Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi të luhej muzikë greke, Gjesti, vendosi të mos i bashkohej festës. Ai u largua nga grupi dhe refuzoi të kërcejë, duke ngjallur reagime të shumta. Disa e panë si një shfaqje patriotizmi shqiptar, ndërsa të tjerë e interpretuan si një zgjedhje personale të reperit. Megjithatë, Gjesti, i njohur për qëndrimet e tij të forta, nuk ka komentuar ende veprimin e tij.
Author: almakos
Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, ndërsa në Kosovë do të mbahet edhe marshi tradicional për shënimin e kësaj dite. Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur si 8 Marsi, është një ngjarje e rëndësishme që festohet në mbarë botën. Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e grave dhe për të rikujtuar nevojën për vazhdimin e luftës për barazi dhe drejtësi shoqërore. Në disa vende, kjo ditë shënohet me aktivitete dhe marsha, të cilat nxjerrin në pah sfidat me të cilat përballen gratë për çdo ditë. Historiku i kësaj dite daton shumë larg. Në…
Policia ka vendosur në pranga një 31-vjeçari i shpallur në kërkim për 3 vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë i riu me iniciale K. K(P)., banues në Lezhë, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”. 31-vjeçari është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe…
Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e aktorit Laert Vasili. Megjithatë, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale. Teksa atmosfera ishte plot gjallëri, në një moment Jozi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte. Ajo çfarë ra në sy ishte reagimi i Loredanës, e cila dukej e prekur dhe gati në lot teksa dëgjonte performancën e tij. Pamjet e transmetuara treguan reperen e njohur të përfshirë nga emocionet, duke lënë të kuptohet se kënga e Jozit kishte një ndikim…
Dy persona janë të dyshuar për kërcënim dhe shantazh ndaj një stomatologu, pas një vizite në ordinancën e tij. Njëri nga të dyshuarit i ka treguar mjekut një video që pretendonte se kishte përmbajtje komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar. Kur stomatologu ka nisur të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe ia ka marrë telefonin, ka fshirë regjistrimin dhe e ka larguar mjekun me forcë. Prokuroria ka propozuar masa sigurimi për të dyshuarin e parë, përfshirë sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për kontakt me të dëmtuarin, ndërkohë që po merren masa…
Një 53-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me thikë bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi në fshatin Floq të Librazhdit, teksa 53 vjeçari me iniciale M. A., u kap gjatë drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Ndërkohë policia i sekuestroi thikë që përdori për të kërcënuar bashkëfshatarin dhe 1 thikë tjetër që iu gjet në mjet. “Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të…
Qeveria ka miratuar fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2025. Ndryshe nga viti i kaluar, për 2025-ën janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël. Për pasojë, aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer. Me 44 milionë euro në dispozicion, 8 milionë më pak se një vit më parë, sipas ekspertëve është një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, ‘Për…
Për më shumë se një shekull, njerëzit në mbarë botën kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars. Por për çfarë është dita dhe pse ka rëndësi? Si nisi Dita Ndërkombëtare e Gruas? Dita Ndërkombëtare e Gruas (IWD) erdhi nga lëvizja e punës. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Një vit më vonë, Partia Socialiste e Amerikës shpalli Ditën e parë Kombëtare të Gruas. Ideja për ta bërë atë një ngjarje ndërkombëtare erdhi nga Clara…
INSTAT sapo ka publikuar të dhënat demografike për vitin 2024. Ajo që vihet re është që numri i lindjeve vazhdon të bjerë në mënyrë të dukshme. Në tabelën e mëposhtme janë lindjet për vitin 2024 dhe krahasimi me një vit dhe dhjetë vite më parë. Siç shikohet dhe nga të dhënat, krahasuar me 10 vite më parë, të gjitha qarqet kanë një rënie drastike të numrit të lindjeve, por sidomos kjo rënie është tepër e madhe për qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Berat. Përqindjen më të ulët e ka Tirana nisur dhe nga fakti që ka popullsinë më të lartë dhe…
Burrat tradicionalisht kanë një jetë jo shumë të gjatë, për shkak të zakoneve të mbajtura prej kohësh si për shembull pirja e duhanit. Në vitin 2016, Qendra Kombëtare e Statistikave të Shëndetit lëshoi të dhëna që tregojnë se gratë në SH.B.A. mund të jetonin mesatarisht 81.1 vjet, ndërsa burrat, 76.1. Kjo tregon që është plot pesë vjet më pak. Si pasojë është ngritur një pyetje shkencore: Pse ndodh? Në një ese të shkruar për Nautilus, Richard G. Bribiescas, një profesor i antropologjisë, ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Yale, beson se përgjigjja qëndron jashtë gjinisë mashkullore duke bërë zgjedhje…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), që vepron në Shkup, organizon programe iftari për studentët e tij gjatë gjithë Muajit të Ramazanit. Programet e iftarit që mbahen çdo ditë të Ramazanit në kampusin e IBU-së janë pritur me shumë interes nga studentët. Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lütfi Sunar, në një deklaratë në kuadër të programit të iftarit, tha se gëzimi i Ramazanit po përjetohet në IBU edhe këtë vit, sikurse çdo vit tjetër. Ai u shpreh se në iftaret e organizuara në kampus me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, kanë rastin të bashkohen me studentët. “Jemi shumë të lumtur që e…
Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia të enjten vazhdon të ndikojë te banorët, veçanërisht te Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme “on-off” gjatë qëndrimit të saj në lojë. Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga nata e kaluar, ku Gjesti, i shtrirë në dhomën e gjumit, duket sikur flet përgjumësh me Eglin, duke i drejtuar mesazhe emocionale si të ishte ende pjesë e shtëpisë. Në këtë moment të sinqertë dhe të pazakontë, ai shprehet: “Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin…

