SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen nr. 108/2024, në ngarkim të Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Gëzim Bakalli (i njohur edhe si Shkëmbim Cërmanji) akuzohet për drejtimin e një grupi kriminal që ka trafikuar në 15 episode lëndë narkotike, përfshirë heroinë, kokainë, marijuanë dhe ekstazi. Ai akuzohet gjithashtu për falsifikim dokumentesh dhe pasaportash kosovare. Ndërsa Erjon Loci është vënë nën akuzë për pjesëmarrje në të njëjtin grup, duke ndihmuar në transportin dhe shitjen e drogës në territorin zviceran, në të paktën 6…
Author: almakos
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë zonës së Knallës. Një drejtues motoçiklete ka mbetur i plagosur pasditen e së martës, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. I plagosuri u transportua menjëherë me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje.
Garanca më e mirë për procesin eurointegrues është përmbushja e kritereve, e ka bërë të qartë edhe një herë eurokomesarja Marta Kos. Duke folur para gazetarëve për kërkesën e palës maqedonase që Brukseli të japë garanca që nuk do të përballet me kushte të tjera nga ana e Bullgarisë në rrugën drejt BE-së, eurokomesarja tha se synimi i Komision it Evropian është që të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë të jetë e mundur. Ajo në konferencën e mbajtur në kuadër të samitit BE – Ballkani Perëndimor tha se, ky takim që u mbajt në Shkup po…
Partia Demokratike e Kosovës ka demonstruar një qëndrim të fortë dhe simbolik në sallën e Kuvendit, duke u bërë kështu dëshmitar i dështimit të 40-të për konstituim të Kuvendit. Me këtë rast, deputetja Vlora Çitaku ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me veprimet e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke theksuar se ai po e shkel Kushtetutën e vendit. Ajo ka bërë thirrje për reflektim dhe rikthim në procesin e zakonshëm të punës të Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ligjore dhe demokratike. Çitaku, si një nga deputetet më aktive të PDK-së, theksoi se situata është zbatuar…
Një vatër e re zjarri është regjistruar mesditën e sotme në periferi të Elbasanit, duke përkeqësuar situatën e emergjencës në këtë zonë. Sipas gazetarit Fatmir Popja, zjarri ka shpërthyer në zonën e njohur si “Rruga e Teqes Mengel” dhe përbën rastin e dytë të një vatre masive në territorin e kësaj bashkie. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre, ndërsa janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, erës dhe bimësisë së thatë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat e Mengëlit dhe një resort të njohur që ndodhet pranë zonës së prekur. Përballë kësaj situate…
Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka ofruar një pasqyrë të thellë mbi çrregullimin bipolar, një nga çrregullimet më komplekse mendore. Çrregullimi bipolar është një çrregullim mendor i cili karakterizohet nga ndryshime ekstreme në humor, duke kaluar nga fazat e larta të manisë deri te episodet e rënda të depresionit. Doktori Rexhepi, në këtë podcast, ka shpjeguar se si këto ndryshime të disponimit ndodhin dhe ndikojnë në jetën e përditshme të individëve. Ai theksoi se “është një çrregullim ku ndërrojnë fazat, kur e kemi fazën manike dhe hipomanike… kur personat një periudhë të caktuar kohore janë…
Bashkia Fier ka reaguar pas trajtimit të rastit tronditës në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 nga Evis Ahmeti, ku u denoncua abuzimi seksual i një vajze të mitur në fshatin Sheqishte nga babai i saj. Në një njoftim zyrtar, bashkia bëri me dije se ka ofruar ndihmë financiare të menjëhershme në vlerën e 2 milionë lekëve të vjetra, si dhe ka akorduar një bonus qiraje për familjen. Nëna e shtatë fëmijëve do të ketë mundësinë të zgjedhë banesën ku do të banojë, ndërsa shpenzimet e qirasë do të mbulohen nga bashkia. Për më tepër, bashkia do t’i ofrojë…
Ish-kryetari i Bashkisë Burrel, Agron Malaj, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme për të marrë pjesë në seancën e pajtimit në çështjen civile për shpifje, të ngritur ndaj deputetit demokrat Xhelal Mziu. Malaj bëri padinë ndaj demokratit, pasi ky i fundit tha se automjeti qe përdorej nga Malaj ka shpërndarë para në këmbim të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Një rast tronditës ka ndodhur në fshatin Sheqishte të Patosit, ku babai, Zamir Meta, është arrestuar nën dyshimin e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, 12 vjeçe. Burimet policore bëjnë me dije se vajza ka arritur të largohet nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë te një fqinj, duke denoncuar ngjarjen e rëndë. Pas denoncimit, policia nisi hetimet dhe më pas arrestoi babain, i cili akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual. E mitura është dërguar në një qendër rehabilitimi, ku po merr trajtim mjekësor dhe psikologjik, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Zamir Meta, babai moster…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, paralajmëroi heqjen e plotë të roamingut për rajonin. Kos theksoi se kjo do të jetë e mundur nëse vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë në ndryshime ligjore që do të lehtësojnë zbatimin e këtij vendimi, duke shtuar se kjo mund të ndodhë që nga 1 janari i vitit 2026. “Nëse vërtet punojmë fort, dhe e di që ju liderët jeni të gatshëm ta bëni këtë, që do të kërkojë shumë reforma dhe ndryshime në legjislacion, atëherë…
BESARTA BASHA/ Mijëra shqiptarë që kanë punuar në Itali do të mund të marrin pensionin që u takon pa humbur asnjë vit kontributi, ndërsa ata që kanë vite pune në të dyja shtetet do t’i bashkojnë periudhat për të përfituar pension të plotë. Marrëveshja e re Shqipëri-Itali për sigurimet shoqërore, që hyn në fuqi nga sot, garanton për herë të parë të drejtën që kontributet e paguara në të dyja vendet të njihen dhe të shërbejnë për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, papunësie apo barrëlindjeje. Përfitimi mund të merret pavarësisht se ku jeton, në Shqipëri, Itali apo në një vend tjetër. Ky…
Nga viti i ardhshëm shkollor në vend që të jenë të shtypura, dëftesat nga klasat e përfunduara në arsimin fillor do të jenë në version elektronik dhe do të shkarkohen në mënyrë digjitale nga shkollat e mesme në të cilat nxënësit do të aplikojnë për regjistrim. Ministrja Vesna Janevska sot deklaroi se edhe këtë moment kjo është e mundur edhe përmes sistemit të ditarit elektronik, por do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm pasi popullsia të jetë më e informuar dhe e përgatitur për këtë proces digjital. “Fëmijët dhe prindërit de fakto nuk kanë nevojë ta kenë dëftesën në…

