Është ekstraduar nga Zvicra 37-vjeçari Jozi Kraja, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e e vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Jozi Kraja dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale…
Author: almakos
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24 janarit që Partia Demokratike zhvilloi në kryeqytet, hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe forcave të rendit. Kujtojmë se Prokuroria kishte kërkuar për 5 arrest në burg, 5 arrest shtëpie dhe 9 të tjerë detyrim paraqitje. Gjatë seancës, u raportua një incident në hollin e Gjykatës Penale, ndërsa gjyqtarët ishin të tërhequr për të diskutuar vendimin. Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretenduan se u provokuan nga një person, duke krijuar tension në ambientet e gjykatës, ku të pranishëm ishin…
Gjykata e Elbasanit la në paraburgim 3 të akuzuarit për furnizimin me drogë të të dënuarve dhe të arrestuarve. Masa “arrest me burg” u dhanë për policin e Burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroj, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan. Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive. Gjykata ka zbardhur edhe vendimin, duke shpjeguar veprat penale dhe arsyet e vendosjes së masës së sigurisë. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit: “Gjykata e…
Gazeta amerikane, New York Times i ka kushtuar një shkrim Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale “Diella”, e prezantuar nga qeveria shqiptare si ministrja e parë në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila synon të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa vendi përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas NYT, Diella është kthyer në simbol të përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për transparencë dhe reformë në prokurimet publike, por projekti po përballet me një paradoks serioz. Drejtuesit e agjencisë shtetërore që zhvilloi sistemin janë vënë nën hetim për manipulim të kontratave publike. Neë York Times thekson se korrupsioni…
Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se për shkak të erës së fuqishme, sot është ndërprerë skijimi në këtë qendër. “Të nderuar vizitorë, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, konkretisht erërave të forta, sot nuk do të ketë skijim. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga Ski Qendra. MARKETING
Arrestimi i një personi të dyshuar për dhunim në Deçan ka shkaktuar reagime të forta në komunitet, duke ngritur pyetje mbi sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit, një mashkull kosovar, pas një hetimi të shpejtë dhe të detajuar. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, duke theksuar nevojën për një qasje më të fortë ndaj rasteve të dhunës në familje dhe shoqëri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Deçan, ku viktima, një vajzë e re, ka raportuar për dhunën e përjetuar. Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta nga…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Muçunski, thotë se Brukseli kohët e fundit ka iniciuar një takim të ri me Bullgarinë për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit, transmeton Anadolu. Mucunski tha për një media lokale se fokusi në integrimin evropian është kryesisht në reformat e brendshme dhe se është i kënaqur edhe me Brukselin, duke vënë në dukje se Plani i Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve u mirëprit nga disa shtete anëtare. Megjithatë, ai thotë se mungon dialogu për të gjetur një zgjidhje për problemin më kompleks. “Në dhjetor, pati iniciativa…
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 5, datë 24.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”, thuhet në vendimin e gjykatës. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 27.01.2026, shpalli vendimin…
Një 62-vjeçare ka humbur prej orësh, teksa të afërmit e saj i kërkuan ndihmë policisë për gjetjen e saj. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit konfirmuan ngjarjen dhe bënë me dije se kanë nisur kërkimet. Gruaja e humbur jetonte e vetme dhe deri tani nuk ka ende një lokalizim të saj. “Ka kallëzuar shtetasja E. H., 58 vjeçe, banuese në Elbasan, se është larguar nga banesa ku jetonte e vetme, e afërmja e saj, shtetasja S. B., 62 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia vendore. Nuk dihen ende rrethanat dhe detajet e largimit të saj nga shtëpia…
Sektori i Punëve të Brendshme i Ohrit, sot, në kuadër të projektit “Safe City”, do të zhvillojë aktivitete për testimin, kalibrimin dhe verifikimin e pajisjeve (kamerave) të instaluara për mbikëqyrjen e trafikut në zonën e Ohrit, më saktësisht në segmentin e autostradës Ohër-Kërçovë, midis fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë dhe midis Botunit dhe Novo Sellës, komuna Debrcë. Aktivitetet e planifikuara do të zbatohen duke filluar nga ora 12:00, me procedurën që do të kryhet një herë në çdo vend me kamerë të instaluar dhe do të zgjasë nga 15 deri në 30 minuta. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi në Kuvend se qeveria socialiste, në 13 vitet e pushtetit, është përpjekur që ta imponojë korrupsionin si reformë, propagandën si integrim dhe kontrollin si drejtësi. Nga Foltorja e Kuvendit, ku mbajti fjalën e tij, Bardhi, teksa përmendi rastin e Belinda Ballukut, zëvendës kryeministren për të cilin SPAK kërkon arrestimin, njëherësh zëvendës kryeministre, theksoi se socialistët për të mbrojtur karrigen e tyre kanë zgjedhur t’i nënshtrohen paligjshmërisë së “ diktuar nga Edi Rama dhe Belinda Balluku kundër SPAK-ut”. “Dhe e keqja është se asgjë nuk ndodh rastësisht. Pas çdo bllokimi, pas çdo…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nën temën “Ura që lidh brezat”. Ceremonia nisi në oborrin e pasëm të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë. Spiropali risolli në vëmendje fjalën e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit për të dëshmuar forcën e humanizmit të shqiptarëve me aktin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit. “Dje, në seancën historike të mbajtur në Knesset, Kryeministri Edi Rama riktheu në vëmendjen e të gjithëve…

