Alsat 2019-08-30T12:12:48+02:00
Aleanca për Shqiptarët sot përmes një deklarate ka mbështetur grevën e punonjësve të arsimit të paralajmëruar për ditën e hënë. Nga kjo parti theksojnë se punonjësit e arsimit detyrohen që çdo fillim të vitit shkollor të përdorin grevën si mekanizëm të vetëm për të prekur në ndërgjegjen e institucioneve.
“Arsimtarët në RMV kanë rrogat më të ulëta në rajon dhe sa për ilustrim do të marrim për shembull vetëm disa vende fqinje. Rroga mesatare e arsimtarit në Shqipëri është 477 euro, në Kosove 459 euro, ndërsa në RMV është 365 euro. I sugjerojmë ministrit që në vend të rritjes së pagës për 1000 den, ta bëj harmonizimin e pagës së arsimtarit me ato të vendeve të rajonit. Aleanca për Shqiptarët, si parti politike e mbështesim grevën e arsimtareve dhe kërkesat e tyre për një pozitë më dinjitoze në shoqëri”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët.
Loading…


