Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se policia ka arrestuar një person i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg.
“Sot në ora 08:45, zyrtarë policorë në rrugën “Gjorgji Dimitrov” në Shkup, në territorin e komunës së Kisella Vodës, kanë arrestuar 46-vjeçarin V.S. nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti. I ndaluari do ju dorëzohet autoriteteve të burgut”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk