Një person është arrestuar të mërkurën në Mitrovicën e Jugut pasi e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se sulmi kishte ndodhur për arsye të natyrës së punës të zyrtarit policor.
Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.