Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nën temën “Ura që lidh brezat”. Ceremonia nisi në oborrin e pasëm të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë. Spiropali risolli në vëmendje fjalën e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit për të dëshmuar forcën e humanizmit të shqiptarëve me aktin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit. “Dje, në seancën historike të mbajtur në Knesset, Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendjen e të gjithëve…
Author: almakos
Një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë nga Policia e Shtetit, në kuadër të fazës së 80-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Bëhet fjalë për Besim Sherifin, 52 vjeç, banues në Kopanicë, Saraj të Maqedonisë së Veriut, i cili prej kohësh fshihej në kryeqytetin shqiptar, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara në emër të një shtetasi nga Kosova. Sipas Policisë së Shtetit, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuari është lokalizuar në zonën e Liqenit të Thatë, ku edhe është arrestuar me…
Plakja e shpejtë e popullsisë dhe emigracioni i vazhdueshëm janë ndër sfidat më të mëdha strukturore me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë prezantimit të Raportit të Tranzicionit të BERZH për vitet 2025–2026. Sipas Sejkos, këto fenomene janë identifikuar prej kohësh si përcaktuese për zhvillimin afatgjatë të vendit dhe tashmë po shfaqin ndikime konkrete në tregun e punës dhe në perspektivën e rritjes ekonomike. Guvernatori iu referua parashikimeve të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave vendi po shkon drejt përmbysjes së piramidës demografike. “Plakja e popullsisë dhe emigracioni janë identifikuar…
Çfarë ndodh kur një vend përdor teknologji ushtarake të avancuara për të testuar kufijtë e fuqisë së tij? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë ekspertë dhe analistë pas akuzave të forta nga Venezuela ndaj Shteteve të Bashkuara. Në një kohë kur tensionet politike janë në kulmin e tyre, pretendimet për përdorimin e armëve të reja dhe misterioze kanë ngjallur kuriozitet dhe shqetësim global. Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino López, ka akuzuar SHBA-në se e ka shndërruar vendin e tij në një “laborator armësh” gjatë një operacioni të dështuar për të kapur presidentin Nicolás Maduro dhe bashkëshorten…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi se kanë propozuar shfuqizimin e dy neneve, atë të fyerjes dhe shpifjes, për Kodin Penal, por shtoi se kjo nuk u pranua nga maxhoranca. Në një prononcim për gazetarët, jashtë Kuvendit, ku pritet të nisë seanca plenare, ajo theksoi se fjala e lirë nuk mund të kërcënohet me burg. Sipas saj, qeveria vendosi që të vijojë me një draft që “që fyerjen mos ta prekë dhe nenin 120 ta prekë pjesërisht dhe të përcaktojë grupin e individëve që do të jenë jashtë veprave të kodit penal” “Pas një procesi dy mujor konsultimesh me…
Ligji për “Safe City” është një nga ligjet më të rëndësishme që janë miratuar në Maqedoninë e Veriut, sepse në thelb të tij ka mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në hapësirën publike, thuhet në kumtesën e VLEN-it. Nga VLEN thonë se ky ligj nuk ka të bëjë me kamera apo gjoba, por me krijimin e kushteve që çdo qytetar të lëvizë pa frikë dhe pa rrezik për jetën. ““Safe City” do të thotë rrugë më të sigurta për këmbësorët, për çiklistët, për përdoruesit e trotinetëve elektrikë dhe për personat me invaliditet. Do të thotë që një…
Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhë të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe. ”Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, – shprehet Kreu i Shtetit. Në këtë mesazh, Presidenti vlerëson…
Bllokimi i trafikut me automjetet transportuese të mallrave në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe sot, si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e shkaktuara nga të dhënat elektronike të qëndrimit në zonën Shengen në përputhje me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti. Ministri i Transportit Nikolloski u ofroi atyre tre zgjidhje për të dalë nga situata. Komisioni Evropian do ta zgjidhë atë përmes strategjisë së vizave. Oda Ekonomike kërkoi që zgjidhja të kërkohet përmes institucioneve, jo përmes bllokadave. Rregullat e…
Policia kufitare në Rinas ka goditur një rast të tentativës për trafik armësh nga Shqipëria në Itali. Në kudër të operacionit të koduar “Siguria” në pranga u vu një i ri 30 vjeç nga Shqipëria, por rezident në Itali, i identifikuar si Halil Hysaj. Policia thotë se gjatë këtij operacioni, i riu u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.
Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski thotë se ka komunikim aktiv me Bashkimin Evropian në lidhje me një zgjidhje për masat e shpallura për transportuesit tanë, si dhe tarifat e eksportit për industrinë e çelikut. Me këtë rast, siç thotë, në rast të zbatimit të tyre, ne do të paguajmë një çmim që do të jetë katër deri gjashtë herë më i lartë se fondet që do të merrnim nga Plani për rritje. Mucunski, sonte në TV Sitel tha se shpreson për ndonjë epilog, pasi BE ka treguar se është në dijeni se ekziston problem…

