Me 05.04.2019 në ora 20.45 në rrugën lokale në fshatin Zherovjan që çon për në fshatin Radiovcë gjatë kryerjes së kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policor nga policia në Kamjan e kanë ndaluar veturën e tipit ‘Folksvagen vento’ me targa nga Tetova, e drejtuar nga H.K.(27), ndërsa si bashkëudhëtar ka qenë personi N.E.(27), dhe në veturë ka qenë edhe R.I.(18), të gjithë nga Sedllarca e Epërme, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit ndaj personave, veturës dhe bagazhit është gjetur marihuanë. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.