Sot në Kumanovë rreth orëve të mëngjesit është arestuar Igor Jug njëri nga dhunuesit që hyrë në kuvendin e Maqedonisë me 27 prill ku u rrahën Zoran Zaev dhe Ziadin Sela. Nga MPB ende nuk ka njoftim zyrtar.
Igor Jug është udhëheqës i shoqatës “Vlado Çernozemski” nga Kumanova, e cila ishte pjesë e frontit patriotik. Para ngjarjeve në Kuvend, fronti i tij bëri një deklaratë për publikun se ata ishin kundër mënyrës së punës në Kuvendin e Maqedonisë dhe kërcënoheshin me masa të tjera.
Jugu më 27 prill ishte pjesë e një grupi që arriti të mbërrjë koferncës për shtyp në Parlament ku mori pjesë në sulmet ndaj deputetëve dhe liderëlve si Zoran Zaev dhe Ziadin Sela. Jugu ka hyrë në Parlament nga dera e përparme e hapur nga deputetët Krsto Mukoski Sasho Vasilevski, ndërsa shumë nga huliganët kanë hyrë nga hyrja e pasme në Parlament. Igor Jug ka pasur të veshur një këmishë të zezë me simbolin HOS, organizatë pro -ushtashe dhe është parë duke mbajtur dorën e tij mbi kurriz që dyshohet se ka qenë i armatosur.
Ndryshe 27 prilli do të mbahet mend gjatë ku huliganët maqedonas dhunuan ashpër liderin e ASH-së Ziadin Selën dhe disa deputet maqedonas ku ende nuk janë arrestuar dhunuesit .

