Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një i moshuar nga Gostivari pasi i njëjti tentoi ta sulmojë me mjet të mprehtë nusen e djalit të tij.
“Dje në mbrëmje (25-maj) rreth orës 22:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 71-vjeçarin R.I. nga Gostivari, i cili sipas raportit kishte tentuar të sulmojë me një mjet të mprehtë nusen e tij 31-vjeçare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të
përgatitet parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.