërgojë më letra, duke përmendur një rënie prej 90% në vëllimet e letrave që nga fillimi i shekullit. Vendimi i jep fund 400 viteve të letrës së kompanisë. 1500 kutitë postare të Danimarkës do të fillojnë të zhduken nga fillimi i qershorit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Transportit, Thomas Danielsen u përpoq të qetësonte danezët, duke thënë se letrat ende mund të dërgoheshin dhe të pranoheshin në të gjithë vendin. Një kompani tha se ishte e gatshme të merrte përsipër dërgesat.

Lexo më Shumë