Nvidia ka njoftuar një superkompjuter desktop revolucionar, i cili është gjithashtu një nga superkompjuterët më të vegjël në botë me veçori të avancuara të inteligjencës artificiale. Gjatë konferencës GTC2025, CEO i Nvidia, Jensen Huang, shpalli dy modele të reja superkompjuterësh, DGX Spark dhe DGX Station, që pritet të ndryshojnë mënyrën sesi ne e percepjomë përpunimin e të dhënave dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale. Duke u ofruar të apasionuarve pas teknologjisë dhe profesionistëve të fushës mundësi të jashtëzakonshme, DGX Spark është cilësuar si superkompjuteri më i vogël që ndihet si një desktop, me një çmim të përballueshëm prej 3000 dollarësh. Ky…
Author: almakos
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ju bën thirrje qytetarëve të cilët sot në Koçan do të nderojnë të vdekurit në zjarr, të mos e pengojnë ceremoninë e varrimit. Sot, siç thekson, duhet t’i lëmë më të afërmit, që për herë të fundit, në heshtje dhe lot, t’i shohin më të dashurit e tyre. “Është e pamundur, çnjerëzore dhe e panevojshme që të gjithë t’i afrohen trupave të të ndjerëve në të njëjtën kohë. Prindërit kanë nevojë për ngushëllim nga të dashurit që do të vijnë me ta paraprakisht. Por, pikëllimi dhe dhimbja e prindërve, vëllezërve dhe…
Kryebashkiaku Erion Veliaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK paraditen e sotme. Veliaj ka dalë përkohësisht nga paraburgimi i Durrësit dhe është dërguar në Prokurorinë e Posaçme ku mësohet se ka dhënë shpjegime për hetimet ndaj tij. Seanca e marrjes në pyetje e kryebashkiakut Veliaj, në cilësinë e personit nën hetim, ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, raporton gazetarja Klodiana Lala. Marrja në pyetje e Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej 10 Shkurtit, është bërë në prani të avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani. Shkarkimi i kryetares së komanduar Erion Veliaj, me një…
Disa biseda të publikuara së fundmi kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë. Bëhet fjalë për përgjimet telefonike me Drilon Ramën, ku ai bën bisedë intime me Xhenetën. Ku me pas ajo e akuzoi fituesin e këtij edicioni për sjellje të pandershme dhe kërcënime. Andaj ajo që ka rënë në syrin e ndjekësve ishte edhe veprimi i menjëhershëm i Alba Vukaj, ku ajo ka heq nga lista e ndjekësve Drilonin. Ndryshe fituesi i këtij edicionit të ‘BBVK’ shumë herë ka treguar se ka pasur një pëlqim për Albën.
Raporti Botëror i Lumturisë i Rrjetit për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së sërish ka vënë në pah vendet të cilat janë më të lumtura dhe sërish shtet nordike i prijnë listës. Në raportin e publikuar sot bëhet e ditur se shteti finlandez i prinë listës, si vendi më i lumtur në botë. Ky rezultat tregon se edhe në vitin 2023, Finlanda vazhdon të mbetet një model i mirë në menaxhimin e lumturisë dhe cilësisë së jetës, duke arritur një balancë të shkëlqyer mes punës dhe jetës personale. Pas Finlandës, vijnë shtetet e tjera nordike, si Danimarka në vendin e dytë,…
Të gjithë pacientët që po trajtohen këtu dhe jashtë vendit janë në gjendje stabile dhe të mirë, shumica janë në përmirësim, dhe nga 20 gjithsej kritikë dje, sot 10 janë gjendje kritike, por janë edhe stabil jashtë rrezikut për jetën, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Siç tha Taravari, 72 pacientë janë duke u trajtuar në vend, dhe 101 jashtë. Nga ata që po trajtohen në vend, tre tashmë kanë dalë nga spitali gjatë ditës së djeshme dhe tre të tjerë janë planifikuar të dalin nesër. “Duke filluar nga java e ardhshme, shpresoj t’ju informojmë se sa pacientë po…
Ne. Flet gjithmonë në numrin shumës: Të guxojmë, të besojmë, të shfrytëzojmë rastet. Xhani De Biazi nuk e sheh dot veten të ndarë nga Shqipëria. Një pjesë të zemrës dhe të mendjes e ka këtu. Me të drejtë, ajo që bëri nën drejtimin e Kombëtares ishte diçka e paharrueshme si për atë në aspektin profesional, ashtu edhe për shqiptarët. Trajneri italian, i cili siguroi për herë të parë kualifikimin në Europian. Ai e di mirë se si nga një skuadër, edhe pse me limite të shumta, të marrë maksimumin. Teksa tifozët kuqezinj janë në kërkim të argumenteve dhe pikave që…
Lulzim Berisha ka dalë sot para togave të zeza të GJKKO-së rreth një ditë pasi u ekstradua nga Spanja ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”. Në seancës ndaj tij, ish-kreu i bandës së Durrësit ka kundërshtuar deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut. “Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo”, tha ai.
Vlera e platformës X të Elon Musk, e njohur më parë si Twitter, ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme, duke arritur në 44 miliardë dollarë, shifra e saktë që miliarderi pagoi për ta. Kjo ndodhi në një periudhë të tensionuar për platformën, ku ndryshimet e politikave dhe tensionet me reklamuesit kanë pasur një ndikim të dukshëm. Investitorët kanë vlerësuar Shërbimin e Komunikimeve Sociale në 44 miliardë dollarë gjatë një marrëveshjeje dytësore në fillim të këtij muaji, e cila përfshin shkëmbimin e aksioneve ekzistuese në kompani. Ky zhvillim është raportuar nga Financial Times, duke sugjeruar se vlerësimi i platformës ka rifilluar…
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, mbërrin sot në Kosovë për një vizitë zyrtare që do të zgjasë dy ditë, një ngjarje që thekson marrëdhëniet e forta mes dy vendeve. Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka marrë masa të posaçme për të siguruar rendin publik dhe sigurinë, duke ofruar një mbështetje të dukshme për delegacionin leton. Siç njoftohet nga autoritetet lokale, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë kryesore gjatë kalimit të eskortës presidenciale. Këto masa janë të domosdoshme për të garantuar një ambient të sigurt dhe paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. Policia e…
Enejd Laçi dhe Erildi Laçi janë dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Fushë-Prezë, së bashku me kushëririn Andi Laçi dhe shokun e tyre, Enrikejd Kurti, pasi makina ku po udhëtonin u përplas me një betoniere. Ndërkohë është publikuar edhe foto e makinës tip Benz, ku udhëtonin 4 viktimat, e cila pasi u përplas me betonieren u përfshi nga flakët duke bërë që të rinjtë të digjeshin brenda mjetit. Mësohet se pranë vendit ku ndodhi ngjarja tronditëse ndodhej pika e betonit dhe betonieria sapo kishte dalë në rrugë. Mjeti ka qenë në lëvizje, kur Benz-i ku udhëtonin viktimat ka ardhur…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.

