Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kreu i integristëve do të fillojë takimin me strukturat e partisë nga 14 janari në përputhje me vendimin e Këshillit të përgjithshëm.
“Kryetari Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpartiakët do ti nis takimet me strukturat lokale partiake në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me qytetarët në komunat përkatës. Takimi i parë do të mbahet ditën e shtunë në Çegran të Gostivarit, me fillim në ora 19:00 në restoranin City. Shihemi e flasim”, ka shkruar Grubi.
Ndryshe më heret, me njoftim të ngjashëm dolën edhe nga BDI-ja.