Në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në Shkup është arrestuar 42-vjeçari me iniciale S.M., i dyshuar për planifikimin e veprave të rënda penale.
Sipas njoftimit të MPB-së serbe, gjatë kontrollit në banesën dhe hapësirat e tjera që shfrytëzonte i dyshuari në Shkup, u gjetën një letërnjoftim i një personi tjetër i lëshuar nga Serbia, një uniformë taktike e zezë, një thikë ushtarake, një pistoletë e llojit „CZ“, municion dhe një sasi e vogël marihuane.
Nga MPB-ja e Serbisë deklarojnë se ekziston dyshimi se S.M. ka hyrë ilegalisht në territorin e Maqedonisë dhe se ka planifikuar të kryejë vepra të rënda penale në emër të anëtarëve të një grupi kriminal.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se qëllimi i tij ka qenë kryerja e veprës penale të vrasjes.


