“Drejtësia” për këtë Qeveri nënkupton padrejtësi në thelb. Lirohen kriminelët dhe terroristët, ndërsa dënohen qytetarët e pafajshëm, lirohen maqedonasit dhe dënohen shqiptarët. Kështu thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Sleës, ku shtohet se “kjo praktikë e filluar me vendimet e drejtorit të burgjeve për të liruar disa nga sulmuesit e 27 prillit, vendimet gjyqësore për lirimin e të tjerëve, e konfirmuar sot edhe me faljen e organizatorëve të “27 prillit”, e nga ana tjetër shqiptimin e dënimit për Agim Islamin dhe mospërfilljen e super ekspertizës që dëshmon pafajsinë e tij, arrestimin e shqiptarëve më 28 Nëntor, tregon qartë se çfarë “drejtësie” na solli Qeveria Vlen-DPMNE.
“”Makedonija povtorno tvoja” nënkupton falje dhe mbrojtje për çdo maqedonas që shkel edhe Kushtetutën dhe përndjekje e burgosje për shqiptarët edhe kur festojnë.
Vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit varros drejtësinë, rrezikon të ardhmen europiane të vendit dhe cënon marëdhëniet ndëretnike. Maqedonia e Veriut përfundimisht rikthehet në vitet e 90-ta, ndërsa e gjithë kjo ndodh falë vasalitetit të disa shqiptarëve që për poste personale pranuan të realizojnë projektin më të rrezikshëm për shqiptarët në veçanti dhe qytetarët e vendin në përgjithësi”, thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Selës.
Data 10.09.2026
Aktuale
- Meda dhe Lulja marrin vendim për të ndryshuar komplet pamjen, tani nuk do t’i njohin as fëmijët e tyre – janë “tranu në pleqni”
- Tha se i do djemtë që falen dhe i mbajnë tespihët në dorë, flet për herë të parë vajza që u bë virale – tregon lidhjen e saj me Zotin
- Modeli Kayo ose privatizimi i prokurimit publik!
- Osmani: Kemi komunikuar me VMRO-n, po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme në pranverë
- Trump: Lufta me Iranin “do të përfundojë menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA
- Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë
- E dhimbshme: Pasi çeli të pame për të bijën, baba i Rea Rakës e përloti një shqiptari me fjalët për çikën që i iku në lule të rinisë
- Ortaku besprerë i Ron Yeffetit




