Kryedemokrati Sali Berisha tha nga selia blu, pas protestes se opozites, se beteja e tyre kunder qeverise do te jete e vazhdueshme. “Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lebetitën narkodiktatorin. Është kryekriminel.Kreun e organizatës kriminale. Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës. Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë. Por as…
Author: almakos
Iniciativa qytetare “Support Koçani” ka mbledhur 22.742.997 denarë nga donacionet. Shteti ka arkëtuar tatim personal prej 2.274.285 denarë nga kjo shumë. Tashmë është realizuar shpërndarja e tretë dhe e fundit e donacioneve për të prekurit nga zjarri në kabare “Puls”. Kjo shpërndarje përfshin edhe donacionin prej 3.153.204 denarë nga Kisha Ortodokse Maqedonase për Evropë. 123 persona kanë marrë nga 15.968 denarë, ndërsa 19 persona nga 45.992 denarë. Iniciativa falënderon Bankën NLB për lirimin nga provizioni dhe njofton se tatimi mbi këtë donacion ishte 315.292 denarë. Zjarri në Koçan ndodhi natën e 15-16 marsit, duke shkaktuar 63 viktima dhe duke plagosur…
Situata para Parlamentit u tensionua, kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit.[embedded content] Policia ka hedhur gaz lotësjellës si para kryeministrise ashtu edhe para Parlamentit për të shpërndarë protestuesit. Pas Kryeministrisë, protestuesit marshuan në këmbë drejt Kuvendit ku edhe pati përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, në drejtim të kryeministrisë u hodhën bomba molotov, ndërsa policia shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës. [embedded content]Ndërkohë një incident është shoqëruar mes deputetit të PD, Besat Xhaferri dhe forcave të rendit, ku raportohet se janë shoqëruar tre të rinj. [embedded content]Në video dëgjohet që deputeti Xhaferri i thotë efektivëve të policisë që të “mos i prekë çunat”. “Mos i prek çunat, o plehra. Mos më preku mua. Ca të qetësohem o plehra, jeni cuna të rinj, por jeni plehra. Këta ta dini. Plehra”, dëgjohet të thotë deputeti i PD, Besart…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim gjatë protestës së zhvilluar sot para Kryeministrisë, ku u shpreh se opozita ndodhet, sipas tij, në fazën përfundimtare të përballjes me qeverinë.[embedded content] Berisha deklaroi se beteja politike e opozitës ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por e domosdoshme për mbrojtjen e pluralizmit. “Sot ne jemi në kilometrin e fundit. Me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores tonë. Sot jemi para triumfit të madh,” u shpreh ai para protestuesve. “Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një prononcim për Panorama Online tha se protesta e sotme e opozitës është protesta e njerëzve të lirë. Sipas deputetit demokrat, qytetarët protestojnë sot kundër korrupsionit, krimit, por edhe varferisë. Ai u shpreh se shqiptarët protestojnë sot për të rrëzuar regjimin dhe për të votuar të lirë. “Kjo është protesta e njerëzve të lirë që protestojnë kundër korrupsionit, krimit, varfërisë, kundër asaj që shqiptarët detyrohen ta braktisin masivisht Shqipërinë. Kundër shkeljes së dinjitetit njerëzor. Shqiptarët protestojnë për të rrëzuar këtë regjim, që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të vendosin vetë për fatin…
Interesimi i të rinjve për studime jashtë vendit po rritet nga viti në vit, ndërsa programet e bursave ndërkombëtare mbeten një mundësi e rëndësishme për arsim cilësor. Për këtë arsye, Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) ofron një mundësi të veçantë bursash për të rinjtë e interesuar për studime në Turqi. Afati për aplikim për këtë bursë është deri më 20 shkurt, ndërsa kandidatët që kanë nevojë për informacione dhe mbështetje gjatë aplikimit mund të kontaktojnë Shoqatën Vizioni М. YTB një drejtori publike e pavarur e shtetit turk, ofron mbështetje për studentë dhe nxënës të shkollave të…
Opozita zhvillon sot një protestë para godinës së Kryeministrisë, ku demokratët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Forca të shumta policore u dislokuan në zonë, të pajisura me skafandra dhe maska kundragaz, duke rrethuar të gjithë perimetrin e Kryeministrisë dhe rrugët përreth. Po ashtu janë vendosur barriera metalike për të kufizuar lëvizjen e protestuesve pranë institucioneve shtetërore. Rreth 1350 efektivë policie do të jenë të angazhuar në protestën e sotme, ndërkohë policia ka njoftuar dhe planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit.[embedded content]
Republika e Maqedonisë së Veriut mori konfirmimin ndaj zbatimit të politikave ekonomike nga Agjencia Ndërkombëtare Kreditore “Standard & Poor’s”, e cila e ruajti vlerësimin kreditor të vendit me “BB-” me perspektivë stabile. Në raport, theksohet se rritja ekonomike po përshpejtohet, e mbështetur nga rritja e investimeve publike, veçanërisht në kuadër të projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe nga rritja e të ardhurave të amvisërive përmes rritjes së pagave dhe pensioneve. AGJENCIA NDËRKOMBËTARE KREDITORE ‘’Konfirmimi i vlerësimit është sinjal i qartë i stabilitetit të politikës makroekonomike, nivelit të moderuar të borxhit publik dhe aftësisë së shtetit për t’i servisuar në kohë…
Në dosjen hetimore në ngarkim të personave të arrestuar për futjen e lëndëve narkotike në qeli janë bisedat mes Esmeralda Komicit, e cila rezulton të jetë e afërme e një të paraburgosuri, konkretisht Gerlad Satmollës dhe një personi tjetër, i cili në biseda identifikohet si “Zeni”. Esmeralda dhe “Zeni” shkëmbëjne mesazhe dhe flasin për një porosi, që Komici thotë se e ka marrë dhe fton “Zenin” të shtëpia. “O Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime”. Ndërkohë në një tjetër bisedë që Esmeralda Komici zhvillon me Gerlad Satmollën flasin për një shumë prej…
Nga e hëna është paralajmëruar ndërprerje e trafikut të mallrave në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë qarkullim të pandërprerë për automjetet e udhëtarëve dhe autobusët. Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Punë Kufitare dhe Migracion informon opinionin publik se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është dorëzuar një njoftim për mbajtjen e një proteste publike nga shoqata “Makam-trans”, e cila është paralajmëruar të fillojë më 26.01.2026 në ora 12:00. Protesta është planifikuar të zhvillohet në pikat kufitare në vijim: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë. Protesta…
Panorama Online ka siguruar pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e tre personave, të cilët fusnin lëndë narkotike në burgje. Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, por edhe personave të tjerë. Në bisedat me gruan e tij, efektivi Ndriçim Kroj flet për një porosi, çantë të cilën e dispononte bashkëshortja e tij. “Po atë porosinë që kam unë te çanta, unë do ti mbaj tani?”- I thotë bashkëshortja efekitivit të policisë. Në biseda është e përfshirë edhe një grua tjetër, me emrin Esmeralda…

