Një 46-vjeçare me origjinë nga Filipina e identifikuar si Lorly Caporal është arrestuar nga Policia e Sarandës. Shtetasja e huaj është vënë në pranga, pasi ka keqtrajtuar një të mitur gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e një shtetasi.
Kallëzimi është bërë nga babai i djalit. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.