Policia këtë mëngjes ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup është raportuar se në parkun e Qytetit të Shkupit ka pasur përdorim fishekzjarresh dhe nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie.“Menjëherë është vepruar nga policia e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup dhe është konstatuar se në një objekt gastronomik në parkun e qytetit ishte organizuar një festë ditëlindjeje, ku nga M.F. (18) dhe M.F. (18), të dy nga Shkupi, kishin ndezur fishekzjarrë.Ata janë ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor në lidhje me nenin 387 të Kodit Penal, dhe pas dokumentimit…
Author: almakos
Policia italiane ka goditur një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ka arrestur 4 shqiptarë dhe një tunizian. Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash. Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro. Ditën e djeshme, pesë personat u identifikuan në qytete të ndryshme midis Spanjës dhe Italisë dhe u arrestuan.
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy”, ka deklaruar se fitoja e PS më 11 maj, është sipas tij për shqiptarët, por edhe për veten. “Natyrisht që kur dikush është në një garë, fitorja është edhe për vete, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë më shumë se të gjithë partive, më shumë se çdo individ, sepse më 11 maj është një botë tjetër politike”, tha Rama. Duke folur për integrimin në BE, kreu i qeverisë tha se në situatën ku është Europa dhe bota sot, futja në bllok është çështje ekzistenciale. “Besoj e…
Ka ardhur informacioni se Sony është duke zhvilluar një sensor të vetin të madh 200 MP, të cilin do ta përdorë për kamerat kryesore të smartfonëve flagship që janë planifikuar për këtë vit. Sensori 200 MP ISOCELL HP9 i Samsungut ka pasur sukses në kamerat telefoto periskopike, duke filluar nga smartfoni Vivo X100 Ultra, e më pas në modelet X200 Pro, Xiaomi 15 Ultra dhe së shpejti në Vivo X200 Ultra. Ky progres do të thotë se tregu i kamerave të smartfonëve po bëhet gjithnjë e më konkurrues, me inovacione që ndihmojnë në avancimin e cilësisë së fotografive dhe videove…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
23:38 | 19 Mars 2025E.HNjë studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në çdo katër lumenj ka nivele kontaminimi që mund të jenë të dëmshme për jetën nënujore. Ky studim ka theksuar praninë e substancave të ndryshme, kryesisht barna, në ujin e lumenjve. Gjetjet tregojnë se 25,7% e lumenjve të analizuar kanë nivele të substancave që mund të jenë toksike për organizmat që jetojnë aty. Këto përfshijnë barna si antibiotikë, antidepresivë dhe ilaçe për gjumë. Një zbulim befasues erdhi kur studimi analizoi lumenjtë e Spanjës,…
Pas publikimit të bisedave të incizuara nga Xheneta Fetahu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë për këtë çështje përmes një videoje të postuar në InstaStory. Në deklaratën e tij, Driloni ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3. Ai tha se në atë moment ende ndiente ndikimin e qëndrimit brenda shtëpisë së famshme dhe se bisedat nuk ishin serioze. Në videon e tij, Driloni shprehet: “Mirëmbrëma për krejt ata…
Gjykata Themelore në Koçan ka marrë vendim për të vazhduar masën e paraburgimit për të gjithë 16 personat e përfshirë deri tani në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls” dhe u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej edhe 48 orësh, konfirmojnë nga gjykata për MIA. Prokuroria Themelore Publike në Koçan më herët ka informuar se ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozimet për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë për 16 personat e përfshirë deri tani në procedurë, për të cilët kjo masë u skadon gjatë ditës.Edhe për dy persona, me propozim të Prokurorisë,…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele njoftoi sot se ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare – donacion në shumën totale prej 1.500.000 (një milion e pesëqind mijë) denarësh për të prekurit nga zjarri në Koçan.Donacioni, siç thuhet në njoftim, do të ndahet nga mjetet financiare të Agjencisë për vitin 2025 dhe do të realizohet përmes Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, në një llogari të veçantë të dedikuar – Fondi për Solidaritet. MARKETING
Luana Vjollca është moderatorja më e komentuar e rrjetit dhe jo vetëm. Ajo njihet për pozitivitetin që transmeton në secilën dalje publike, shkruan Kosovarja. Së fundmi ka publikuar një video me grimerin e saj Henri Gjata, të cilit nuk ia kursen asnjë fjalë dashurie. “Syni jem”, ka shkruar Luana poshtë videos.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e sontme në edicionin qendror të lajmeve në “Tema e Ditës”, deklaroi se do të hapen të gjitha rastet e mëparshme, duke përfshirë spitalin modular dhe aksidentin në Llaskarcë dhe shtoi se do të shkohet deri në fund dhe do të ketë përgjigje për atë që saktësisht ka ndodhur. Siç tha ai, ose do të fitojë Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët. “Të gjitha këto raste që përmendët, do t’i ndjek nga afër. E di në cilën fazë janë dhe pres që Prokuroria ta zgjerojë hetimin shumë qartë dhe të identifikojë jo vetëm shoferin e autobusit…
Deri tani folëm për lidhjet, punësimet dhe bizneset familjare të kushërinjve Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, dhe disa përfitime të dyshimta të familjarëve të Ceno Klosit, të cilat i takon SPAK të hetojë të gjithë paqartësitë, apo mënyrën se si nga hiçi u krijuan biznese me vlerë miliona euro. Por në vijim do të ndalemi te kompania Adriatik shpk, kompani e cila ka përfituar 32 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Kompania Adriatik SHPK u themelua në nëntor të vitit 1993 me ortakë themelues shtetasin Ardjan Mustafaraj. Në vitin 1998 Mustafaraj i dhuron 50% të aksioneve shtetasit Petrit Kovaçit.…

