Author: almakos

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike si kafshë shtëpiake po bëhet një fenomen gjithnjë e më i spikatur, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të opinionit publik. Kjo tendencë ka ngritur shqetësime edhe për pasojat që mund të sjellë, sidomos kur nuk respektohen ligjet që ndalojnë pronësinë private të kafshëve të egra. Edhe pse Pakistanin e ka përfshirë një rritje të trafikut të kafshëve të egra, siç janë tigrat dhe leopardët, zbatimi i rregullave për mbrojtjen e këtyre kafshëve mbetet i dobët. Një nga personazhet që ka sjellë më shumë vëmendje është Nouman Hassan, një influencues që ka ndarë me…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit publik në funksion të fushatës së Partisë Socialiste. Sipas PD-së, Isai ka zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë në Greqi (Athinë, Volos, Agia, Larisa), në Londër dhe në qytete të tjera, duke përdorur slogane dhe simbole të Partisë Socialiste në postimet e tij në rrjete sociale. Në këto postime ai shfaqet duke promovuar hapur PS-në dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë këtë parti në zgjedhjet e 11 majit. PD pretendon se Isai ka vepruar…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Voskop të Korçës, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital. Policia njofton se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë…

Lexo më Shumë

Për Sonia Perez, hyrja në restorantin Dona Alicia të Havanas ishte si të hynte në një film. Edhe pse Kuba përballet me sfida si ndërprerjet e energjisë dhe mungesa e teknologjisë moderne, ky restorant ka arritur të hyjë në shekullin e 21-të. Në një ambient ku digjitalizimi zakonisht ndodhet larg, Dona Alicia ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme me meny digjitale dhe madje me një robot që shpërndan ushqim, duke e bërë atë një atraksion të veçantë për vendasit dhe turistët e Havanas. “Mendova se isha në një film vizatimor,” tha Perez, duke shprehur entuziazmin e saj për teknologjinë e…

Lexo më Shumë

Finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Rozana Radi, sqaroi mbrëmë arsyen pse nuk reagoi menjëherë kur Jozi Marku goditi Gjestin me shuplakë gjatë gjysmëfinales live. E pyetur nga prezantuesja Bieta Sulo, Rozana tha se nuk e kishte kuptuar menjëherë çfarë kishte ndodhur, pasi ishte pas Jozit dhe nuk e pa momentin direkt. “U mpiva komplet, nuk e pashë atë momentin… kur pashë fytyrën e Gjestit, e kuptova që ishte serioze”, tha ajo. Ajo shtoi se fillimisht mendoi se situata ishte pjesë e ndonjë skenari për show, pasi Jozi dhe Gjesti dolën duke qeshur pas incidentit.

Lexo më Shumë

Sot (18 prill), Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos. Gjatë takimit, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadorin me situatën aktuale ekonomike dhe financiare, si dhe perspektivën e ekonomisë shqiptare, në kontekstin e procesit të integrimit evropian, por edhe të pasigurisë në rritje në ambientin e huaj. Ai nënvizoi progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë dekadës së fundit, duke theksuar se rritja ekonomike ka mundësuar një progres real në procesin e konvergjencës me Bashkimin Evropian dhe se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit…

Lexo më Shumë

Pas shtyrjes së seancës paraprake ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), avokati mbrojtës Genc Gjokutaj shpjegoi se vonesa ka ardhur për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve të ekipit mbrojtës, Neziri. Gjokutaj theksoi se pretendohet që janë paraqitur argumente të reja, dhe për një mbrojtje të efektshme, është e nevojshme që Neziri të jetë i pranishëm, pasi ai është pjesë e ekipit mbrojtës dhe ka një rol të rëndësishëm në proces. Sipas Gjokutajt, Neziri ka munguar në seancë për arsye shëndetësore. Gjykata ka vendosur që të shtyjë seancën dhe të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore në Koçan për zëvendësimin e masës së paraparë të arrestit shtëpiak me masë të sigurisë për dy të dyshuarit në cilësinë e ish-drejtorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, për zjarrin e shkaktuar në diskotekën e Koçanit. Zëvendësimi i masave është kërkuar në bazë të vlerësimit të bazave ligjore për sigurinë dhe fazës së verifikimit në lidhje me këtë institucion. Gjithashtu, për herë të parë që nga ngjarja, është kërkuar masa paraprake edhe për një person tjetër nga grupi i parë i të dyshuarve, i cili deri më tani ka…

Lexo më Shumë

Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i kokainës”, ka refuzuar të dëshmojë në gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Rexhepi, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në porositjen e rrëmbimit, u paraqit në seancën gjyqësore së bashku me Aldo Majnishyen, por të dy refuzuan të japin dëshmi. Në përfundim të seancës, GJKKO (Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda) mori vendimin për shtyrjen e seancës në datën 12 maj. Po ashtu, gjykata vendosi të përsërisë thirrjen për familjarët e Jan Prengës, të cilët aktualisht…

Lexo më Shumë

Gjatë muajit mars, sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 309 raste të raportuara. Krahasuar me muajin paraardhës shkurt, numri i rasteve të raportuara me lisë e dhenve ka rënie prej 15,6 për qind, ndërsa krahasuar me muajin mars 2024 ka rënie prej 62,5 për qind, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). “Gjatë muajit mars 2025, në Republikën e Maqedonisë janë raportuar gjithsej 608 persona të infektuar me sëmundje akute infektive, duke përjashtuar Covid-19, gripin, tuberkulozin, AIDS, AFP dhe bartës kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV, me…

Lexo më Shumë

Incidenti i fundit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4” ka shkaktuar jo vetëm reagime të forta në mbarë Shqipërinë, por gjithashtu ka nxjerrë në pah një të kaluar të errët të Jozefin Markut, i njohur si Jozi. Si është e mundur që një individ me një histori të tillë të merret si pjesëmarrës në një program kaq të njohur? Pas incidentit ku Jozi goditi Gjestin, mediat kanë nisur të hetojnë më thellë në historinë e tij personale dhe kanë zbuluar një dosje të tronditshme që hedhin dritë mbi të kaluarën e tij kriminale për dhunë ndaj femrave. Kjo…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar se programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të përfaqëson një hap prapa dhe një fyerje të rëndë për shqiptarët në këtë vend. “Ky dokument, që duhet të udhëzojë autorët në përgatitjen e librave shkollorë, i injoron plotësisht shqiptarët, kulturën, historinë dhe kontributin e tyre në shtetin tonë të përbashkët.Në versionin e mëparshëm të këtij programi, të përgatitur nga qeveria e kaluar, qartazi kërkohej që nxënësit të mësojnë historinë e popullit të tyre dhe të popujve të tjerë…

Lexo më Shumë