Kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që është edhe pjesë e koalicionit VLEN, beson se, ka ende gjasa reale që koalicioni të vazhdojnë së bashku, pasi sipas tij, vlera e çdo partie është më e madhe brenda koalicionit sesa jashtë tij. Në lidhje me ultimatumin e dhënë nga ana e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të vendosë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit, apo do t’i vazhdojë negociatat me BDI-në, Kasami në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk e sheh atë si ultimatum, por bëhet fjalë për parime të…
Author: almakos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar një përditësim të rëndësishëm mbi politikat tarifore lidhur me gjysmëpërçuesit, një sektor që luan një rol thelbësor në industrinë moderne teknologjike. Të hënën, Trump do të japë hollësi mbi qasjen e administratës së tij ndaj këtyre tarifave, që ndikon në shumë produkte elektronike që importohen në SHBA. “Unë do t’ju jap atë përgjigje të hënën”, tha Trump gazetarëve nga bordi i Air Force One, sipas një raporti nga Reuters. Ky lajm ka shkaktuar një valë debati mbi efektet e mundshme që do të kenë këto masa për tregun e teknologjisë në SHBA. Me…
Këngëtari Gold Ag ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, pasi Jozi goditi Gjesin . Ai ka thënë se kështu veç sh*ijet të prejnë në besë. ”Ti nuk e përfaqëson Shqipërinë, Shqipëria ka burra po aty për fat të keq kan fut grek e shkije e gjaku i tyre me gjak shqiptari bie ndesh.” ka shkruar ai.
Dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përballet me sfida të mëdha në formimin e qeverisë së re, sipas analistëve politikë. Analistët theksojnë se, përveç disa deklaratave politike optimiste, nuk ka asnjë prova konkrete që sugjerojnë se LVV-ja ka arritur shumicën parlamentare prej 61 deputetëve, e nevojshme për një qeverisje efikase. Rreth këtij fakti, zëvendëskryeministri i kaluar e nga partia Guxo, pjesë e listës së LVV-së, ka shprehur dyshime rreth qëndrueshmërisë së koalicioneve të mundshme. Ndërkaq, nga partia Guxo, një grup i rëndësishëm i partive shqiptare, kanë njoftuar se…
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhet me trafikun e armëve të zjarrit. Operacioni policor i koduar “Suspend 1” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë. Në pranga ka rënë 21-vjeçari D. N., banues në Fier, i cili u kap në flagrancë në Tiranë duke transportuar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjeje. Po ashtu është arrestuar edhe shoku i tij, 24-vjeçari A. S., banues gjithashtu…
Prokurori Publik Lupço Kovevski, sot në konferencë për media ka deklaruar se hetimi për tragjedinë në Koçani është zgjeruar me 19 persona shtesë.„Të gjithë, ashtu si edhe ata të mëparshmit ndaj të cilëve ishte hapur hetim, janë të dyshuar për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 në lidhje me nenin 288 të Kodit Penal. Për katër nga të akuzuarit është propozuar masa e paraburgimit, për shtatë të dyshuar është propozuar arrest shtëpiak në kombinim me ndalim për të komunikuar, dhe për edhe shtatë persona të tjerë janë propozuar masa kujdesi. Njëri nga të dyshuarit, në…
Pas ngjarjes tronditëse të raportuar së fundmi në rrjetet sociale, ku artisti i njohur Jozi Marku është akuzuar për ushtrim dhune ndaj Gjestit, ka reaguar publikisht edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Lule Mustafa, njëra nga anëtaret ikonike të grupit të njohur Motrat Mustafa. Në një reagim të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm në llogarinë e saj në Instagram, Lule Mustafa ka shprehur zemërimin dhe indinjatën e saj të thellë lidhur me rastin. Në një story që tashmë është bërë virale, ajo ka postuar një sfond të zi me një mesazh të qartë: Psikopatin direkt ne polici”. Ky reagim i…
Një 28-vjeçar me iniciale A.Z është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi rezulton i zhdukur prej datës 11 prill 2025. Denoncimi është bërë nga vëllai i tij, shtetasi K.Z., 25 vjeç, i cili ka raportuar ngjarjen në komisariat më 12 prill. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, po punohet për lokalizimin dhe gjetjen e të riut, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore. “Më datë 12.04.2025, shtetasi K. Z., 25 vjeç, kallzon se më datë 11.04.2025, është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi A. Z., 28 vjeç. Punohet për gjetjen e…
Pas incidentit të rëndë që u shënua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë transmetimit live të spektaklit të Big Brother Jozi goditi Gjestin, Top Channel menjëherë lajmëroi policinë për ngjarjen në fjalë. Shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat Jozefin Markun, i cili u mor në pyetje lidhur me ngjarjen në fjalë dhe u la i lirë rreth orës 05.00 të mëngjesit, raporton TCH. Ky është momenti kur banori pas eliminimit, del nga shtëpia dhe futet në makinën e policisë me pranga në duar. Jozefin Marku u rikthye në shtëpinë e Big Brother disa javë më parë, teksa…
Një 15-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me dy bashkëmoshatarë të tij ka hedhur lëndë piroteknike (kapsolla), duke shkaktuar shqetësim dhe prishje të qetësisë publike. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të kryeqytetit, ndërsa uniformat blu kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e dy të miturve të tjerë të përfshirë në incident. Policia njofton se po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që apelon për respektim të rendit dhe sigurisë, veçanërisht gjatë përdorimit të lëndëve piroteknike. Njoftimi i policisë:…
Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pas zbardhjes së një rasti të kultivimit të bimëve narkotike në qytetin e Kuçovës. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet për këtë rast kanë nisur prej disa vitesh dhe lidhen me kultivimin e qindra bimëve narkotike në vitin 2021. Pas një pune të gjatë hetimore, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe lokalizojnë njërin prej autorëve, i cili është arrestuar, ndërsa po vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal. “Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin…
Të gjithëve u bënë përshtypje reagimi i beftë i Rozana Radit në momentin kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë Në mesin e një situate të tensionuar dhe tronditëse, që ndodhi live gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte reagimi i Rozana Radit, finaliste e këtij edicioni. Ndryshe nga Gerta, e cila u trondit dhe bërtiti, apo Egli, që vrapoi menjëherë për të kërkuar ndihmë nga produksioni pas momentit kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin, Rozana qëndroi krejtësisht e qetë. Në pamjet që…

