Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e një konflikti që ndodhi mbrëmjen e 16 prillit në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku u përfshinë 9 persona dhe pati shkëmbim të të shtënave me armë, por pa viktima. Sipas informacionit të policisë, 51-vjeçari Adrian Shabanaj qëlloi me qytën e pistoletës një 40-vjeçar, Kasem Stani, gjatë një sherri që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Fatmirësisht nga të shtënat, askush nuk u lëndua rëndë. Pas hetimeve të shpejta, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim Shabanaj, i cili dyshohet të ketë qëlluar me armën e zjarrit. Po ashtu, gjatë operacionit,…
Author: almakos
Stabiliteti makroekonomik, mjedisi i parashikueshëm i biznesit, politikat tatimore të bazuara në tatimin e sheshtë dhe partneritetin ndërmjet Qeverisë dhe kompanive në realizimin e projekteve të tyre investuese, theksoi ministrja e Financave të RMV-së, Gordana Dimitrieska-Koçoska para investitorëve gjermanë në Asamblenë e Përgjithshëm të Lidhjes së Biznesit Maqedoni-Gjermani që po mbahet në Shkup. “Politikat që zbatojmë, synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Prioritetet tona përcaktohen nga Buxheti dhe Strategjia fiskale, me ç’rast ndër të tjera kanë të bëjnë me rikthimin e besimit tek institucionet, nëpërmjet përforcimit të sigurisë, luftës efektive kundër korrupsionit dhe krimit, pavarësisë së gjyqësorit dhe garantimit të sundimit…
Labinot Gashi është njëri prej moderatorëve të parë të shoubizit që lirshëm mund të thuhet se ka sjell në skenë edhe shumë emra. Ai shquhet për programet që ka organizuar vite më parë e po ashtu edhe për artistët që ka promovuar. I njëjti tash e një kohë nuk ruan raporte me Dafina Zeqirin, të cilën dikur e kishte mikeshë të ngushtë. Në një intervistë për “Krejt N’Debat”, ai e quan mosmirënjohëse duke qenë se ishte në krah të saj që nga fillimi i karrierës. “Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim. Nuk ndiqemi në Instagram. Nuk kisha dashur të hy…
Në prag të festës së Pashkëve, Kryepeshkopi i Ortodoksve, Imzot Joan, ka ndarë mesazhin e tij për besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët. Në fjalën e tij, ai theksoi se Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht dhe përbën të vërtetën themelore të besimit të krishterë dhe të jetës. “Në fitoren e Ngjalljes së Krishtit duhet të gëzohen të gjithë, sepse është mundur vdekja, armiku i përbashkët i njerëzimit,” tha Kryepeshkopi Joan, duke i dhënë një mesazh shprese dhe rilindjeje shpirtërore besimtarëve. Ai nuk harroi të përmendë me nderim edhe paraardhësin e tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili ndërroi…
CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka menduar që Snapchat do të kishte kaluar një rritje më të shpejtë nëse platforma sociale do të pranonte ofertën e tij për ta blerë atë në vitin 2013. Ai tha se në atë kohë, kompania e tij, e njohur si Facebook, ofroi 6 miliardë dollarë për Snapchat, një ofertë që u refuzua nga themeluesit e platformës, Evan Spiegel dhe Bobby Murphy. Zuckerberg shprehu mendimin se Snapchat “nuk po shfaqte potencialin e tij maksimal” dhe se Meta do të kishte pasur kapacitetin për të përmirësuar aplikacionin duke e bërë atë më të suksesshëm. Ai beson…
Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar deklaratat e Arben Taravarit, i cili, ditë më parë tha se “Shtëpia e ASH-së është e madhe” dhe se secili është i mirëseardhur të vijë”.Sela shkruan se shtëpia, nuk është thjesht objekt ku rri por është nam dhe identitet.“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që duhet ky zot shtëpie…
Autori i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedjan, trupi i të cilit u gjet i pajetë më 21 janar 2024 në një zonë pyjore në Via Dei Carpini, Pieve del Grappa, është lënë i lirë nga Gjykata për të Mitur të Venecias. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokates së të miturit për të ndjekur një kurë psikologjike në komunitet. Dyshohet se Bledar Dedja dhe 17-vjeçari kishin një lidhje homoseksuale që daton rreth një vit më parë, kur ata u njohën në ambientet e punës së shqiptarit. Dyshohet se Dedja e kishte bindur të miturin të kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të…
Kryetari i LD dhe njëri nga liderët e VLEN ka përcjell sot një porosi lidhur me zhvillimet aktuale dhe thirrjet për ndryshimin me VLEN. Ja postimi i plotë: Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund. Por askush s’e ndal dot. As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë.As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën. Sepse ndryshimi është thirrja e popullit.Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh. Ndryshimi vazhdon.Bashkë me qytetarin e ndershëm.Bashkë me aktivistin e drejtë.Bashkë me militantin e sinqertë. Fryma e ndryshimit bashkon. Sepse ndryshimi VLEN. Paçit…
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana ka folur për herë të parë për incidentin e partnerit të saj, Jozit me Gjestin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo ndau emocionet dhe mendimet e saj për ngjarjen që preku publikun dhe solli debat të madh në rrjet. “Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më vjen keq’ dhe më kërkoi të shkoja në studio. E kuptova që nuk ishte vetvetja atë natë,” – u shpreh ajo, duke treguar se e kishte parë situatën më shumë si një shpërthim emocional sesa si një akt me qëllim.…
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua 29-vjeçare dhe vajzën e saj të mitur, vetëm 5 vjeçe. Sipas informacioneve paraprake, mjeti që shkaktoi aksidentin po lëvizte me marshin indietro në momentin kur ka ndodhur përplasja. Të dyja të plagosurat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas trajtimit, ato janë larguar drejt banesës së tyre. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i…
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i përfshirë në hetimet e dosjes “Metamorfoza”, ka vendosur të tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar dhe ka kërkuar gjykimin e zakonshëm për çështjen e tij. Avokati i tij ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shpallë të pavlefshme provat e mbledhura nga ‘SkyEcc’, një platformë e përdorur për komunikim të sigurt, e cila ka qenë pjesë e hetimeve në këtë dosje. Kjo kërkesë vjen pasi provat e grumbulluara nga SkyEcc kanë luajtur një rol kyç në hetimet kundër Gjokës dhe disa personave të tjerë të lidhur me çështjen. Gjoka është i akuzuar për aktivitete kriminale që lidhen me…
E dimë se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijnë një marrëveshje për të mbrojtur pakicën bullgare, tha Komisionerja për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. “Gjeopolitika ka ndryshuar vitet e fundit jo vetëm për shkak të Ukrainës, por edhe për shkak të Shteteve të Bashkuara. Sot ne duhet të veprojmë më shpejt, të prishim të menduarit dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit”, tha Kos, e cila po viziton Bullgarinë. Sipas saj, për herë të parë në historinë e zgjerimit, Bashkimi Evropian po përballet me forca të jashtme që dëshirojnë dështimin e tij. Ajo theksoi se zgjerimi është prioritet dhe…

