Qeveria shqiptare bëri publike vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave. Në një dalje për mediat, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u pyet për aksionin e fundit të SPAK dhe akuzat ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Në reagimikn e tij, Manja ndau përgjegjësinë individuale nga ajo partiake. Sipas tij, Partia Socialiste është një parti e cila ka fituar shumicën e votave të qytetarëve, si rrjedhojë kjo çështje i takon drejtësië.



