Ministria e Punëve të Brendshme e ka zbardhur rastin lidhur me tentimin e vënies së zjarrit në objektin fetar të Komunitetit Hebraik në Shkup më 12.04.2026 rreth orës 04:50. Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse nga Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për goditjen e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, në koordinim me SPB Shkup dhe Agjencinë për Siguri Kombëtare, me ç’rast në periudhën e kaluar janë realizuar disa masa operative-taktike në territorin e qytetit të Shkupit.
Më 30.04.2026, nga ana e Sektorit për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, në bashkëpunim me SPB Shkup dhe DOSP, nën drejtimin e prokurorit publik kompetent nga PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas urdhrave të siguruar paraprakisht për bastisjen e shtëpive dhe hapësirave të tjera, janë kryer kontrolle në 13 lokacione në territorin e Shkupit, ku janë privuar nga liria shtatë persona dhe janë sekuestruar sende dhe pajisje elektronike të lidhura me veprën penale.
Me urdhër të prokurorit publik, personat janë mbajtur për procedurë të mëtejshme, pas çka nga Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit pranë Departamentit për goditjen e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë është dorëzuar kallëzim penal kundër A.L. (21) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b dhe A.Р. (38) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “terrorizëm” sipas nenit 394-b të Kodit Penal në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake është caktuar masa e paraburgimit.


