Me 02.04.2019 në ora 14.20 në vendkalimin kufitar në “Deve Bair”, gjatë kontrollit të pasaportës dhe veturës “Daf” me targa nacionale turke, e drejtuar nga P.R.(45) nga Republika e Turqisë, është konstatuar se kartela e gjelbër e veturës ka qenë e falsifikuar, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.