Me 04.04.2019 në ora 07.30 në SPB Kumanovë është arrestuar dhe mbajtur D.P.(25) nga Republika e Serbisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ lëndim i rëndë trupor” të dënueshme sipas nenit 133 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
Ditën e njëjtë rreth orës 05.00 në pompën e benzinës në autostradën Kumanovë-Tabanoc, gjatë daljes nga autobusi, D.P., pas një zënke paraprake fizikisht e ka sulmuar një person dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër D.P. do të ngritet padi adekuate penale.