Me datë 20.04.2025 në ora 20.40 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip kanë privuar nga liria S.O. (50) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin e tipit “Shkoda” me targa të Shtipit, i drejtuar nga S.O. dhe pas marrjes së masave është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.99 promilë alkool në gjak.
Me datë 21.04.2025 në ora 02.45 në Bulevardin “Maqedonia” në Dellçevë, nëpunës policorë kanë privuar nga liria D.S.(18) nga Dellçeva. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor dhe pas masave të marra është konstatuar se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht se ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Seat” me targa të Dellçevës me përmbajtje alkooli në gjak prej 1,62 promilë.
Ndërsa, më 20.04.2025 në ora 23.20 në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Makedonska Kamenica, nëpunës policorë kanë privuar nga liria D.V. (34) nga Makedonska Kamenica sepse gjatë kontrollit të komunikacionit është konstatuar se i njëjti është duke drejtuar veturën e tipit “Ford Fiesta” me targa të Makedonska Kamenicës me 1,53 promilë alkool në gjak.
Personat janë larguar nga qarkullimi dhe janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi nga neni 297-a i Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.