Author: almakos

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ishte pjesë e Forumit Mjedisor Austriako-Maqedonas që u zhvillua në Tetovë. Në forum, ku morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ambasadorët austriak dhe slloven Martin Pamer dhe Gregor Presker, Mexhiti tha se ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, ide dhe strategji që mund të udhëheqin veprimet tona të përbashkëta për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor. “Austria ka një histori të gjatë të mbrojtjes së natyrës dhe ka arritur rezultate…

Lexo më Shumë

Një situatë tjetër e ndodhur ka marrë vëmendje të madhe në Big Brother VIP Albania 4. Bëhet fjalë për një debat të ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit, ku edhe gati kaloi në përplasje fizike. Derisa Valbona iu afrua konkurrentes tjetër, kjo e fundit në një moment e kapu për flokë. Kjo konsiderohet si akt dhune dhe pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim nga Vëllai i Madh. Në Big Brother duket se është tejkaluar çdo limit dhe ka një ngarkesë të madhe nga banorët. Kanë kaluar tashmë mbi 80 ditë izolim dhe siç shihet çdo situatë…

Lexo më Shumë

Rob Ingelsen, përfaqësuesi i London School of Economics (LSE), është shprehur se bashkëpunimi me Universitetin Luarasi është fantastik, ndërsa shtoi se programet e shkollës së tyre në nivel ndërkombëtar, janë “një nga instrumentet më të fuqishme me qëllim përhapjen e vizionit dhe kurrikulalve tona.” Ingelsen u shpreh gjithashtu se LSE i dizajnon dhe planifikon programet, për të ofruar të gjithë mundësitë që programet të shtrihen në nivel global. “Përsa i përket shanseve për punësim, kemi një kërkesë të madhe sipas realitetin dhe kontekstit të sotëm, për shkencën e të dhënave, inteligjencën artificiale. Kemi mundësi të mira për tua ofruar studentëve…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ishte pjesë e ceremonisë së bashkëpunimit mes Universitetit “Luarasi” në Tiranë dhe  ‘London School of Economics’ në Britaninë e Madhe. Në fjalën e saj, kryeparlamentarja vlerësoi këtë bashkëpunim tepër të rëndësishëm. Spiropali u shpreh se marrëveshja për fillimin e këtyre programeve është një hap i rëndësishëm dhe premtues i Universitetit “Luarasi”, drejt asaj që siç u shpreh ajo “ne e kemi shpallur si prioritet në arsimin e lartë. Ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare”. Elisa Spiropali u shpreh bashkëpunimi me  Universitetin e Londrës dhe Shkollën Ekonomike të Londrës është një sukses tepër i madh. “Marrëveshja…

Lexo më Shumë

 NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup informoi se aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritjen e interesit për pagesë të vonuar është duke vazhduar dhe do të përfundojë deri më 2 prill të këtij viti. “U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve, të cilët kanë borxh të papaguar për ujin e konsumuar, ta shfrytëzojnë  mundësinë për të paguar me këste pa interes të llogaritur. Vendimi për zbatimin e veprimit për pagesën e borxheve të pashlyera pa llogaritur interes nuk vlen për organet shtetërore dhe lokale të pushtetit lokal dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin…

Lexo më Shumë

Ka nisur sfida e mos reagimeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, është futur në shtëpi, derisa banorët nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë reagim. Aktorja u fut në dhomën e gjumit, derisa ishte një pjesë e tyre duke qëndruar aty. E njëjta shkoi direkt te Laert Vasili, teksa të njëjtit i dha një puthje në buzë. Kjo mbase marrë parasysh veprimet e fundit, ku aktori kishte puthur Gjestin dhe Aldon. Egla më pas shkoi direkt në vaskë, në vendin e saj të preferuar, sa ishte…

Lexo më Shumë

NATO ka riafirmuar angazhimin e saj për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte ka përfunduar vizitat në Sarajevë dhe Prishtinë. Kjo vizitë ka theksuar rëndësinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në rajon, duke evidentuar angazhimin e NATO-s për stabilitet dhe siguri. Në një njoftim për media nga zyra e KFOR-it, u njoftua se më 10 dhe 11 mars 2025, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Sarajevën dhe Prishtinën, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë dhe organizata të ndryshme. Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Rutte u takua me udhëheqës të nivelit të lartë nga Bosnja…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë 53-vjeçari shqiptar, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij në banesën në Sindos të Selanikut dhe më pas u vetëhodh nga ballkoni i katit të dytë. Autori u dërgua në spitalin Papanikolaou në gjendje të rëndë, por nuk arriti që të mbijetojë duke humbur jetën. Sipas mediave greke, 53-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij shqiptare, e cila ndërroi jetë si pasojë e pa plagëve të marra. Pasi masakroi 44-vjeçaren, ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe arsyet e krimit të rëndë në familje. Ndërkohë janë publikuar…

Lexo më Shumë

I akuzuari i dytë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Velibor Manev, sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup tha se i njeh të gjithë të akuzuarit, përveç babait të vajzës së vrarë dhe se Ljupço Palevski Palço i ka koordinuar  rrëmbimet. Manev, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij mbrojtës, tha se mendonte se duhej ta kishin rrëmbyer Pançen dhe u habit kur Palço e qëlloi. I pyetur nga mbrojtësi i tij, avokati Goran Boshevski, nëse i njeh të akuzuarit, Manev tha se Bore Videvskin e ka njohur që nga fëmijëria, Ljupço Palevskin që nga viti 2018 dhe…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka m*sakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës. Raportohet se autori ka goditur vazhdimisht me thikë në bark 44-vjeçaren, e cila ka humbur jetën. Pas krimit ai është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë në Sindos të Selanikut dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin Papanikolaou ku po merr trajtim mjekësor. Vijon…

Lexo më Shumë

Aktivistët për mbrojtjen e lirisë së media ngrenë shqetësimin se një pjesë e kandidaturave që priten të votohen nga Kuvendi kanë një karrierë të lidhur ngushtë me politikën. Pas një maratone dëgjesash me 67 kandidatë Komisioni për Edukimin dhe Mediat përzgjodhi të martën 10 kandidatët e rinj për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Publik, një institucion që u shkri me vendim të Kuvendit disa javë më parë pas akuzave për shkelje ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të ri të RTSH. Sipas një formule ku mazhoranca dhe opozita propozojnë nga 5 kandidatë anëtarët e rinj të Këshillit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur rreth ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë. Kasami tha se punësimet në aspekt e përfaqësimit adekuat vazhdojnë dhe nuk janë të drejtpërdrejta të sanksionuara sa i përket këtij ligji. “Ky ligj është në procedurë të miratimit dhe në bazë të analizave që e kemi bërë ne, përqindja e shqiptarëve në administratë është rritur shumë më shumë para se të miratohet mekanizmi i balancerit sesa gjatë këtij mekanizmi. Kur edhe në kuadër të këtij mekanizmi ka pasur keqpërdorime, ku…

Lexo më Shumë