Author: almakos

Presidenti i Hysenbelliu Group, z.Irfan Hysenbelliu, është pritur në një takim zyrtar në Nju Jork nga z.Bruce Arthur Blakeman, Ekzekutivi i Qarkut Nassau dhe një nga figurat më të afërta republikane me Presidentin Donald Trump. Një nga temat kryesore të diskutimit mes z.Hysenbelliu dhe z.Blakeman ishte mundësia e investimeve në sektorin e prodhimit, përfshirë ndërtimin e një fabrike birre në partneritet me një nga kompanitë më të mëdha spanjolle në industrinë europiane të birrës. Gjatë takimit u diskutua edhe për lehtësimin e procedurave dhe mbështetjen institucionale ndaj projekteve të reja investuese, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e…

Lexo më Shumë

Ishte një prej hiteve më të mëdha në vitin 2013. “Zogu” i Tunës theu çdo tabu në trojet shqiptare. Mesa duket, “Zogu” i Tunës po kthehet përsëri në treg, mirëpo tani jo nga vetë këngëtarja, por nga djali i saj, Zen. Këngëtarja ka shpërndarë në rrjetin e saj social, Instagram, një video të djalit të saj duke kënduar këngën hit të nënës së tij, me një mbishkrim: “Zogu i zogut”. Siç dihet, këngëtarja shkupjane gjithmonë ka sjellë një frymë të re në muzikë. Ndër projektet e fundit është bashkëpunimi me ish-kunatën e saj, Nora Istrefi, ku mesa duket po kalojnë…

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka rënë në dy “beach bar-e” dhe në një restorant në Radhimë, ku flakët kanë shkrumbuar çadra dhe shezlongët. Burime bëjnë e dije se zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, ndërsa flakët rrezikojnë dhe hotelin. Raportohet se në hotel nuk ka njeri aktualisht. Siç shihet edhe nga pamjet, shtëllunga të zeza tymi kanë mbuluar zonën ku ka rënë zjarri.

Lexo më Shumë

Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte duke kaluar rrugën. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H.K., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale B. H., 28 vjeç. Mësohet se 28-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. “Arrestohet shtetasi H. K., 62 vjeç, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, ka aksidentuar shtetasin B. H., 28 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e shpreh shqetësimin e tij pas dështimit të seancës konstituive për të dytë herë, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tani e kanë të qartë se kush e bllokon këtë proces të rëndësishëm. Abdixhiku, duke folur për mediat, tha se kryesuesi i seancës ndërpreu diskutimet ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte optimale për votimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim të thellë për transparencën dhe ligjshmërinë e institucioneve kosovare. “E për t’ia mësuar seancës e cila rastësisht drejtohet nga individi…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre persona të dyshuar si autorë të djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në rrugën “Belul Hatibi”. Sipas njoftimit zyrtar, në kërkim janë shpallur shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe dy shtetas kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Kosovë. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se krimi është kryer për motive të dobëta. Policia po vijon punën intensive për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, ndërkohë që po hetohet…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001. Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar. “Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe…

Lexo më Shumë

Finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka mahnitur ndjekësit e saj me një ndryshim të beftë në pamjen e saj, duke publikuar disa foto të reja në “Instagram”. “Një Xhenki e ka bo nona”, ka shkruar finalistja e BBVK-së, duke reflektuar emocionet e saj pas këtij ndryshimi. Pas përfundimit të spektaklit të njohur, ku Xheneta arriti deri në finale, ajo është kthyer në fokusin e medias dhe fansave të saj me një transformim të dukshëm: Ndryshimin e ngjyrës së flokëve. Duke kaluar nga ngjyra e saj natyrale, që u bë simbol i imazhit të saj brenda shtëpisë…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, deklaroi sot se VLEN do të shkojë drejtë bashkimit në një parti dhe se do të kërkojnë nga Kryeministri rishqyrtimin e marrëveshjes në Qeveri.I pyetur se a do ta largojnë Arben Taravarin nga Qeveria, Kasami tha se kur janë futur në qeveri kanë pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të duhet të rishqyrtohet marrëveshja si koalicion.“Kur jemi futur në qeveri kemi pasur marrëveshje me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe se në rrethana të reja do të kërkojmë nga Kryeministri se duhet të rishqyrtojmë marrëveshjen si koalicion”, tha Kasami.Kasami…

Lexo më Shumë

Kanë ngelur vetëm edhe dy ditë deri në finale të Big Brother VIP, derisa Gjesti dhe Egli Tako, po vazhdojnë përplasjet me njëri-tjetrin. Ata janë zënë së fundmi e kanë debatuar me njëri-tjetrin për gjërat që nuk iu pëlqejnë. Ka qenë banorja ajo që u prek nga disa fjalë të këngëtarit pejan sa i përket pamjes së jashtme, ku edhe më pas agravoi situata. Të njëjtit kanë diskutuar gjerë e gjatë, teksa në një moment konkurrenti i tha se jashtë e ka jetën e tmerrshme. Tutje ia bëri me dije se një femër si ajo nuk mund ta durojë as…

Lexo më Shumë

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës Sali Halili në Rrajcë të Prenjasit, Fatmir Hoxha, pas arrestimit të tij për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve të shkollës. Në një njoftim të publikuar, AKAP bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, janë kryer verifikimet përkatëse, përfshirë bashkëpunimin me punonjësin e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë në shkollë. Rasti është aktualisht në hetim nga policia e shtetit. 55-vjeçari Fatmir Hoxha u akuzua për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve 13 dhe 14 vjeç. Pas denoncimeve nga familjet e viktimave, komuniteti i zonës kishte kërkuar…

Lexo më Shumë